• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ti pis polic, dhe ti zhul kryepolic!

20:16 : 16/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ora 17.45, datë 14 maj, Policët e Bashkisë Tiranë (të Lali Erit), konstatuan një “kriminel me biçikletë”. Është 15 vjeç, por shumë i “rrezikshëm”. Ka thyer urdhrin e Edi Ramës, po po, të kryeministrit.

A të jetë e vërtetë kjo? Një çerek ore më shumë se orari i vendosur nga kryeqeveritari ynë ku i mitur shëtiste i qetë! Kriminel, mosmirënjohës për Edin dhe Lalin. Ka hipur në një biçikletë dhe shkeli ligjet e atij që e dha urdhrin nga kështjella e Surrelit.

Lajmërohen edhe policët e rendit. Katër efektivë të shqiponjave, si rrufe mbërrijnë aty. Rilindas të vërtetë, djem sypetritë, bijë të denjë të qeverisë. E shtrijnë në tokë 15 vjeçarin, shuplaka, grushte dhe shkelma mbi të. Janë katër njerëz me uniformë, por njëri dallon mbi të tjerët që në fillimin e shtrin përdhe mes ulërimash të miturin, i vendos shkelmin në fyt dhe nis ta godasë sa të mundet. Eh çfarë djali ky polic azgan… I rrëmben kriminelët minorenë që thyejnë jo karantinën, por urdhrin e atij të madhit, sa hap e mbyll sytë. Polic trim është ky. Pamja e vërtetë e Rilindjes sonë.

E gjitha kjo hyrje e parë, ngasa u përshkrua deri më tani, është për ata Rilindas që sot janë në qeveri, në polici, në administratë, të lyer e përlyer me pushtetin të cilët “fenë” mund ta ndryshojnë, por besimin tek partia që i mban, jo dhe jo.

Lexo edhe:

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil, arrest shtëpie për policin Ajdin Islamaj

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

Në të vërtetë, ai është një pis polic. Një arrogant i pushtetit, një personazh i lig, që kurresesi nuk i doli situata nga kontrolli, por iu errën sytë nga ky “kriminel” 15-vjeçar sepse kishte thyer rregullat që vendosi ai i madhi. Për turp ishin edhe katër efektivët e tjerë, që ndonëse nuk ushtrun dhunë të rëndë, e nduknin të miturin dhe as patën pikën e tentativës për të ndalur atë dorë të ndyrë të kolegët të tyre që herë bëhej shuplakë e herë grusht që binte mbi trupin e njomë dhe në rritje të një 15-vjeçari.

Me të drejtë dikush mund të mendojë se në një “pylll të madh” me polic, ka edhe derra të tillë. Po, është e vërtetë. Edhe pse në numër të vogël, uniformën e kanë veshur edhe policë të lidhur me krimin, efektivë që nuk u mbajnë nervat dhe janë të dhunshëm me më të pambrojturit dhe të miturit. Ka plot efektivë policie që zbatojnë ligjin me përpikmëri, që në situata konflikti tregohen njerëzore dhe profesionistë. Janë njerëz që përballen me krimin çdo ditë dhe nuk lëpihen para shefit të madh, që për dreq qëllon që gjithnjë të ketë një të njohur në kupolën e policisë, apo edhe të qeverisë.

U desh vetëm një shëtitje me biçikletë e një 15-vjeçari për të kuptuar këtë herë fytyrën e vërtetë të “kryepolic zhulit”. Turpi më i madh ndodhi pikërisht dje. Policia njoftoi se kishte pezulluar nga detyra efektivin që shfaqet në video duke dhunuar rëndë të miturin, i cili sot po trajtohet me psikolog, jo vetëm nga dhimbja trupore, por ajo psikologjike.

Në momentin kur u shfaq një polic “qejfli” që prekte të pasmet e së dashurës, këta kryepolicët zhul, urdhëruan menjëherë përjashtiminj e tij nga radhët e policisë, sepse donin të tregonin se për “prishje imazhi” të bëjnë gjëmën. Por tjetër kut matës patën me atë trimin e dhunshëm që dërmoi një të mitur. I dhanë vetëm pezullim deri në momentin që ajo “drejtoria e madhe” e Standarteve Etike dhe Profesionale të dilte me një “vendim të pjekur”.
Çfarë kërkohej më shumë sesa një krim policor me zë e figurë dhe me pamjet e dërmimit të një 15-vjeçari nga grushtet e shkelmat? Vetëm pezullim dhe jo shkarkim i menjëhershëm dhe kalim për ndjekje penale, qoftë edhe në gjendje të lirë. Ky është turpi që Rilindja e han me bukë çdo vaft të saj.

Në videon e shkurtër shfaqet ai polic i dhunshëm, por filmi i gjatë horror, triller dhe aksion, gatuhet çdo ditë nga kupola e Policisë së Shtetit. Ka ende drejtues që janë edhe më të pasur se “gjyqtarët dhe prokurorët”, që sot kanë ikur nga sistemi si të korrptuar. Ka policë me grada madhore që mbyllin sy, e madje bëhen palë në trafikun e drogës. Ka nga ata që mbrojnë kriminelët e rrezikshëm që të bredhin të lirë.

Për këtë kategori nuk ka problem, duhen lënë të livadhisin. Kryeministri i vendit del deri në tre orë në ditë në komunikime online, por qoftë edhe pak sekonda nga kështjella e tij në Surrel si nuk e gjeti që të paktën sa për sy gjoja ta dënonte atë akt?

Është fare e thjesht, mbi dhunën, terrorin, frikën, karantinimin po mbahet një pushtet dhe nëse dënohet publikisht një polic i dhunshëm, atëherë “sypetritët” e tjerë të Rilindjes do të stepen, e nëse shtang mjeti i dhunës, bie një pushtet që sot është ndërtuar mbi sulm, masa shtrënguese , kërcënime me shkatërrim dhe burg!

Etiketa: dhunakryepolicpolic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil, arrest shtëpie për policin Ajdin Islamaj

15:31 : 13/06/2026
AKTUALITET

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

15:41 : 07/06/2026
AKTUALITET

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, arrest me burg për autorin Violand Braçellari

13:58 : 07/06/2026
AKTUALITET

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

12:12 : 06/06/2026
AKTUALITET

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026
AKTUALITET

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026
Para

Ja arsyeja se përse avionët nuk lejohet të fluturojnë mbi Qabe! Ja çfarë ka në vendin e shenjtë

TË GJITHA

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet