• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

COVID-19, plani i fuqishëm zviceran i ndihmës ekonomike

09:15 : 24/05/2020
në BOTA, EKONOMI

Një pjesë e madhe e qeverive kanë informuar mbi shpenzime publike të pashembullta për të mbështetur ekonomitë e tyre përballë krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Zvicra, me planin e saj prej 65 miliardë franga (66.9 miliardë dollarë) është një nga vendet që po mobilizon më shumë fonde.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rrënimin e biznesit në një mori sektorësh në të gjithë botën. FMN po konsideron një tkurrje të ekonomisë globale prej 3% në vitin 2020, duke e konsideruar si “recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh” në vitet 1930 dhe shumë herë më serioz se kriza financiare e vitit 2008.

Në përpjekje për të kufizuar dëmtimin e ekonomisë dhe për të krijuar kushtet për rimëkëmbje, pjesa më e madhe e qeverive kanë ndërmarrë masa plotësisht të reja për të mbështetur familjet, bizneset dhe tregjet financiare. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim raporton, për shembull, se 37 vendet e saj anëtare kanë njoftuar një formë të mbështetjes financiare për bizneset, që shumica e tyre plotësojnë të ardhurat e punëtorëve të goditur rëndë nga kriza.

Ndikimi i kostos së planeve të tilla është i pashembullt: në fund të marsit, kur marrëveshje të tjera janë njoftuar, faqja e informacionit financiar Barron, vlerësoi se fatura totale për këto masa të jashtëzakonshme mund të kalojë 10 trilion dollarë.

Plani Zviceran prej 65 miliardë frangash

Lexo edhe:

Gjeneva hap dyert për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk do ta arrestojnë presidentin rus

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Në Zvicër, Parlamenti i mbledhur më 4 Maj në një seancë të jashtëzakonshme, i dha dritën e gjelbër lëvrimit të 57 miliardë frangave të kredive urgjente, të destinuara për të përballuar krizën e koronavirusit. Kjo është hera e parë që Parlamenti vendos për një sasi kaq të madhe parash.

Një borxh që arrin derin në 8 bilion franga është planifikuar për kompensimin e papunësisë së pjesëshme, duke i vlerësuar deri në 65 miliardë franga, pasojat që kriza mund të ketë në financat federale.

Plani zviceran tejkalon mesataren e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim

Është e vështirë që të bëhen krahasime në nivel ndërkombëtar. Në njërën anë sepse përgjigjet politike ndikohen nga rrethana të ndryshme specifike për secilin vend. Ato ndikohen, për shembull, nga filtrat e mbrojtjes sociale që ekzistonin para krizës. Në anën tjetër, të gjitha masat nuk janë të barabarta: disa janë shpenzime publike shtesë, të paparashikuara të cilat nuk do të kompensohen asnjëherë, ndërsa të tjerat janë kredi ose shtyrje të pagesave të cilat, herët ose vonë, do të shlyhen.

Si indikator, mund të themi se, sipas një analize të realizuar nga FMN, Zvicra renditet mes vendeve ku fondet kushtuar masave fiskale dhe shpenzimeve publike të jashtëzakonshme, janë mjaft të larta.

Bazuar në vlerësimet e dhëna nga FMN, swissinfo.ch ka llogaritur që pjesa mesatare e PIB-së kushtuar këtyre planeve është 6.8% në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ndërsa në Xvicër është më shumë se 9%.

Zvicra është gjithashtu në mesin e vendeve ku numri i masave të tilla është më i larti duke marrë parasysh popullsinë (rreth 7,500 franga për banor), pas Luksemburgut (në vendin e parë me 17.500 franga për frymë, me një popullësi prej 626 ‘000 banorë) dhe Japonia (me më shumë se 8400 franga për banor).

Në nivel global, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet që kanë mobilizuar më shumë fonde, me masash që arrijnë në triliona dollarë. Një nga masat kryesore të marra në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu dhe një nga më të kushtueshmet e paketës stimuluese, është ndihma direkte për të gjithë amerikanët me një nivel të caktuar të ardhurash.

Japonia është vendi që po shpenzon pjesën më të madhe të PBB-së së tij (21%) me një paketë masash në më shumë se 117 trilion jen (më shumë se 1 trilion franga zvicerane). Ky plan, përfshin ndihmë direkte për familjet dhe Bizneset e vogla dhe të mesme që arrijnë në 6 trilion jen (afërsisht 55 trilion franga).

Për sa i përket Europës, plani i Luksemburgut përfshin masa të ndryshme të shpenzimeve publike shtesë për më shumë se 2 miliardë franga. Masat për të mbështetur bizneset dhe të vetëpunësuarit për nevojat e tyre për likuiditetit përfaqësojnë pjesën më të madhe të planit (më shumë se 8 miliardë franga), duke ndjekur shembullin e Zvicrës.

(Marrë nga: Swissinfo.ch-Monitor)

Etiketa: ekonomindihmazvicra

Lajme të lidhura

BOTA

Gjeneva hap dyert për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk do ta arrestojnë presidentin rus

14:55 : 19/08/2025
BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kompjuter në shtëpi, kryesojnë Tirana dhe Korça, bashkitë e vogla ende larg teknologjisë

13:16 : 07/08/2025
BOTA

Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata

21:04 : 05/08/2025
BOTA

Zvicra e zhgënjyer nga tarifat e Trump: E padrejtë ajo çfarë po bëhet ndaj nesh!

18:29 : 01/08/2025
SPORT

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë

17:43 : 31/07/2025
Para

Atentati në Vlorë/ Fqinja e viktimës: Dëgjova ulërima, një plumb hyri në derën e gjitones

TË GJITHA

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë, familjarët lirohen me kusht

21:34 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com