• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza në Shqipëri / BB: Vendet e punës do të shkatërrohen, bizneset do mbyllen

23:30 : 06/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Ekonomia shqiptare pritet të vuajë shenja të përhershme në ekonominë e saj të lena nga kriza që po shkakton COVID-19. Në një raport të dedikuar për Shqipërinë Banka Botërore analizon në thelb se cilat do të jenë pasojat që do të vuajnë të gjitha kategoritë.

Sipas Bankës teksa një rikthim i aktivitetit ekonomik pritet sapo impakti i virusit të ngadalësohet në muajt në vijim, ndërprerja ekonomike me shumë mundësi do të vërë në stres të fortë shumë shqipatrë.

“Shumë familje do të hasin vështirësi financiare pasi: vendet e punës do të shkatërrohen, disa individë që përfitojnë të ardhura do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për anëtarët e familjes, do qëndrojnë në karantinë apo do të trajtohen për sëmundjen e tyre. Për më tepër kriza do të detyrojë biznese në thelb të kyçe që të mbyllen, do të prishë marrdhëniet e zinxhirit të prodhimit apo do të lenë të largohen punnonjës që kanë krijuar eksperiencë(knoë hoë) mbi punën, shoku mund të lerë shenja të përhershme në ekonomi”, nënvizon raporti.

I njëjti ndalet edhe tek sektori bankar dhe tek masat që u morën në përgjigje të kësaj situate sa i takon politikës monetare lehtësuese. Raporti vlerëson se bankat hynë në këtë krizë me kapital të fortë dhe amortizatorë likujditeti por do të hasin vështirësi nëse kreditë nuk do të paguhen sipas planit dhe e ardhmja e biznesit të tyre mund të ndikohet në mënyrë të theksuar.

“Një paketë mbështetëse e fortë është e nevojshme për të mbështetur ekonominë në zbutje të krizës. Ndërkohë që masat do të evolojnë në mënyrë dinamike sipas ecurisë së krizës dhe mund të pritet që politikat mbështetëse, të kombinuara me një ngadalësim të theskuar të ekonomisë, të zgjerojnë në mënyrë drastike defiçitin fiskal në vitin 2020 si dhe rritje të borxhit publik. Masat kyçe përfshijnë një fond garancie që mundëson huadhënie për bizneset për të shlyer pagat si dhe rritja e një transferte sociale. Politika monetare po lehtësohet duke ofruar likujditet pa limit për sektorin bankar dhe ulja e mëtejshme e normës së poltikës do të mbështesë më tej ekonominë” thuhet në raport.

Lexo edhe:

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

Banka Botërore vlerëson se impakti në ekonominë shqiptare ndihet edhe më shumë po të kemi parasysh që COVID-19 vjen vetëm pak muaj pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të shkuar i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale por mbi të gjitha edhe njerëzore.

Këto dy problematika pritet që ta ndikojnë në mënyrë dramatike ekonominë gjatë këtij viti. Rënia e eksporteve dhe pasiguria për turizmin cilësohen po ashtu si elementë që mbështesin parashikimin pesimist.

“Porositë e eksportit janë përmbysur në një kohë kur partneri tregtar më i rëndësishëm, Italia po kalon një situatë të vështirë ekonomike. Po kështu po bëhet evidente nga dita në ditë që Shqipëria do të përballet me një sezon turistik veror jashtëzakonisht të varfër” nënvizon BB. /Monitor/

Etiketa: BBkrizaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

08:41 : 02/10/2025
AKTUALITET

Kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

17:56 : 01/10/2025
AKTUALITET

Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

21:44 : 30/09/2025
AKTUALITET

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

19:53 : 30/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Bujqësia dhe industria janë në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra!

18:41 : 29/09/2025
SPORT

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025
Para

Shkolla nuk “vlen” në Shqipëri/ Papunësia më e madhe më 2019 në mesin atyre me arsim të lartë

TË GJITHA

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025

Bashar al-Assad dyshohet se është helmuar në Moskë

19:08 : 02/10/2025

“Braçi lidhje me politikën”/ Corriere della Sera: Sarchi u godit me shkop, u varros pa u kryer autopsia

19:07 : 02/10/2025

Koka: PD, betejë për zgjedhje të parakohshme, mekanizmi i vetëm për të ndryshuar regjimin

19:01 : 02/10/2025

Këlliçi: Zgjedhjet në Tiranë farsë, nuk ka më asnjë garanci juridike në këtë proces

18:51 : 02/10/2025

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025

FOTO/ Loredana shikon filxhanin e kafesë në ChatGPT, merr përgjigjen e papritur

18:37 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com