• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj do të shpronësojë ‘Sarajet’ për të ngritur një tjetër kullë me oligarkët

23:26 : 19/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryebashkiaku Veliaj do shpronësojë nga pronarët ndërtesën e njohur si Sarajet, dhe një ndërtesë në pronësi të familjes Libohova ngjitur me të, të cilat ndodhen në rrugën Abdi Toptani, në pjesën para Qendrës Toptani, përballë Hotel Plaza.

Veliaj e ka bërë këtë deklarim në emsionin Opinion të hënën në mbrëmje, ku është munduar të justifikojë me argumenta absurde vendimin e prishjes së Teatrit Kombëtar, e cila edhe nëse nuk mund të shërbente si teatër mund të shërbente shumë mirë si muze publik.

Para pak muajsh Bashkia Tiranë ka dhënë një tjetër tokë private pas ndërtesës së Bashkisë një tjetër ndërtuesi, kur ajo gjithashtu mund të shërbente si muze. Ndërkohë, që toka të tjera publike kudo në Tiranë po u jepen privatëve për zhvillim, sikurse ndërtesa muze gjithashtu po u merren pronarëve dhe menjëherë po bëhen ndërtime të larta private.

Pikërisht, ndërsa ka tjetërsuar tek privatët thuajse të gjitha ndërtesat më të rëndësishme të Tiranës, befas Veliaj po deklaron se do të shpronësojë dy ndërtesa private, me paratë publike, me pretendimin se do i bëjë ato muze.

Pohimi i thënë në mënyrë të shkujdesur i Veliajt me shumë gjasa zbulon një projekt korruptiv grabitjeje, të cilin kryeministri Rama ka shumë vjet që nuk po e realizon dot për zhvillimin e zonës pas teatrit, që në fakt ka qenë i vetmi qëllim edhe për prishjen e teatrit.

Lexo edhe:

Lali Eri dhe familja e tij nuk pyesin për ligjet/ Këtë të diel martohet kunati i Veliajt! Ja vendi i dasmës

Sondazhi/ Ja çfarë humbjeje spektakolare do pësonte Veliaj sikur zgjedhjet të zhvilloheshin nesër (Foto)

Kryeministri Rama në bashkëpunim me një nga oligarkët më të mëdhenj të vendit ka planifikuar që në truallin e ndërtesës Sarajet, të ngrejë një kullë rreth 45 kate të lartë, një koncept idenë e së cilës e ka parë Exit News.

Për shumë vite zhvilluesi i zgjedhur nga Rama, është përpjekur ta blejë ndërtesën dhe truallin nga trashëgimtarët e familjes Kazazi dhe degëzimët pasardhës të saj, familjes Kosova, por ka hasur pengesën e një prej trashëgimtarëve i cili nuk ka pranuar ta shesë pavarësisht çmimit të blerjes.

Duke qënë se kjo pengesë ka qenë e pakalueshme, Rama dhe Veliaj duket se tani kanë hartuar një plan dinak për të realizuar ndërtimin: me gjasa ata do t’ja marrin me dhunën e shtetit si shpronësim ndërtesën pronarit që nuk pranon ta shesë, me pretekstin se duhet për muze që është një interes publik, dhe në një hap të dytë do ta tjetërsojnë pronën e bërë publike në favor të ndërtuesit privat.

Me gjasa, skema që do të përdoret është ajo që Rama dhe Veliaj po përdorin kudo: do ia japin tokën publike oligarkut, me marrëveshje që katet e para të jenë muze në pronësi të bashkisë, ndërkohë që zhvilluesi do të gëzojë të gjithë pjesën tjetër.

Është e gjitha një konspiracion i pastër për të grabitur një pronë private me forcën e shtetit dhe pastaj për të grabitur vetë shtetin në shërbim të një privati.

Ndërtesa 45 kate e lartë është pjesë e projektit Rama -Veliaj për ndërtimin e të gjithë zonës nga rruga para Ministrisë së Brendëshme deri tek rruga para godinës së vjetër të PD-së, pra përballë qendrës Toptani, duke krijuar kështu, së bashku me ndërtesat ekzistuese Torre Drini, Gjergji Center dhe Eurocol, një bllok të dendur ndërtesash të larta. /Exit.al

Etiketa: #Veliaj#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lali Eri dhe familja e tij nuk pyesin për ligjet/ Këtë të diel martohet kunati i Veliajt! Ja vendi i dasmës

16:40 : 23/05/2020
AKTUALITET

Sondazhi/ Ja çfarë humbjeje spektakolare do pësonte Veliaj sikur zgjedhjet të zhvilloheshin nesër (Foto)

20:49 : 20/05/2020
AKTUALITET

Lali Eri nostalgjik i komunizmit: Piramida godinë historike, Teatri ishte prej tallashi

22:32 : 18/05/2020
AKTUALITET

Veliaj bëhet qesharak: Jam i vetmi kandidat që premtova në 2019 që do bëj Teatrin/ Fevziu e lë me ‘gisht në gojë’

22:17 : 18/05/2020
AKTUALITET

Ish deputeti socialist-Veliajt: Suportoje me b*thën tënde komunitetin LGBT, jo me Bashkinë e Tiranës

22:22 : 16/05/2020
AKTUALITET

Lali Eri nuk pret mbledhjen e këshillit, por vendos natën për shembjen e Teatrit Kombëtar

22:24 : 14/05/2020
Para

Marrëzia, Teatri dhe qëndresa

TË GJITHA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com