• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLGJ “xhiron bosh”, Dvoranit ia ka mbaruar mandatin Kushtetuesja në 2016

09:14 : 05/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga BoldNews.al

Prej disa ditësh, kronikat mediatike të mbushura me lajme për Covid-19, kanë gjetur hapësirë për një diskutim institucional ndërmjet Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidentit, mbi mbarimin e mandatit të kryetarit në detyrë të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.

Duket një luftë e ashpër institucionale, por që fundi mund të jetë ai që është paravendosur që në vitin 2016-Ardian Dvorani do të qëndrojë në detyrë deri sa të emërohen më së paku 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë, me qëllim ruajtjen e “vazhdimësisë së institucionit”.

Tre muaj pasi dorëzoi një kallëzim penal për “shpërdorim detyre” ndaj Dvoranit, Presidenti Ilir Meta iu drejtua pak ditë më parë Këshillit të Lartë Gjyqësor për të shpallur mbarimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, i cili është në atë funksion që prej vitit 2005.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi mori kërkesën e Presidentit, e shqyrtoi paraprakisht dhe vendosi që t’i marrë mendim edhe vetë Ardian Dvoranit, para se të vendosë për çështjen e mandatit të tij.

Lexo edhe:

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

Të gjitha palët, pavarësisht debatit kushtetues, anashkalojnë një detaj shumë të rëndësishëm që lidhet me emrin e kreut në detyrë të Gjykatës së Lartë.

Gjykata Kushtetuese, në vitin 2016, kur ishte ende funksionale, ka vendosur që Ardian Dvoranit i ka përfunduar mandati 9-vjeçar. Por, disa mekanizma “hileqare” e mbajtën atë në detyrë.

Të njëjtat “hilera” politike më shumë se sa ligjore, të cilat pritet t’i sigurojnë atij vijimin e mandatit edhe për shumë muaj, derisa Këshilli i Lartë Gjyqësor të emërojë edhe më së paku 2 anëtarë të rinj, pas dekretimit të tre të parëve, në Mars 2020.

KLGJ “xhiron” bosh
Këshilli i Lartë Gjyqësor është angazhuar për të shqyrtuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta. Me shumë gjasë, palët presin që KLGJ të pranojë ose të refuzojë kërkesën e kreut të Shtetit.

Por, KLGJ, edhe në rast se konkludon që Dvoranit i ka përfunduar mandati, nuk do të bëj asgjë tjetër, veçse do të përsërisë atë që ka vendosur Gjykata Kushtetuese në vitin 2016.

Në Qershorin e katër viteve më parë, Kushtetuesja, me kërkesë të Partisë Demokratike, konstatoi mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Zbardhja e vendimit u zgjat rreth dy muaj. Kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese mori fuqi ligjore pas botimit në Fletoren Zyrtare, situata kishte ndryshuar.

Vetëm pak ditë para zbardhjes së vendimit, kishin hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi.

Ndër shumë parashikime të reja, ndryshimet kushtetutese parashikonin që anëtarët e Gjykatës së Lartë do të qëndronin në detyrë, edhe pas përfundimit të mandatit, derisa të zëvendësoheshin.

Pra, megjithëse Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që Dvoranit i kishte përfunduar mandati, ai do të qëndronte në detyrë derisa të zgjidhej zëvendësuesi i tij, për “të siguruar vijimësinë e institucionit”.

Këmbëngulja, pa rezultat, e Metës
Presidenti Ilir Meta argumenton në shkresën e tij drejtuar KLGJ-së, ndër të tjera, se duhet shpallur mbarimi i mandatit të Dvoranit, pasi vendi vakant i tij është plotësuar nga një prej tre anëtarëve të rinj të emëruar në Mars 2020.

Ky argument duket se nuk është i fortë, të paktën në vështrimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Shumica në KLGJ argumenton se emërimet e reja në Gjykatën e Lartë nuk janë “plotësim i vakancave” të krijuara nga mbarimi i mandatit të anëtarëve të mëparshëm.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 parashikon një sistem tërësisht të ndryshëm për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Më parë, gjyqtarët emëroheshin nga Presidenti, me miratimin e Kuvendit. Ndërsa, sipas Reformës në Drejtësi, anëtarët e Gjykatës së Lartë zgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe dekretohen nga Presidenti.

Me ndryshimin e formulës, ndryshon tërësisht edhe çështja e “vakancave”. Për pjesën më të madhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vakancat e krijuara në Gjykatën e Lartë nuk lidhen me emrat e gjyqtarëve të mëparshëm. Vakancat lidhen thjesht me numrin e nevojshëm të posteve në atë gjykatë.

Nën këtë argumentim, KLGJ duket se nuk e sheh të arsyeshme që të largojë Ardian Dvoranin, të paktën deri sa të sigurohet “vijimësia e institucionit”.

Dhe, kjo “vijimësi” mund të përmbushet kur të emërohen minimalisht 5 anëtarë të rinj, aq sa është numri i nevojshëm për krijimin e një kolegji gjyqtarësh.

Aktualisht, Gjykata e Lartë funksionon me 4 anëtarë, tre prej tyre të rinj dhe në krye Ardian Dvorani, me mandat të përfunduar.

Kryetari i ri, i cili me shumë mundësi pritet të emërohet Sokol Sadushi, ndoshta do të duhet të presë deri sa të emërohen edhe dy anëtarë të tjerë, para se të lirojë postin Ardian Dvorani.

Etiketa: Ardian DvoraniKLGJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

18:39 : 20/05/2026
AKTUALITET

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

13:19 : 11/05/2026
AKTUALITET

Apeli në kolaps/ KLGJ pranon situatën alarmante: Harta e gjyqësorit mund të rishikohet

09:04 : 28/04/2026
AKTUALITET

Mali i dosjeve në Gjykatën Administrative të Apelit, Ardian Dvorani gjen “fajtorin” tek politika e Donald Trump (Raporti)

09:00 : 12/04/2026
AKTUALITET

Berisha në SPAK: Prokurori i Përgjithshëm dhe KLGJ morën në mbrojtje Irena Gjokën

10:29 : 16/03/2026
AKTUALITET

KLGJ: Trysnia ndaj gjyqtarëve minon pavarësinë e pushtetit gjyqësor

22:57 : 06/02/2026
Para

U kap duke vjedhur panela, prangoset 41-vjeçari

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom