• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dha votën vendimtare për rritjen e çmimit të ujit, sot Genta Mezini duket si “heroinë” e Teatrit

12:38 : 23/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një dokument e-mail, “i rrjedhur” në media së fundmi, dëshmoi se anëtarja e Këshillit Bashkiak në Tiranë, Genta Mezini, ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni në datën 17 Maj 2020, ditën që fadromat e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranë rrafshuan godinën e Teatrit Kombëtar.

Nëpërmjet këtij dokumenti “të rrjedhur”, krijohet idea se këshilltarja Mezini ka ndërmarrë veprimin e dorëheqjes, në shenjë “revolte” për prishjen e Teatrit.

Përsa kohë që nuk ka një deklarim zyrtar prej saj për arsyet e vërteta të dorëheqjes, mund të presupozohet se ajo ka vendosur të largohet nga detyra edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në vendimin e zbardhur nr. 50.14.05.2020 të Këshillit Bashkiak nuk janë shënuar se kush nga anëtarët ka votuar për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe nëse ka pasur apo jo mungesa apo vota kundër.

Lexo edhe:

Pazari i Roskovecit/ Bardho dorëzon dorëheqjen në KQZ, në Kuvend do të futet Zegjineja

Panajot Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Turp që nuk rikuperohet

Megjithatë, edhe nëse këshilltarja, tashmë e dorëhequr, Genta Mezini, ka refuzuar të votojë prishjen e Teatrit Kombëtar, ky fakt nuk e shndërron aspak atë në “mbrojtësen e interesit publik”.

Në Korrik 2017, vota e Mezinit ishte vendimtare që Këshilli Bashkiak i Tiranës të pranonte kërkesën e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për rritjen e ndjeshme të çmimit të ujit të pijshëm për qytetarët e kryeqytetit.

Duke iu rikthyer kronikave të kohës, rezulton se Genta Mezini dhe Agim Kraja, të dy të zgjedhur nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, bashkuan votat me “ushtarët” e Veliajt në Këshillin Bashkiak, për të fryrë faturën e ujit të pijshëm për qytetarët.

Për shkak të kësaj sjelljeje politike, Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi përjashtimin e menjëhershëm të dy këshilltarëve, të cilët bashkuan votat me Erion Veliajn, në dëm të financave të qytetarëve.

Madje, pati zëra nga LSI në atë kohë se dy këshilltarët e saj mund të ishin bërë “pre” e joshjes financiare.

Këshilltarja Genta Mezini, në një reagim publik pas përjashtimit nga LSI, hodhi poshtë akuzat se ishte paguar për të votuar në favor të projektit kontravers të Erion Veliajt për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Ajo e justifikoi votën e saj pro rritjes së çmimit. “Jo vetëm si qytetare e Tiranës, por edhe si mjeke në profesion, unë jam e bindur që rindërtimi, sipas standarteve të larta bashkëkohore, të rrjetit të ujësjellësit, do të minimizojë ndjeshëm edhe sëmundjet infektive që vijnë si pasojë e kontaminimit të ujit nëpër depozita dhe çisterna krejt të amortizuara…”.

Në vijim të qëndrimit të saj, Mezini deklaroi në atë kohë devotshmërinë për të përkrahur Erion Veliajn. “Jam e nderuar që më jepet mundësia të kontribuoj përkrah kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj, dhe do të bëj të pamundurën që të jap gjithë mundësitë e mia në shërbim të qytetarëve”.

Por, prej asaj kohe, duket se disa gjëra kanë ndryshuar. Erion Veliaj kontrollon 100 përqind të Këshillit Bashkiak dhe vota e Genta Mezinit “as i ul dhe as i ngre” kuotat politike të kryebashkiakut të Tiranës.

E vetmja që e sheh veten jashtë kësaj “loje” është Genta Mezini, e cila dha dorëheqjen nga anëtarësia në Këshillin Bashkiak.

Etiketa: doreheqjegenta meziniTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pazari i Roskovecit/ Bardho dorëzon dorëheqjen në KQZ, në Kuvend do të futet Zegjineja

12:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

Panajot Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Turp që nuk rikuperohet

18:56 : 23/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Për momentin situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime

13:28 : 22/07/2025
AKTUALITET

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

11:31 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Furtunë” dorëheqjesh në 4 bashkitë e Qarkut Dibër

13:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

Dorëhiqen nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët e Sarandës dhe Vaut të Dejës

11:28 : 15/07/2025
Para

Mbante armë në aeroport, e dashura e Kolasinac ndalohet nga policia londineze

TË GJITHA

Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat

17:21 : 27/07/2025

Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë

17:11 : 27/07/2025

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com