• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të pushkatuan pa gjyq o Teatër me urdhrin e “Haxhi Qamilistëve”/ Reagimi i fortë i ish-ministrit socialist

18:22 : 20/05/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri socialist, Elmaz Sherifi, ka reaguar ashpër ndaj aktit të shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai shkruan se Teatrin e pushkatuan pa gjyq. e goditën në pabesi, ndërsa “gardianët” e Teatrit Kombëtar”, të sfilitur nga netët pa gjumë të 28 muajve, u kapën në befasi dhe u masakruan nga “kapuçonët e Zinj”, të cilët ekzekutuan urdhrin e “Haxhi Qamilistëve”.

“Ti o “lapidar” duhet të ikesh i qetë në “botën e harresës”, se nuk je i pari që u ekzekutove “pa gjyq”. Këtë fat kanë patur të gjitha institucionet e trashëgimisë kulturore. Në atë botë shkuan pa vendim gjykate, Kinema Republika, Kinema 17 Nëntori dhe Stadiumi Kombëtar Qemal Stata, i cili ishte në listen e Trashëgimisë Kulturore dhe u ekzekutua “pa gjyq”.

Madje atë e poshtëruan aq barbarisht, se pasi i vendosën emrin e Heroit të Popullit edhe Akademisë Politike të Rilindjes, emri i tij “fluturoi me Air Albania”!”, shkruan Sherifi.

Reagimi nga Elmaz Sherifi

Dhe ku të “pushkatuan” e pse pa “gjyq”? Të “goditën” në pabësi, më 17 maj 2020, kur “gardianët” e Teatrit Kombëtar”, të sfilitur nga netët pa gjumë të 28 muajve, u kapën në befasi dhe u masakruan nga “kapuçonët e Zinj”, të cilët ekzekutuan urdhrin e “Haxhi Qamilistëve” !

Lexo edhe:

Kauza morale për të cilën nuk po hetohet Veliaj: Përçarja e skenës artistike

Abuzoi me fondet e Teatrit/ Delina Fico mbron Altin Bashën: Mos i prishni imazhin

Aksioni, si paralelizojnë media e autorë të shumtë brenda e jashtë vendit, ngjasonte me veprimet e talebanistëve. Ju ishit shndërruar realisht në “lapidar”, një status, që askush nga autoritetet shtetërore nuk e kishte akorduar, por që ishit futur në kompleksin e objekteve muzeale. Ndonëse nuk kishit ndonjë vlerë të madhe arkitekturore sipas “grupit pushkatues”, kishit një vlerë të papërsërtshme historike e kulturore.

Pikerisht në sallen tuaj qëndrore janë zhvilluar disa gjyqe e janë marrë vendimet monstruoze për vrasjet e intelektualëve më të shquar të kombit, më firmetarë të “Aktit të Pavarësisë” dhe protagonistë që hodhën themelet e shtetit të së drejtës, si organizatorë të Kuvendit të Durrësit nga doli qeveria e Kombit që mbrojti çështjen kombëtare shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, themeluesit e institucioneve politike e juridike në Kongresin e Lushnjës dhe pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore.

Por edhe Diktatura e zhvillonte gjyqin formalisht, ndërsa “Haxhi Qamilistët, nuk kishin durim të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetutese, e cila kishte filluar procedurat e gjykimit të kërkesës që Kryetari i Shtetit e kishte depozituar, si për ligjin absurd që i dhuronte një subjekti të preferuar privat, ndërtimin e tij dhe për vendimin e Filozofit Surealist të së drejtës, i cili e bëri “nul”, si thonë të paditurit, me vendim qeverie, duke “rrafshuar” filozofinë e jurisprudencës të Hans Kelzenit, ashtu si të rrafshuan edhe ty o “monumenti historik” në errrsiren e 17 majit, si hakmarrje për “opozitën jo institucionale”, që kishte filluar të bënte rojë, duke shkelur “marrëveshjen” e 17 majit 2017 !

Ti o “lapidar” duhet të ikesh i qetë në “botën e harresës”, se nuk je i pari që u ekzekutove “pa gjyq”. Këtë fat kanë patur të gjitha institucionet e trashëgimisë kulturore. Në atë botë shkuan pa vendim gjykate, Kinema Republika, Kinema 17 Nëntori dhe Stadiumi Kombëtar Qemal Stata, i cili ishte në listen e Trashëgimisë Kulturore dhe u ekzekutua “pa gjyq”. Madje atë e poshtëruan aq barbarisht, se pasi i vendosën emrin e Heroit të Popullit edhe Akademisë Politike të Rilindjes, emri i tij “fluturoi me Air Albania”!

Fatkeqisht është tragjike se ekzekutimet e tyre u bënë nga ish-ministri i Kulturës, sot kryeministër. Cila ishte baza juridike e ekzekutimit? Filozofia surealiste, e cila ka eleminuar të gjitha pushtetet e shtetit dhe kompetecat e tyre i ka marrë vete themeluesi i Filozofisë Surealiste të së Drejtës. Këtë e ka theksuar edhe në debatet e përditshme. Pyetjes së një gazetari me panelin e TV 7 në Kosovë, se përse nuk pritet vendimin e Gjykatës Kushtetutese, Filozofi Surealiste iu përgjigj plot kompetencë: “Ç’punë ka Gjykata Kushtetutese, ajo nuk e ka kompetencë” !

Kot lodhen edhe institucionet ndërkombëtare e mjaft personalitete europiane, që rreken me këshilla e deklarata.
Akoma nuk kanë parë gjë akoma, ashtu si populli shqiptar. Ata e kanë harruar kërcënimin e tij, se do e miratojmë ligjin për legalizimin e parave të pista, edhe sikur e gjithë bota të jetë kundër. Prandaj gjeti kohën e kolerës për të miratuar edhe ligjin e legalizmit të kanabisit, pavarësisht se në Shqipëri nuk ka pushtet legjislativ legjitim dhe votimet per veteqeverisje vendore kane rikthyer keshillat popullore të Rretheve.

Këtu te legalizimi i papastërtive do kërkuar e gjetur edhe shkaku i “dënimit pa gjyq” i Teatrit Kombëtar”.
Sa për kujtesën e “dritëshkurtërve”. Ligji Nr. 37/2018 u bë për t’ia hequr kompetencën Këshillit Bashkiak të Tiranës, sepse atë mot ishin anëtarë edhe përfaqësues të opozitës dhe marrja e vendimit kërkonte 3/5 e votave. Këtë mot u analua se “privati i preferuar” nuk e tregon “hallin” pse “heq dorë” nga ndërtimi. Prandaj Filozofi Surealist i së Drejtës e “bëri nul” ligjin me Vendimin Nr.337/2020 dhe autorizoi Këshillin Popullor të Rrethit tëTiranës, pasi aty nuk ka më zë kundër, sepse të gjithë janë keshilltarë të rilindjes.

Që brenda natës e jashtë kompencave që u jep ligji për vetëqeverisje vendore të nxirrnin aktin për “pushkatim pa gjyq”.

Por jo të gjitha djallezitë mbulohen me një “pushkatim” pa gjyq. Pyetja e parë që bëhet nga njerëzit normalë është, me çfarë projekti do të ndërtohet Teatri i Ri? Përgjgja jepet në heshtje. Me atë projekt që do të ndërtonte “ndertuesi i preferuar”!

Po si ka mundësi që “dhurohet” projekti disa milionë euro? Përgjgja është e kuptueshme. Se dhuruesi do të ndërtojë kullat pas Teatrit Kombëtar !

Ik i qetë në atë botë i “vjetri” teatër. Të pushkatuan pa gjyq, që nga “lapidar” të shndërrohesh në “vend të shenjtë” ku mijëra qytetarë do të ndezin qirinj e do falen çdo ditë për të kuptuar fuqinë që kanë, ashtu si kjo pikturë e hedhur nga unë 3 vjet më parë.

Etiketa: Elmaz SherifishembjaTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kauza morale për të cilën nuk po hetohet Veliaj: Përçarja e skenës artistike

19:25 : 25/02/2025
AKTUALITET

Abuzoi me fondet e Teatrit/ Delina Fico mbron Altin Bashën: Mos i prishni imazhin

16:42 : 11/01/2025
AKTUALITET

Zbulohen të tjera skandale në Teatrin Kombëtar, nën drejtimin e Altin Bashës

22:11 : 27/12/2024
SHOW BIZ

Investigimi për Altin Bashën/ Reagon Egla Ceno: Zoti vonon, por nuk harron!

11:55 : 23/12/2024
AKTUALITET

Ministria e Thërrimeve dhe Teatri i Urisë

16:50 : 19/12/2024
AKTUALITET

Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij

13:56 : 09/12/2024
Para

Koronavirusi/ 161 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

18:50 : 15/05/2025

Mitaj pëlqehet në Serie A, Juventus pas mbrojtësit kuqezi

18:47 : 15/05/2025

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

18:36 : 15/05/2025

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

18:10 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com