• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria ndryshon procedurat për PPP/ Ja si kualifikohen projektet

17:13 : 01/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Një vendim i qeverisë që rrit kontrollin mbi procesin e dhënies të koncesioneve PPP ka hyrë në fuqi sot.

Sipas VKM do të nis nga funksionimi një Komision i posaçëm për PPP-të i cili do të hartojë një raport përmbledhës paraprak, i cili përqendrohet veçanërisht në aspekte të domosdoshmërisë e të përshtatshmërisë së idesë së projektit dhe merr parasysh një gamë të gjerë të alternativave të realizimit.

Raporti duhet të ketë përmbajtjen si më poshtë:

a) përshkrimin e situatës aktuale, duke përfshirë të metat dhe mundësitë, një pasqyrë të tregut;
b) parashikimet afatmesme dhe afatgjata të nevojave;
c) përshkrimin e përgjithshëm të projektit;
ç) legjislacionin që rregullon objektin e fushës së investimit;
d) në rastin e një projekti që përfshin kryerjen e një funksioni institucional, natyrën e funksionit institucional në fjalë dhe masën në të cilën ky funksion institucional, si ligjërisht ashtu edhe nga natyra e tij, mund të kryhet nga një palë private;
dh) në rastin e një projekti që përfshin përdorimin e pronës shtetërore, një përshkrim të pronës shtetërore në fjalë, përdorimet, nëse ka, subjekt i të cilave është aktualisht një pronë e tillë shtetërore, dhe një përshkrim të llojeve të përdorimit, në të cilat mund të përfshihet ligjërisht një subjekt privat;
e) përfitimet strategjike dhe operacionale që priten nga projekti;
ë) bashkërendimin me politikat e përgjithshme të investimeve sektoriale apo rajonale;
f) skenarët teknikë dhe ekonomikë, me anë të të cilëve mund të arrihen objektivat e projektit;
g) vlerësimet paraprake të kostos së projektit dhe të qëndrueshmërisë financiare;
gj) analizën paraprake financiare dhe/ose ekonomike bazuar në informacionet në dispozicion;
h) alternativat e alokimit të risqeve kryesore të mundshme, ndërmjet palës publike dhe subjektit privat;
i) konkluzionet e rekomandimet, duke përfshirë modelet e zbatueshme/të përshtatshme të partneritetit publik privat.

Në bazë të këtij raporti autoriteti kontraktues, bazuar në raportin përmbledhës paraprak të hartuar nga komisioni i koncesionit/PPP, vendos shtyrjen ose refuzimin e plotë të zbatimit të projektit. Në rastin e refuzimit, bazat për ndërprerjen mund të përbëhen nga provat thelbësore të mungesës së mundshme të fizibilitetit të projektit.

Lexo edhe:

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

Prova të tilla krijohen në bazë të krahasimeve paraprake të përfitimeve dhe kostove të përdoruesve, të informacionit për mungesën e fizibiliteti financiar apo të konkluzionit se objekti në përgjithësi nuk është i nevojshëm ose nuk është më pjesë e prioriteteve të institucionit. Më tej vendoset për vazhdimin e procedurave me përgatitjen e studimit të fizibilitetit.

Rezultatet e studimit të fizibilitetit përmblidhen në raportin përmbledhës, i cili në thelb duhet të tregojë se:

a) projekti është i përshtatshëm, i nevojshëm dhe përmbush kërkesat e politikat e autoritetit kontraktues;
b) projekti është i realizueshëm, në aspektin e realizueshmërisë teknike, ekonomike dhe tregtare, duke përfshirë edhe përballueshmërinë dhe përshtatshmërinë financiare
c) projekti nuk ka ndikim negativ social dhe mjedisor;
ç) alternativa përmes së cilës është parashikuar të përfundojë projekti, nëpërmjet dhënies së një kontrateme koncesion/PPP, është më e dobishme në krahasim me alternativën e dhënies së një kontrate prokurimi publik.”.

Autoriteti kontraktues i komunikon propozuesit nëse projekti mund të zbatohet apo jo, në bazë të rezultateve përfundimtare të studimit të fizibilitetit. Pranimi përfundimtar i projektit duhet të miratohet nga ministria përgjegjëse për financat, e cila vlerëson dhe miraton paraprakisht projektin e koncesionit/(PPP), nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhedetyrimet kontingjente eventuale.”

Kur procedura e dhënies së koncesionit/PPP, e nisur mbi një propozim të pakërkuar, finalizohet me nënshkrimin e kontratës, autoriteti kontraktues kompenson shpenzimet e bëra nga propozuesi për përgatitjen e studimit të fizibilitetit vetëm nëse ai ka marrë pjesë në garë por nuk është shpallur fitues. Shuma e kompensimit për shpenzimet e kryera nga propozuesi për përgatitjen e studimit të fizibilitetit llogaritet mbi bazën e faturave që vërtetojnë kryerje të shpenzimeve, por nuk mund të jetë më e lartë se 1% e vlerës së investimit.

Para shpalljes së procedurës së dhënies me koncesion/PPP1 Ministria përgjegjëse për financat, referuar nenit 10, të ligjit për koncesionet dhe partneritetin publik privat, vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP), nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale, pavarësisht nga modeli i parashikuar i koncesionit /PPP dhe mënyra në të cilën ato janë nisur, propozim i kërkuar apo i pakërkuar.

Nëse do të ketë ndryshime të mëtejshme në studimin e fizibilitetit, pasi është paraqitur fillimisht për miratim në ministrinë përgjegjëse për financat, autoritetet kontraktore duhet ta paraqesin sërish për miratim në ministrinë përgjegjëse për financat për të verifikuar implikimet e mundshme fiskale.2.

Autoriteti kontraktues kërkon miratimin sipas pikës 1, të këtij neni, përpara shpalljes së procedurës për dhënien me koncesion/PPP të një kontrate.

Në rast se brenda 2 (dy) viteve nga marrja e miratimit nga ministria përgjegjëse për financat nuk është shpallur operatori fitues, atëherë autoriteti kontraktues do të dërgojë studimin e fizibilitetit të rishikuar edhe një herë për miratim pranë ministrisë përgjegjëse për financat, përpara shpalljes së procedurës për dhënien me koncesion/PPP të një kontrate.

Përveç miratimit të parashikuar në pikat më sipër edhe projektet e koncesioneve/PPP, që pësojnë ndryshime të kontratës apo transferim të saj në përputhje me ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat, duhet të dorëzohen pranë ministrisë përgjegjëse për financat, e cila i vlerëson dhe miraton paraprakisht nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.”

Ministria e përgjegjëse për financat miraton ose refuzon projektin jo më vonë se 40 (dyzet) ditë nga dita e marrjes së dokumentacionit të plotë, nëse autoriteti kontraktues nuk ka marrë ndonjë kërkesë për plotësimin apo shpjegimin e dokumentacionit. Në rast se autoriteti kontraktues ka marrë një kërkesë të tillë, atëherë afati zgjatet 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita kur është marrë informacioni.”

Kërkesa dhe studimi i fizibilitetit të projektit që paraqiten për miratim në ministrinë përgjegjëse për financat, shoqërohen me:

a) projektkontratën;
b) një raport të përmbledhur final të studimit të fizibilitetit, i cili duhet të përmbajë:
pasqyrën e flukseve të arkës;
analizën e risqeve që mund të impaktojnë projektin, e cila duhet të përfshijë një vlerësim cilësor dhe sasior në rast të materializimit të këtyre risqeve;
iii. dokumentin që projekti është parashikuar në programin buxhetor afatmesëm (PBA);Dokumentacioni i përcaktuar nga ky nen dorëzohet një kopje në formë të shkruar dhe një kopje në formë elektronike (CD apo forma të ngjashme me të). /Monitor/

Etiketa: PPPproceduraqeveriarregulla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

16:49 : 23/05/2025
AKTUALITET

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

13:19 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale

21:49 : 21/05/2025
AKTUALITET

E PLOTË/ Nga “Dubai im” te Visi Pojës, SPAK zbardh trafikun dhe pastrimin e parave në biznese, emrat e të arrestuarve

13:03 : 21/05/2025
Para

Lajme të mira/ Nis testimi i antitrupave që mund të kurojnë koronavirusin e ri

TË GJITHA

U kapën duke drekuar me “Akilin”, vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Bujar Nasufit

14:09 : 24/05/2025

Maduro arreston një opozitar të njohur, në prag të zgjedhjeve në Venezuelë

13:56 : 24/05/2025

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

13:43 : 24/05/2025

EMRAT/ Arrestohen në Angli 4 shqiptarë të shpallur në kërkim për drogë, tentativë vrasje dhe grabitje

13:34 : 24/05/2025

Aksident me vdekje në aksin Këlcyrë-Përmet, shoferi i dehur përplas me furgon të moshuarin

13:24 : 24/05/2025

Berisha: Ja kandidatët e mbështetur nga Troplinët, Arkend Balla i projektuar për ministër të Brendshëm

13:11 : 24/05/2025

Krah ish të dashurit të Eglit? Françeska Murati inskenon shpullën që Jozi goditi Gjestin

13:07 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com