• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E diela pa makina, hiqe edhe internetin”/ Pedagogia ironizon Ramën: Çfarë di ti që se dimë ne

09:12 : 26/05/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Pedagogia Jonila Godole ka reaguar ndaj nismës së Kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar se nga tetori deri në mars të ndalohet lëvizja me makina të dielën.

Në një postim në rrjetet sociale, Godole e cilëson një absurditet të gjallë dhe pyet se çfarë do të ndodhë në tetor që e di kryeministri dhe ne nuk e dimë?!

Ajo sugjeron që të hiqet dhe interneti dhe lajmet t’i marrim vesh nga ekranet e pushtetit. Gjithsesi Godole bën një parashikim të zymtë se çfarë mund të ndodhë.

“Erdhi e iku pandemia, asnjë studim serioz mbi çfarë ndodhi, çfarë fituam, çfarë humbëm, ku është ekonomia, si do funksionojë hapja, si do menaxhohet një pandemi e dytë e mundshme?!

Asnjë rresht letër për të justifikuar izolimin disa javor të shqiptareve, por shumë energji për të prishur dhe shembur: gjimnaze, vila të vjetra, Teatrin Kombëtar, mundësisht natën (se na ndotet ajri posi), me procedura të përshpejtuara dhe në mënyrë të paligjshme.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Për të gjitha këto sajohet një kauzë natyrisht, e lartë, idealiste.

Si kjo kauza e mbrojtjes së mjedisit, ku korsi biçikletash shkatërrojnë qindra biznese buzë rrugës; ku urbanizmi modern na thuhet se përmirëson cilësinë e jetesës sonë, gur e beton se helbete, kujt i duan parqet, mjafton njëri që kemi laj-thaj; ku kulla të reja do mbijnë si çibanë, ngucur mes një identiteti arkitekturor dhe historik të përçudnuar përqark sheshit”, shkruan Godole.

Reagimi i Godoles

Të dielat pa makina për t’iu kushtuar “mjedisit, të moshuarve, fëmijëve dhe familjeve tona”.

Udhëzimet e fundjavës po kthehen në një zbavitje të vërtetë, absurditet i gjallë.

Pse vetëm të dielave pushim makinat, dhe jo nga e hëna të shtunën?!

Pse nga tetori, çfarë do ndodh atëherë, çfarë di kryeministri që ne nuk e dimë?!

Ndërsa shqiptarët ende nuk po lejohen të lëvizin të lirë në fundjavë, vjen paralajmërimi për kufizimet në të ardhmen?!

Pse mos ta heqin fare edhe internetin që të mos hallakatemi; lajmet i marrim vesh për bukuri nga ekranet e pushtetit, udhëzimet na i jep njëshi personalisht në telefonin fiks?!

Edhe pse më qeshet teksa shkruaj këto radhe, e kam një si frikë që e pabesueshmja mund të ngjasë në çdo çast, siç e kemi parë tashmë.

Erdhi e iku pandemia, asnjë studim serioz mbi çfarë ndodhi, çfarë fituam, çfarë humbëm, ku është ekonomia, si do funksionojë hapja, si do menaxhohet një pandemi e dytë e mundshme?!

Asnjë rresht letër për të justifikuar izolimin disa javor të shqiptareve, por shumë energji për të prishur dhe shembur: gjimnaze, vila të vjetra, Teatrin Kombëtar, mundësisht natën (se na ndotet ajri posi), me procedura të përshpejtuara dhe në mënyrë të paligjshme.

Për të gjitha këto sajohet një kauzë natyrisht, e lartë, idealiste.

Si kjo kauza e mbrojtjes së mjedisit, ku korsi biçikletash shkatërrojnë qindra biznese buzë rrugës; ku urbanizmi modern na thuhet se përmirëson cilësinë e jetesës sonë, gur e beton se helbete, kujt i duan parqet, mjafton njëri që kemi laj-thaj; ku kulla të reja do mbijnë si çibanë, ngucur mes një identiteti arkitekturor dhe historik të përçudnuar përqark sheshit.

Pas fasadave të lyera do lëngojnë pallatet e vjetra nën hijen e qiellgërvishtësve të vetmuar që pritet teë strehojnë ajkën politike dhe ekonomike të këtij vendi, medet.

Të moshuarit, te cilët i duam kaq shumë, do rilindin, kur t’i shpien – me orar – të bëjnë “shopping” në qendrat komerciale të kullave, me paratë e pensionit simbolik.

Fëmijët do kënaqen pamasë duke luajtur mes betonit dhe familjet e tyre do kursejnë karburantin duke mos dalë në natyre, por duke kthyer filxhanin e kafesë në lokalet e kullave përreth sheshit, në pritje të udhëzimit të radhës, nga lart.

Etiketa: godoleRamareagimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
Para

Reforma Zgjedhore, ja pikat që diskutohen në Këshillin Politik/ Çështjet që ndajnë palët

TË GJITHA

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025

Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, kapen babë e bir në Kamëz (EMRAT)

14:15 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com