• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet në dorë të Policisë, “skenari” qeveritar për të kthyer përmbys Reformën në Drejtësi

22:05 : 24/05/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Disa projekt-amendime të ligjit për Policinë e Shtetit mund të përligjin më së miri shqetësimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila vëren se autoritetet po shmangen nga Reforma në Drejtësi.

Një projekt qeveritar, i dorëzuar së fundmi në Parlament parashikon, ndër të tjera, mundësinë që Policia të kryejë përgjime pa autorizimin e Prokurorisë apo Gjykatës, si edhe krijimin e një Komiteti, në të cilin drejtuesit e prokurorisë do të raportojnë para Ministrit të Brendshëm,

Ndërkohë që këto dy propozime kontroverse konsiderohen nga juristët e fushës dhe ekspertët e ligjit si një fuqizim të palogjikshëm të policisë në dëm të pavarësisë së sistemit të drejtësisë, qeveria duket e vendosur në avancimin e projektit të saj.

Lexo edhe:

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

Durrës/ Morën jahtin pa dijeninë e pronarit, policia shoqëron 3 persona

Pika delikate e përgjimeve
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një prononcim mediatik këtë fundjavë nga Kakavija synoi të shuajë zërat kritikë. “Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, i cili ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe, në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente (përgjimin) në dorë”, deklaroi Lleshaj.

Por, çështja e përgjimeve nuk është kaq e thjeshtëzuar. Madje, mënyra se si do të realizohen përgjimet në procedimet penale ka qenë një prej pikave më delikate që kur, për herë të parë, Kodin i Procedurës Penale në Shqipëri parashikoi mundësinë e interceptimit.

Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale shqiptare janë mbështetur në ligje të ngjashme italiane dhe gjermane.

Legjislacioni shqiptar parashikon dy lloje kryesore përgjimesh; parandalues dhe procedurial.

– Përgjimet parandaluese kryen nga Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, vetëm pas një autorizimi paraprak të Prokurorit.

Teknikisht, përgjimet parandaluese kryen nga struktura, të cilat operojnë pranë institucioneve të renditura më lart

– Përgjimet proceduriale kryen nga Bërthama e Interceptimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pas autorizimit që prokurori i çështjes ka marrë në gjykatë.

Pra, në të dy rastet, Kodi i Procedurës Penale, një ligj special, i cili qëndron mbi ligjet e thjeshta, i jep të drejtën e autorizimit të përgjimeve prokurorisë dhe gjykatës, duke krijuar në këtë mënyrë një sistem kontrolli hierarkik.

Por, ndryshimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit” synojnë që, për përgjimet parandaluese, autorizimi të jepet drejtëpërdrejtë nga drejtuesit policor.

Ky parashikim bie ndesh, jo vetëm me Kodin e Procedurës Penale, por edhe me parimin e kontrollit mes pushteteve.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Prokuroria Speciale, SPAK, deklaruan për “Boldnews.al” se “sapo u është vënë në dispozicion drafti për opinion dhe po përgatisin qëndrimin e tyre”, pa dhënë sqarime paraprake se si e vlerësojnë projektin qeveritar.

“Decentralizimi” i përgjimeve
Ndryshimet ligjore, në të cilat Policia fiton të drejtën e vetë-autorizimit për kryerjen e përgjimeve, po trajtohen si një formë “decentralizimi” të procesit të interceptimit, me qëllim rritjen e efikasitet në luftën kundër krimit.

Në fakt, për “decentralizimin” e përgjimeve është diskutuar prej disa vitesh, por, gjithnjë duke i dhënë të drejtën prokurorit për të autorizuar interceptimin apo për t’iu drejtuar gjykatës për leje.

Sipas projektit të decentralizimit të përgjimeve, synohet që ky proces të mos jetë i përqëndruar teknikisht vetëm në Prokurorinë e Përgjithshme, por të krijohen mini-bërthama edhe në disa prokurori lokale.

Ky projekt nuk ka avancuar, deri më tani, edhe për faktin se ka një kosto shumë të lartë. Megjithatë, ligjvënësit kanë parashikuar një “decentralizim” të përgjimeve në paketën e Reformës në Drejtësi.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion-SPAK- pritet të ketë një njësi të veçantë përgjimi, të shkëputuar nga ajo që gjendet aktualisht në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ligjvënësit parashikuan se, SPAK, duke qenë një institucion tërësisht i shkëputuar nga Prokuroria e Përgjithshme, duhet të ketë mundësinë për të kryer përgjime për procedimet e saj penale, në mënyrë të pavarur nga pjesa e prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm.

Pra, në çdo lloj diskutimi, përgjimi lidhet me rolin e prokurorit dhe gjykatës. Por qeveria duket e vendosur që, në bazë të amendimeve të një ligji të thjeshtë, t’i japë Policisë kompetenca, të ngjashme me ato që Gjykata Kushtetuese i konsideroi anti-kushtetuese në një ligj të miratuar në vitin 2015.

Komiteti i drejtuar nga Ministri i Brendshëm
Ndryshimet ligjore në Policinë e Shtetit parashikojnë krijimin e një Komiteti, i cili do të diskutojë prioritetet dhe do të shqyrtojë rezultatet e luftës kundër krimit, në takime periodike të paktën një herë në tre muaj.

Komiteti, sipas projekt-amendimeve, do të kryesohet nga Ministri i Brendshëm dhe në përbërje të tij do të jenë krerët e disa institucioneve kushtetuese, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Drejtuesin e Prokurorisë Speciale-SPAK.

Pavarësisht se qeveria e konsideron thjesht si një “komitet” ndërinstitucional për hartim politikash, ai, në thelb, është një kthim përmbys jo thjesht i Reformës në Drejtësi, por edhe i tërë sistemit së drejtësisë në Shqipëri.

Sipas projekt-amendimeve, Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK do të raportojnë mbi ecurinë e procedimeve penale, si edhe problematikat e hasura në terren.

Ndërkaq, Kushtetuta parashikon se Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK raportojnë, të paktën një herë në vit, vetëm para Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu, i vetmi “komitet” ku drejtuesit e Prokurorisë raportojnë, është Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i drejtuar nga Presidenti i Republikës.

Ndërkohë që, amendimet e ligjit “Për Policinë e Shtetit” synojnë të detyrojnë Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtuesin e SPAK të “raportojnë” në një komitet të drejtuar nga Ministri i Brendshëm, një post tejet politik dhe shumë më poshtë se ata në nivelin hierarkik institucional.

Paketa ligjore e Reformës në Drejtësi, e miratuar në Korrik 2016, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, synonte forcimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe shmangien e ndërhyrjeve politike në gjyqësor.

Por, propozimet qeveritare rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një sistem të aplikuar në periudhën e gjatë të komunizmit, në të cilin Policia dhe organet e tjera represive, përfshirë ish-Sigurimin e Shtetit, kishin hapësira për të kryer veprime proceduriale, ndërkohë që Prokuroria dhe gjykata, formalisht, konfirmonin hetimet policore.

Etiketa: pergjimepoliciareforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025
AKTUALITET

Durrës/ Morën jahtin pa dijeninë e pronarit, policia shoqëron 3 persona

20:52 : 23/06/2025
AKTUALITET

Dhunoi fëmijën e familjes ku punonte, arrestohet filipinezja në Sarandë

16:02 : 23/06/2025
AKTUALITET

Trupi i pajetë në lumin e Shkumbinit, reagon policia 

15:48 : 23/06/2025
AKTUALITET

Hakmarrja që s’ndalet/ Policia merr në pyetje Preng Gjinin për vrasjen e Pjetër Kazës

15:14 : 22/06/2025
AKTUALITET

Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në Shkodër

13:00 : 22/06/2025
Para

Asnjë rast me koronavirus në Kosovë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

22:55 : 23/06/2025

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

22:54 : 23/06/2025

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025

Sulmi ndaj bazave amerikane, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi, nuk i bëm dëm askujt

22:16 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com