• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës nuk ka hetim për shembjen e Teatrit Kombëtar

15:40 : 18/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës nuk ka ende një procedim penal lidhur me situatat e dhunës të krijuara gjatë protestës të së dielës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që nuk jep informacion nëse ka filluar ose jo hetim lidhur me kallëzimin e kryer nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, AMT ndaj inxhinierëve të cilët kanë firmosur aktin ku është bazuar Këshilli i Bashkisë Tiranë për t’i dhënë fund ndërtesës së teatrit.

“Nuk ka mbërritur akoma referimi nga policia deri në këto momente. Sapo të vijë dhe të regjistrohet do t’ju vëmë në dijeni”, i tha BIRN koordinatorja për të drejtën e informimit në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Lorena Salillari.

Gjithashtu, prokuroria refuzoi t’i përgjigjet pyetjes nëse është regjistruar ose jo një procedim penal për “shpërdorim detyre” të urdhëruesve dhe ekzekutuesve të shembjes së Teatrit, i cili, supozohet se u bë në bazë të një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës të datës 14 Maj, por shembja e kryer tre ditë më vonë ndodhi në një kohë kur vendimi i këshillit nuk kishte fuqi ligjore. Sipas ligjit për Pushtetin Vendor, vendimet e këshillit hyjnë në fuqi vetëm 10 ditë pas publikimit.

Aktivistët kanë denoncuar tre inxhinierë, Artur Hasantare, Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola. Sipas aktivistëve, këta persona kanë kryer shembjen e teatrit pa një akt ekspertim fizik të godinës, por janë bazuar në akte ekspertimi të kryera nga kolegët e tyre dy vite më parë, të cilët nuk kishin dhënë atëherë një qëndrim përfundimtar.

Policia e Shtetit njoftoi të dielën se gjatë aksionit në terren për shembjen e Teatrit Kombëtar u shoqëruan 37 persona të cilët kundërshtuan me forcë apo penguan zbatimin e vendimit dhe se po vijoheshin veprimet proceduriale në bashkëpunim me prokurorinë.

Lexo edhe:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

Nga ana tjetër SPAK njoftoi të premten se ka nisur hetimi për kallëzimin e kryer nga AMT ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku, por se nuk ka emër të regjistruar. Aktivistët akuzojnë Veliajn dhe Maznikun për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv të zyrtarëve që kryejnë funksione publike”, duke pretenduar se, bazuar në ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri me partneritet publik-privat, nuk ka më mundësi që ky ndërtim të bëhet vetëm nga pala e shtetit.

Policia e Tiranës njoftoi të hënën se të dielën u shoqëruan gjithsej 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë. Sipas policisë, janë arrestuar 7 protestues për

veprat penale “kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”; janë proceduar në gjendje të lirë 21 persona për veprën penale “pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe 36 të tjerë janë penalizuar me masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. /BIRN/

Etiketa: prokuroriaTeatriTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025
AKTUALITET

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

19:25 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama sulmon sërish drejtësinë: Gjyqtarët ose të korruptuar, ose injorantë

18:54 : 14/11/2025
Para

"Edi Rama duhet të largohet me çdo kusht"/ Paloka: Shqiptarët s'duhet të presin nga Bota

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com