• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Lartë nis nga puna, ja çështjet që do të merren në shqyrtim

19:04 : 07/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, Gjykata e Lartë ka nisur nga puna pas më shumë se një viti bllokim.

Menjëherë pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj, mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale, trupat gjykuese si dhe një metodikë mbi përdorimin e mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore.

Në një njoftim të Gjykatës së Lartë behet me dije se vendimet e para të kësaj gjykate u kanë dhënë zgjedhje disa problemeve kryesore me të cilat përballet ky institucion.

“Ashtu sikurse është vendosur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, nisur edhe nga masat e marra mbi zhvillimin e veprimtarisë gjyqësore ne kushtet e Covid-19, trupa vlerësoi se do të vijohet menjëherë me shqyrtimin e çështjeve emergjente sikurse janë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve etj, si edhe me shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit, nisur nga kriteri i kohës së paraqitjes së tyre për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Kolegji Administrativ ka filluar shqyrtimin e çështjeve dhe ne vendimmarrjen e tij, referuar Kushtetutës dhe kuadrit të ri ligjor që normon zhvillimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë, orientohet drejt një kuptimi dhe zbatimi të drejtë të ligjit”,- thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Lexo edhe:

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

Sipas njoftimit zyrtar, qëndrimet e mbajtura nga Kolegji Administrativ, konsistojnë në interpretimin juridik të çështjeve që orientohen në disa drejtime kryesore si:

1. Shqyrtimi i dosjeve gjyqësore administrative për të cilat është ngritur çështja e përcaktimit të juridiksionit do të gjykohen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, mbi bazën e dokumenteve, nga një trupë e përbërë nga tre gjyqtarë.

2. Kërkesat e paraqitura nga palët për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore duhet të përmbajnë domosdoshmërish disa kushte, të cilat kanë të bëjnë me argumentimin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm të lidhjes mes interesit të ligshëm që synohet të mbrohet dhe cenimit të këtij ineteresi nga veprimet apo mosveprimet e palës kundërshtare apo ekzekutimimi i vendimit të gjykatës më të ulët.

3. Fillimi i aplikimit të dispozitave procedurale që përcaktojnë vendosjen e gjobave si sanksion ndaj palëve që paraqesin në Gjykatë rekurse haptazi abuzive, sipas pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurës Civile. Sanksionet janë zbatuar ose ndaj palëve, subjekte privat apo publikë, ose ndaj avokatëve apo përfaqësuesve të palëve.
Gjykata e Lartë bën me dije se do të publikojë në mënyrë të vazhdueshme në faqen zyrtare të saj, të gjitha vendimet e marra në dhomë këshillimi.

Etiketa: ceshtjeGjykata e lartepuna

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:09 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjes, do rigjykohet në GJKKO

14:42 : 21/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
Para

Rregullat që duhet të zbatohen nga dentistët/ Ja ç´parashikon protokolli i sigurisë

TË GJITHA

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com