Alarmon OBSH: Bëni gati spitalet, ja kur vjen vala e dytë e koronavirusit

Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Hans Kluge, ka paralajmëruar Europën që të bëjë gati spitalet, pasi në dimër do të goditen nga një valë e dytë e koronavirusit si dhe nga sëmundje të tjera infektive.

Drejtori  për rajonin evropian në OBSH paralajmëroi të gjitha vendet që të fillojnë të lehtësojnë kufizimet e tyre, duke thënë se tani është “koha për përgatitje, jo festime”.

“Vendet evropiane duhet të kujdesen për një valë të dytë vdekjeprurëse të infeksionit nga koronavirusi sepse pandemia nuk ka mbaruar”, tha ai.

Sipas tij fakti që shifrat e Covid-19 në vende si Britania e Madhe, Franca dhe Italia kanë filluar të bien nuk do të thotë se pandemia është në përfundim.

LEXO EDHE  “Dezinfektim real kundër COVID-19, boll me propagandë”/ Kalo thumbon Bashkinë për ambientet publike

“Singapori dhe Japonia e kuptuan që herët se kjo nuk është një kohë për të festuar, është një kohë për përgatitje. Kjo është ajo që po bëjnë vendet skandinave ata nuk përjashtojnë një valë të dytë, por shpresojnë se ajo do të lokalizohet dhe ata mund të hidhen mbi të shpejt. Unë jam shumë i shqetësuar për një valë të dyfishtë në vjeshtë, ne mund të kemi një valë të dytë të Covid dhe një tjetër të gripit sezonal ose fruthi. Dy vjet më parë kemi pasur 500,000 fëmijë të cilët nuk morën vaksinën e fruthit”, tha në një intervistë për Telegrafin britanik Dr Kluge.