• Kontakt
Thursday, February 2, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Biznesmeni Lul Morina, ndërtim pa leje në Dhërmi/ Shteti mbyll sytë para “bosit”

16:34 : 08/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Biznesmeni Lul Morina, ndërtim pa leje në Dhërmi/ Shteti mbyll sytë para “bosit”

Nga Boldnews.al

Biznesmeni Julian Morina, pronar në dy komplekse turistike në Dhërmi, duket se nuk mund t’i shpëtojë tendencës për të ndërtuar pa leje në zonën bregdetare e konsideruar si perlë e Jugut, nën neglizhencën totale të autoriteteve shtetërore.

Biznesmeni ka ndërtuar disa vite më parë kompleksin ?Morina Palace?. Më vonë, në të njëjtin territor ka nisur ndërtimin e kompleksit të viletave “Drymades Dream”, së bashku me dy vëllezër indianë, të cilët ishin në kërkim, pasi akuzoheshin në vendin e tyre për mashtrim.

Në mes të këtyre dy objekteve, Julian Morina ka ndërtuar një ngrehinë dy-katëshe, rreth 60 metra e gjatë, për të cilën “Boldnews.al” ka mësuar se është tërësisht pa lejen e organeve kompetente.

Redaksia ka siguruar gjithashtu edhe foto nga kjo ndërtesë, e cila është “fshehur “mes hotelit funksional “Morina Palace” dhe kompleksit që është në ndërtim “Drymades Dream”.

Lexo edhe:

Sot dha 20 leje për kulla e resorte, Rama “i përvishet” ndërtuesve: Shkoni dhe në Hagë, pallatet do t’ua shemb

Rama bllokon 3 godina në Sarandë, kulla e hotele për Samir Mane,Fushën e Lul Morinën

Kjo godinë dy-katëshe, pavarësisht se nga fotot duket se nuk është në standartin e hotelit luksoz, gjithësesi ajo mund të shërbejë shumë mirë për të mirëpritur pushues, të cilët kanë treguar se nuk e kanë aspak problem të shpenzojnë shuma të mëdha për të shijuar mrekullinë e bregut të Himarës.

Godina pa leje është e dukshme me sy të lirë nga kushdo që kalon në zonën mes “Morina Palace” dhe “Drymades Dream”.

Inspektorët lokalë të policisë dhe të Bashkisë së Himarës duhet ta kenë shumë të thjeshtë për ta konstatuar ndërtimin pa leje.

Por, deri më tani, duket se autoritetet shtetërore kanë zgjedhur që të “mbyllin sytë” përpara biznesmenit, për të cilin, siç përmendet në fshatin jugor, ka lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama dhe vëllain e këtij të fundit, Olsi Rama.

Ndërkohë, kronikat televizive janë mbushur me “super-angazhimin” e policisë për të identifikuar të rinj që “thyhen” rregullat e karantinës dhe dolën bregut të detit për të shijuar ajrin e pastër.

Por, të njëjtën zyrtarë policorë, të cilët përndoqën të rinjtë, nuk kishin aspak mundësi të hidhnin vështrimin mbi ndërtimin gjigand pa leje të Lul Morinës.

Efektivët e policisë nuk mund të guxojnë të shohin paligjshmërinë e biznesmenëve, për të cilët thuhet se kanë lidhje me kryeministrin. Uniformat blu janë të detyruara të merren me ?thyerjen e karantinës?, për të mos penguar paligjshmëritë e “bosëve” të ndërtimit dhe bregdetit.

Banorët e Himarës kanë një arsye më tepër për këtë neglizhencë të policisë. Sipas tyre, “paprekshmëria” e Lul Morinës “garantohet” në terren nga Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Artion Duka.

Biznesmeni Julian Morina (Lul Morina) ka qenë edhe më parë personazh i kronikave problematike. Trualli mbi të cilën po ndërtohet “Drymadhes Dream” ka pasur probleme me pronësinë, referuar raportimeve të ndryshme mediatike.

Megjithatë, konflikti është zgjidhur në favor të kompanisë që po ndërton kompleksin turistik.

Kompania “Drymades Dream” është regjistruar në vitin 2017 nga Jorgji Ruci dhe Besnik Dervishi, ish-prefekt i Vlorës dhe aktualisht Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Më pas, kompania iu shit Julian Morinës. Ky i fundit, në Janar 2019 ia shiti 50 përqind të aksioneve kompanisë “Laxmi reale estate & investment”, që drejtohej nga vëllezërit me shtetësi indiane, Nitin dhe Chetankumar Sandesara.

Në kohën që ata u shpallën në kërkim, vëllezërit nga India nënshkruan një kontratë shkëmbimi trualli me biznesmenin Julian Morina.

Vëllezërit Sandesara hoqën dorë nga pjesa e tyre në ?Drymades Dream?, duke ia kaluar aksionet e tyre në pronësinë e shoqëria “Rinia 04”, e cila është në pronësi të Julian Morinës. Ky i fundit u dha një truall tjetër në Tiranë biznesmenëve indianë.

Nëpërmjet këtyre transaksioneve, biznesmeni Julian Morina është zotërues 100 përqind i shoqërisë “Drymades Dream”.

Etiketa: julian morinalul morina

Lajme të lidhura

Sot dha 20 leje për kulla e resorte, Rama “i përvishet” ndërtuesve: Shkoni dhe në Hagë, pallatet do t’ua shemb
AKTUALITET

Sot dha 20 leje për kulla e resorte, Rama “i përvishet” ndërtuesve: Shkoni dhe në Hagë, pallatet do t’ua shemb

13:10 : 15/12/2022
Rama bllokon 3 godina në Sarandë, kulla e hotele për Samir Mane,Fushën e Lul Morinën
AKTUALITET

Rama bllokon 3 godina në Sarandë, kulla e hotele për Samir Mane,Fushën e Lul Morinën

11:44 : 15/12/2022
“Pazari” me Ramën/ Pallati luksoz pa leje, a do e riblejë Lul Morina me 350 euro/m2
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje/ Pallateve të Lul Morinës i vihet shiriti i sekuestros

20:44 : 03/10/2022
Ndërtimet pa leje/ A ka marrëveshje me Morinën e Salillarin? Qeveria e mban sekret
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje/ A ka marrëveshje me Morinën e Salillarin? Qeveria e mban sekret

10:49 : 22/09/2022
“Aksioni” për pallatet pa leje, Rama shpëton nga prangat bosët e ndërtimit
AKTUALITET

“Aksioni” për pallatet pa leje, Rama shpëton nga prangat bosët e ndërtimit

12:18 : 10/09/2022
Jaht me mbiemrin e tij dhe makinë “Rolls Royce”, jeta luksoze e Lul Morinës (FOTO)
AKTUALITET

Jaht me mbiemrin e tij dhe makinë “Rolls Royce”, jeta luksoze e Lul Morinës (FOTO)

16:09 : 09/09/2022
Para
Dyshohet për 22 vjedhje, arrestohet 31-vjeçari shqiptar/ Emri

Dyshohet për 22 vjedhje, arrestohet 31-vjeçari shqiptar/ Emri



TË GJITHA

Rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat/ Rama delegon Spiropalin, Bardhi e refuzon

Rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat/ Rama delegon Spiropalin, Bardhi e refuzon

11:19 : 02/02/2023
EURO 2025: Hidhet shorti, Shqipëria e Alban Bushit mëson rivalët

EURO 2025: Hidhet shorti, Shqipëria e Alban Bushit mëson rivalët

11:13 : 02/02/2023
Nuk përmbahet Saimir Koreshi, kapet keq me socialistët: Ku e keni atë palaço cirku?

Nuk përmbahet Saimir Koreshi, kapet keq me socialistët: Ku e keni atë palaço cirku?

11:08 : 02/02/2023
Opozita bllokon foltoren, deputeti i PS kapet “mat” duke luajtur shah

Opozita bllokon foltoren, deputeti i PS kapet “mat” duke luajtur shah

11:02 : 02/02/2023
“E duam Ramën këtu”, Salianji: Çështja McGonigal është aferë personale e kryeministrit

“E duam Ramën këtu”, Salianji: Çështja McGonigal është aferë personale e kryeministrit

10:59 : 02/02/2023
Zhupa: Të vijë tradhtari i korruptuar. Ku është flama që e ka zënë?

Zhupa: Të vijë tradhtari i korruptuar. Ku është flama që e ka zënë?

10:58 : 02/02/2023
Veliaj në heshtje varri për t’i bërë “varrin politik” Ramës

Veliaj në heshtje varri për t’i bërë “varrin politik” Ramës

10:55 : 02/02/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com