• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Zyrtari i lartë i FSHF-së, Nurishmi: Absurde heshtja e qeverisë, jemi vonë

17:50 : 27/05/2020
në SPORT

Federata Shqiptare e Futbollit programoi rreth dy javë më parë që Superiorja të rinisë më 3 qershor dhe Kategoria e Parë më 7 qershor.

Por ndërsa data 3 qershor po afron nga ana e qeverisë nuk ka pasur asnjë reagim për miratimin ose jo të këtyre dative edhe pse në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë janë dërguar letra informuese.

Mbi këtë situatë ka folur Lysjen Nurishmi, Shefi i Sektorit të Garave në FSHF. Duke folur për Supersport ai e ka cilësuar si absurde këtë heshtje të qeverisë dhe sipas tij përgjigja për rifillimin e futbollit duhej të kishte ardhur kohë më parë, duke parë që data 3 qershor po afron.

Seminari për protokollin: Nuk do të ketë media në fushën e lojës, për veç një reporteri dhe 2 fotografëve zyrtarë të klubeve. Sugjerohet që komenti të bëhet në zona të hapura e po ashtu edhe intervistat. Përveçse me transmetuesin ekskluziv, nuk do të ketë intervista me mediat e tjera. Duhet të ruajmë distancën, për të mos qëndruar pranë njëri-tjetrit. Është rënë dakord që kampionati të rifillojë pa bërjen e tamponave. Është miratuar protokolli, që nuk e përfshin testin. Do të bëhet vetëm matja e temperaturës. Nuk do të ketë më konferenca shtypi dhe gazetarë që presin në zonën miks.

Mungesa e përgjigjes nga qeveria: I është dërguar një shkresë ministrisë, jemi në pritje për një aprovim. Është përcaktuar dhe kalendari me datat oraret dhe ndeshjeve. Më datë 3 duhet të rinisë sezoni. Ky është plani, presim dritën jeshile. Ky kalendar përkon dhe me afatin e UEFA-s për kupat e Europës. Mungesa e përgjigjes? Ne të vetëdijshëm që jeta po rifillon normalisht. Në datën 1 qershor do të hapen çerdhet edhe kopshtet. Siguria është më e madhe në fushën e lojës se në bare dhe restorante. Është absurde që nuk kemi marrë akoma një përgjigje nga qeveria. Jemi vonë, duhet ta kishim përgjigjen. Duhet të diskutonim për çështje më të rëndësishme.

Lexo edhe:

E turpshme! Duka dhe Rama ndalojnë sërish flamurin e UÇK-së në stadium (VIDEO)

Kulisat/ Si po tenton Rama ta veshë Zhegrovën me bluzën e Juves

Shtyrja më 7 qershor? E kam dëgjuar në media, por nuk kemi folur dhe pasur asnjë qëndrim për datën 7. Ne jemi për datën 3. Është bërë një plan dhe është përcaktuar kalendari i detajuar. Duke filluar nga Superiorja te Kupa e Shqipërisë. Do të ketë probleme nëse nuk fillon në datën 7. Data 2 gusht është afati i fundit për të dërguar emrat e ekipeve në UEFA. Në rast se do të kemi hapje të kufijve, është absurde që futbolli të mos fillojë. Në rast se një lojtar rezulton pozitiv, ai do të largohet dhe lojtarët që kanë qenë në kontakt do testohen, për të parë nëse janë të kontaminuar.

Ndeshja nuk mund të organizohet sot për nesër. Do të kontaktojmë personalisht me grupin e punës, për t’iu kërkuar një konfirmim për datën 3. Është në të mirën e të gjithëve. Janë disa hallka që duhet të lidhen. Shpresoj që brenda kësaj jave të kemi një përgjigje përfundimtare.

Etiketa: FSHFheshtja e qeverisëNurishmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E turpshme! Duka dhe Rama ndalojnë sërish flamurin e UÇK-së në stadium (VIDEO)

21:56 : 09/09/2025
SPORT

Kulisat/ Si po tenton Rama ta veshë Zhegrovën me bluzën e Juves

17:21 : 27/08/2025
SPORT

Detyrimet e pashlyera, FSHF i bllokon merkaton Tiranës dhe Skënderbeut

19:14 : 04/08/2025
SPORT

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025
SPORT

Duka la jashtë tifozët e vërtetë, FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë

10:38 : 23/07/2025
SPORT

Tirana, rrethimi dhe siguria mbajnë peng rikthimin e klubit në “Selman Stërmasi”

17:31 : 22/07/2025
Para

Merret në mbrojtje guvernatori i Lombardisë, akuzohet si "vrasës" i viktimave nga Covid-19

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com