7 vite pa menstruacione/ Modelja e njohur shtatzënë për herë të parë, rrëfen periudhën e vështirë

Modelja e Victoria’s Secret, Romee Strijd është shtatzënë për herë të parë. Ajo dhe i dashuri i saj prej shumë vitesh, Laurens van Leeuwen njoftuan me anë të një videoje në YouTube dhe në rrjetet sociale, se do të bëhen prindër së shpejti.

Në një foto të postuar në Instagram, Romee dhe Laurens shfaqen me dorën te barku i rrumbullakosur.

Në fakt, ky lajm është më i lumturi për çiftin, pasi 2 vite më parë Romee ishte diagnostikuar me sindromën e vezores policistike (PCOS), pasi kishte mungesë menstruacionesh prej 7 vitesh.

“Isha e shkatërruar sepse të bëhesha nënë dhe të krijoja një familje me Laurens ishte ëndrra ime më e madhe. Isha e frikësuar se nuk do të isha e aftë ta realizoja, pasi më thanë se ishte e vështirë të mbetesha shtatzënë në mënyrë natyrale” – rrëfeu modelja.

“Nuk kam qenë kurrë shumë e stresuar, prandaj nuk e kuptoja pse po më ndodhte kjo gjë. Por unë udhëtoja gjithë kohën, ushtrohesha çdo ditë dhe haja ushqime të përzgjedhura. Mendoj se trupi im ka pasur shumë presion dhe mendoj se pesha ime nuk ndikonte pozitivisht në trupin tim dhe nuk mund t’i përballonte udhëtimet e vazhdueshme.”

Pasi u diagnostikua me PCOS, Romee tregoi se filloi t’i kushtonte më shumë rëndësi trupit dhe shëndetit të saj, duke ndryshuar mënyrën e jetesës.

LEXO EDHE  E trishtë! Ndahet nga jeta ylli i muzikës country (Foto)

“Dua t’u them të gjitha gratë që po përpiqen të bëhen nëna, besoni te vetja juaj, tregohuni të mira me veten dhe trupin tuaj dhe mos i lejoni mendimet e këqija të ndikojnë te ju”, -u shpreh modelja.

Romee dhe Laurens, 24 dhe 29 vjeç janë bashkë prej 10 vitesh. Më në fund, ata po realizojnë ëndrrën për të krijuar një familje së bashku.