• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“PS ka forcuar lidhjet me krimin dhe trafiqet”/ Profesori amerikan: Rama po forcon pushtetin

20:59 : 14/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qendra Shqiptare për Mbizotërimin e Ligjit, Qendra Europiane Juglindore e Sigurisë dhe Programi i Ndërtimit të Paqes dhe të Drejtave të Njeriut i Universitetit Columbia, New York, USA zhvilluan të enjten në mbrëmje takimin e parë online me temë “Sfidat e Shqipërisë: Shteti i së Drejtës dhe Ekonomia pas Covid -19”.

Profesori David Filips, drejtori i programit në Universitetin Columbia University, tha nga Nju Jorku i SHBA-ve se “institucionet demokratike të Shqipërisë janë dobësuar. Partia Socialiste po akuzohet se e ka përhapur shumë korrupsionin si dhe ka forcuar shumë lidhjet me krimin e organizuar dhe trafiqet ilegale”.

Zoti Filips, ish- këshilltar i departamentit amerikan të shtetit, tha se “duke mos respektuar drejtat e njeriut, kryeministri Edi Rama po forcon pushtetin e tij me mjete autoritare, duke shkelur mbi demokracinë, edhe pse është në bisedime me Bashkimin Europian për integrimin më të madh të Shqipërisë në këtë organizëm”.

Ai kujtoi se në mbledhjen e fundit Bashkimi Europian i tregoi sërish Shqipërisë një grup me kushte për t’i përmbushur, ndërsa Hollanda, Franca dhe Gjermania thanë se nuk besonin që Tirana ishte gati për anëtarësim.

Studiuesi Filips tha se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri janë një shqetësim për ndërkombëtarët, sepse shqiptarët nuk patën mundësi për të zgjedhur midis kandidatëve, dhe ky process uli shumë standartet demokratike të Shqipërisë.

Lexo edhe:

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

“Edhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë në një udhëkryq. Si administrata Obama ashtu edhe ajo Trump kanë bërë një zgjedhje të detyruar midis qëndrueshmërisë dhe demokracisë në Shqipëri. Duke mbështetur pluralizmin dhe demokracinë multipartiake, është siguruar një qëndrueshmëri, që mund të jetë sipas interesave amerikane. Por në këtë kohë pandemie duhet të qëndrojmë së bashku për të shërbyer shëndetit dhe kombit” – tha zoti Filips.

Bashk-organizatori tjetër i takimit, Jordan Daci, drejtues i Albanian Rule of Laë Center, tha se Shqipëria po vuan nga një nivel i ulët i respektimit të ligjit. Ai tha se qeveria ka gjithçka në dorë dhe nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli, që të garantojë te drejtat njerëzore dhe zbatimin e saktë të ligjit. Reforma në drejtësi po vohohet dhe ka shumë dyshime se ajo ëhstë kompromentuar nga ndërhyrjet e qeverisë, ndaj qysh tani gjykatat shqiptare po thirren nga qytetarët “telephone justice system”, pra, një drejtësi e komanduar nga telefonat e pushtetit politik.

“Vetingu i reformës mbylli Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë etj., ndërsa qeveria vendosi të mbyllë gjykatat gjatë pandemisë dhe njerëzit tani janë përballë sfidave të mëdha. Tani qeveria vendosi të hapë lokale e biznese, por ende jo gjykatat, për të cilat do të mjaftonin disa masa të thjeshta” – tha zoti Daci. Ai tha se demokracia pa të drejta njerëzore nuk vlen, dhe kështu shqiptarët e kishin për 50 vjrt. “Shumë qytetarë janë të shqetësuar se kjo që po jetojnë është një diktaturë e maskuar me disa elemente demokracie, madje ka zeruar zyrtarisht edhe angazhimet për të zbatuar Konventën për të Drejtat e Njeriut” – tha zoti Daci.

Në takim foli edhe gjeneral lejtnant Majkëll D. Barbero, ish komandant i Forcave amerikane në Irak me një karrierë ushtarake 38-vjeçare. Ai tha se e njihte mirë edhe Ballkanin, pasi kishte punuar në Bosnje dhe Kosovë dhe e di se ky rajon beson në vlerat e NATO-s dhe ëndërron të hyjë në BE.

“Pandemia ka vënë në provë marrëdhëniet midis shumë palëve. Para se të jetë një krizë shëndetësore, kjo është një krizë besimi, pastaj është një krizë e rëndë ekonomike, ku familjet dhe bizneset shqiptare nuk shohin asgjë poziyive tek e ardhmja. Ndalimi i udhëtimeve, ndalimi i punës do të futë në vështirësi gjithë rajonin dhe Shqipërinë. Dobësimi i ekonomisë do të zbesë besimin e qytetarëve tek udhëheqja e shteteve si Serbia, Kosova dhe Shqipëria” – tha zoti Barbera.

Ai shtoi se gjatë pandemisë në Shqipëri ndodhi një gërryerje e fortë e të drejtave themelore njerëzore dhe zbatimit të ligjit. Këto janë njëkohësisht edhe sfida për t’u përmirësuar, duke nisur nga respektimi i qytetarëve dhe bizneseve të tyre familjare.

Në takimin online mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha.

“Shqipëria ka aktualisht një qeveri socialiste e ardhur në pushtet me zgjedhjet e vjedhura të vitit 2017, me të cilat gjithë pushtetet erdhën në një dorë, si parlamenti, qeverisja në të gjithë nivelet, drejtësia, duke sabotuar edhe përpjekjet e organizmave euro-atlantike për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit” – tha zoti Basha. Ai tha se kjo nuk është republikë, por është një regjim, ku nuk ekziston ndarja e pushteteve.

Studiuesi i ekonomisë, Selami Xhepa tha se ekonomia shqiptare është nën një goditje shumë të rëndë prej pandemisë, ndaj edhe përgjigja me masa duhet të jetë në të njëjtin nivel të lartë për ta përballuar goditjen.

“Unë mbështes çdo politikë dhe masë ekonomike, që rrit mbështetjen financiare, së pari për të dëmshpërblyer humbjet e familjeve prej mbylljes së detyruar dhe së dyti për të mbrojtur vendet e punës, sepse Shqipëria po humb një numër të madh vendesh pune” – tha zoti Xhepa, duke shtuar se shumë shpejt papunësia do të kthehet seri në një njërën prej problemeve më të mëdha të shoqërisë shqiptare. /VOA/

Etiketa: profesori amerikanpsRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Zjarret, problem rajonal

08:29 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, Rama heq përgjegjësitë nga vetja: Po fqinjët tanë pse po përcëllohen?

13:03 : 13/08/2025
BOLD BLOG

Protesta më e mirë?! Shpalleni Ramën “të vdekur mediatik”

14:11 : 12/08/2025
Para

Policia gjobit dhe i heq patentën Bashës

TË GJITHA

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com