• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama zëvendëson Fletoren Zyrtare me rrjetet sociale

10:27 : 23/05/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Shqipëria mbetet e mbyllur edhe këtë fundjavë. Si zakonisht, urdhrin e dha Edi Rama shkurt nga rrjeti i tij social. Shteti tani drejtohet me FB

Nga Andrea Cama, Exit.al

Facebook është rrjeti social më popullor në Shqipëri—sipas të dhënave të vetë kompanisë, ka mbi 1,4 milionë përdorues në Shqipëri, një pjesë e madhe e të cilëve janë përdorues të përditshëm.

Që nga fillimet e tij, rrjeti ka pësuar ndryshime periodike për t’u përshtatur me ecuritë e kohës, por ajo për të cilën Facebook nuk është bërë asnjëherë është për të publikuar ligje.

Për këtë në Republikën e Shqipërisë është Fletorja Zyrtare, e cila botohet nga Qendra e Botimeve Zyrtare, e cila i hedh në faqen e saj në internet fletoret sapo ato botohen.

Lexo edhe:

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

Nuk ka rëndësi sa vizitorë online ka kjo qendër—numri relativisht i vogël nuk mund te jetë kurrsesi justifikim për gjendjen disamujore në të cilën ndodhemi, ku Facebook ka zëvendësuar në të gjitha format botimin e vetëm që do duhet t’i jepte fuqi juridike akteve ligjore.

Nuk do kishte asgjë të keqe, nëse një vendimarrës i bën ditura në media, përfshirë ato sociale, qëllimet e tij për miratuar ligje ose akte nënligjore, sa kohë është e qartë se akti në fjalë nuk ka hyrë në fuqi.

Neni 117 i Kushtetutës shprehet qartë se aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare.

Kjo mund të duket një procedurë burokratike, por pasojat mbi jetën e njërëzve nga moszbatimi i saj janë të mëdha: nëse një postim në rrjetet sociale mund të ndryshohet apo fshihet lehtësisht, një gjë e tillë është shumë e vështirë (për të mos thënë e pamundur) për një akt të botuar në Fletoren Zyrtare.

Nëse dikush do dërgonte çështjen në gjykatë e do jepte si bazë ligjore statusin e Kryeministrit, nuk do merrej veçse si shaka, por këtu nuk ka asgjë për të qeshur.

Deri në datën 17 prill, ishin ekzekutuar mbi 7 mijë gjoba, të gjitha të bazuara në akte të pabotuara deri më 10 prill, dhe për pasojë pa asnjë fuqi juridike.

Për të kompensuar mbi këtë, u miratua një akt normativ i posaçëm për faljen e gjobave, që në fakt ishin që nga fillimi të paligjshme dhe të pavlefshme.

Shtrirja e ligj-bërjes e politikë-bërjes me Facebook tek regjimi i lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve e ka ndërlikaur edhe më tej situatën, duke krijuar situata komike ankthi pritës—njerëz që presin deri vonë para Facebook që të mësojnë nëse duhet të punojnë apo jo të nesërmen dhe nëse po, deri në çfarë ore.

Vendimet e fundit mbi zgjatjen e orarit në të ashtuquajturat zona të kuqe nuk janë botuar ende gjëkundi, që do të thotë se nuk kanë hyrë ende në fuqi.

Ndërkohë kushdo i pranon postimet e botuara në një faqe në rrjet social si autoritetin absolut vendimmarrës në Shqipëri.

Për Kryeministrin duket se deputetet, ministrat dhe nënpunësit e lartë, nuk janë gjë tjetër veçse një bezdisje.

Për shumë vite, në mungesë të një hapësire komunikimi, rrjetet sociale janë përdorur gjerësisht për informim dhe organizim nga protestuesit në vendet autokratike, pasi autokratët e pamësuar me teknologjitë e reja nuk mund t’i bllokonin.

Sot, janë autokratët ata që përdorin rrjetet sociale në funksion të pushtetit.

Edhe ato pak procedura formale që vonojnë kthimin e vullnetit të tyre në ligj duken të tepërta për autokratin modern.

Etiketa: fletore yzrtareRamarrjete sociale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

16:35 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

14:57 : 15/09/2025
AKTUALITET

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

10:06 : 15/09/2025
Para

Një tjetër këshilltar socialist dorëhiqet/ Çfarë po ndodh me të besuarit e Veliajt

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com