• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mustafaj: Vetëm maxhoranca mund të vrasë Reformën në Drejtësi

18:02 : 29/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deklaroi se shoqëria shqiptare asesi nuk duhet të tolerojë të keqen. Ish-ministri tha se kjo qeveri mban mbi shpinë zgjedhjet skandaloze të vitit 2017.

Ai theksoi gjithashtu se Edi Rama po merr nën kontroll reformën në drejtësi përmes njerëzve të tij, ndërsa shtoi se vetëm maxhoranca mund të vrasë reformën në drejtësi pasi opozita nuk ka mundësi të ndikojë

“Ne duhet të kemi një shoqëri që nuk pajtohet me të keqen. Jemi shoqëri ose e trembur ose e fjetur. Protesta është shkolla nga duhet të kalojë shoqëria jonë. Protesta besoj se është një formë e domosdoshme për të demonstruar se qytetari vërtetë ka forcë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje për protesta. Protestat po i thërret shoqëria civile. Përditë ka protesta civile në rajon e botë.

Qytetarët, atë pakënaqësi që kanë dhe e flasin nëpër kafe, kudo, duhet ta shprehin në rrugë. Kjo, pasi përndryshe do të kemi shprehjen që çdo popull meriton qeverinë që ka. Zgjedhjet e vitit 2017 ishin një skandal. Një shoqëri që voton për tepsinë e kryeministrit nuk meriton që të hyjë në BE. Opozita duhet që të jetë si qytetare në rrugë. Opozita duhet të reagojë se s’bën”, u shpreh Mustafaj.

“Mua më duket se gjërat kanë shkuar larg tashmë dhe vështirë të kthehen pas, qoftë për teatrin. Edi Rama vazhdon të tallet. Shteti po degradon përditë e më shumë. Edhe ambasadat po reagojnë. Publikimi i mesazhit nga Meta ka qenë në rregull. Unë besoj se presidenti Meta ka komunikime me shumë diplomatë. Reformën në Drejtësi Rama po e merr nën kontroll nëpërmjet njerëzve. Diplomatët e huaj e dinë se çfarë fuqie ka Rama dhe mbyllin sytë”, tha Mustafaj.

Lexo edhe:

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

I pyetur për deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim se disa forca duan të vrasin reformën në drejtësi, Mustafaj tha se vetëm maxhoranca mund të bëjë këtë gjë, pasi opozita nuk ka asnjë mundësi të ndikojë.

“Nuk e di se për kë ishte drejtuar ajo që tha ambasadorja Yuri Kim. Në dorë sot për ta vrarë reformën në drejtësi e ka vetëm maxhoranca. Opozita nuk është as në parlament. Teknikisht nuk ka mundësi të ndikojë në cilësinë e reformës. Kjo sepse nuk është në tavolinë”, vlerësoi Mustafaj.

Për takimin mes ambasadores Kim e kreut demokrat Lulzim Basha, Mustafaj u shpreh se numri një i PD e ka takuar edhe më herët ambasadoren e se kjo mund të dëshmojë se të huajt po mbështesin mjaft kauza opozitare.

“Për mua, gjithcka do të jetë zhgënjim. U përshpejtua ritmi për Reformën Zgjedhore. Mesa di unë nuk është hera e parë që Lulzim Basha takon ambasadoren amerikane në Tiranë. Kjo tregon se ndërkombëtarët e shikojnë gjithmonë e më shumë si alternativë opozitën”, tha Mustafaj.

Në fund, i pyetur për videon e bërë nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që thoshte se policët që ushtruan dhunë ndaj një të mituri nuk kanë aq faj, duke treguar pamje sikur nëna e djalit ishte me armë në dorë, Mustafaj tha se kryepolici i Shqipërisë meriton të shkarkohet nga detyra.

“Kjo video tregon se drejtori i Policisë ka gënjyer përpara Komisionit të Sigurisë. Kjo gënjeshtër bie ndesh me detyrimet që ka. Ai nuk ka ndjerë asnjë keqardhje. Ka bërë një lidhje që nuk ekziston mes një të mituri dhe nënës. Për mua kjo duhet të shoqërohet në mos me dorëheqjen e kryepolicit të Shqipërisë, Felaj duhet të kërkojë tek Rama që të largojë Ardi Veliun nga detyra që ka. Nëse nuk e bën Felaj, duhet ta bëjë Alban Zeneli. Ky komision nëse nuk bën këtë gjë, do ishte e rëndë nga ana juridike”, përmbylli Mustafaj.

Etiketa: Besnik Mustafajmaxhorancaopozita nuk ndikonreforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

20:57 : 28/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar në Europë

20:45 : 28/03/2025
AKTUALITET

Rama: Na vjen keq për ‘shokët e partisë’ në burg, por jemi krenarë për Reformën në Drejtësi

10:12 : 21/03/2025
AKTUALITET

“Reforma në Drejtësi’ u bë për të shkatërruar opozitën”/ Bushati: Cilës Amerikë t’i besojmë?

18:56 : 27/02/2025
AKTUALITET

Bushati: Jemi bëri shembull sesi shkatërrohet drejtësia për të luftuar opozitën

22:29 : 26/02/2025
Para

I ati i përfundon në spital, Rudina Dembacaj bën postimin prekës (Foto)

TË GJITHA

Mungon shiriti i sigurisë në qendrën e votimit të Vithkuqit, Policia nuk e merr në dorëzim

16:29 : 10/05/2025

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025

Media italiane: Asllani ka marrë vendimin pë t’u larguar nga Interi

16:12 : 10/05/2025

A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve

16:09 : 10/05/2025

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gjuriç: Nuk do të ketë sanksione nga BE

15:56 : 10/05/2025

Skandali/ “Giro d’Italia” dhe policia e Ramës detyrojnë qytetarët të kalojnë poshtë urës së Lanës

15:52 : 10/05/2025

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com