• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A duhet të ishin pezulluar operacionet për sëmundjet e zemrës në Shqipëri?

14:34 : 05/05/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Prej muajit mars në Shqipëri janë pezulluar ndërhyrjet kirurgjikale, përveç atyre që kanë lidhje me tumoret. Po për pacientët me sëmundje të zemrës, sa e rrezikshme është shtyrja apo pezullimi i ndërhyrjeve? Shifrat dhe ekspertët, tregojnë se sëmundjet që po bëjnë kërdinë, janë ato të zemrës, dhe numri i të prekurve në 1 vit, e kalon 3 fishin e atyre që vuajnë nga tumori.

09/03/2020 Ogerta Manastirliu: “Keni marrë vendimin për kufizimin e ndërhyrjeve operatore kirurgjikale të planifikuara duke përjashtuar këtu të gjitha ndërhyrjet operatore që kanë lidhje me patologji malinje. Të gjitha këto masa që merren nuk cenojnë aspak shëndetin për qytetarët”

Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” bëri një kërkim mbi sëmundjet të cilat kanë vdekshmërinë më të madhe në vendin tonë dhe konstatuam se sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, qëndrojnë të parat në renditje, ndjekur nga sëmundjet tumorale.

Sipas të dhënave nga INSTAT për vitin 2019 sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut qëndrojnë përballë sëmundjeve tumorale në një raport 53.2% me 16.9% . Sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë gati 36% më tepër sesa ato tumorale ose mbi trefishi i tyre.

Lexo edhe:

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

Kjo e dhënë shqetësuëse, konfirmohet edhe nga një ekspert i shëndetësisë i cili kërkon të mbetet anonim. Sipas L.S mortaliteti në Shqipëri vjen kryesisht nga sëmundjet kardiovaskulare.
“Sëmundjet e qarkullimit të gjakur përbëjnë 14.500 nga 21000 vdekje. E dyta 4000- 5000 vdekje vijnë nga semundjet malinje.”-thekson ai.

A e rrezikon këtë kategori pacientësh pezullimi i ndërhyrjeve?

Mjeku kardiolog Maksim Llambro shpjegon se në këtë situatë janë anulluar shumë ndërhyrje dhe vizita të programuara të cilat mund të paraqesin një rritje të rrezikut për shëndetin e pacienteve. Do ishte e nevojshme një vlerësim i kujdesshëm rast pas rasti për të dhënë prioritet pacienteve me risk të lartë për jetën siç janë patologjitë koronare jo stabel.

“Do ishte e këshillueshme edhe testimi për koronavirus i të gjithë pacienteve që duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të evituar kontaminimin e personelit mjekësor si një faktor i rëndësishëm në përhapjen e virusit.”-shton ai.

Në Shqipëri sipas Dr.Llambros nuk ka studime të mirëfillta përsa i përket pasojave që mund të sjellë karantina në trajtimin e patologjive kardio-vaskulare. Një studim italian i kryer në Milano ka arritur në konkluzionin se është trefishuar vdekshmeria prej infarktit të miokardit nga koha e fillimit të emergjencës Covid-19 . Është ulur me 40% numri i ndërhyrjeve në zemer. Të dhëna të ngjashme janë regjistruar edhe në vende të tjera si Spanja, Anglia dhe SHBA.

“Aktualisht shihet nje tendencë edhe në Shqipëri që pacientët vijnë në gjendje më të rënduar në spitale, për shkak të mosdiagnostikimit në kohë. Sistemi shëndetësor publik dhe privat është i pregatitur të trajtojë me siguri të plotë patologjitë akute kardiake që mund të rrezikojnë jetën e pacientëve, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi”-përfundon Llambro.

Në një vëzhgim që “Faktoje” bëri në lidhje me disa vende të rajonit, si Kosova e Maqedonia, mësoi se edhe atje janë pezulluar kategori ndërhyrjesh kirurgjikale. Këto vende kanë pezulluar vetëm ato raste të cilat konsiderohen si të lehta .
Po ashtu në një tjetër vëzhgim vende më të mëdha si Anglia, Austria SHBA kanë pezulluar operacionet por pa i specifikuar sëmundjet për të cilat bëhen ndërhyrjet.

–Anglia ka pezulluar të gjitha operacionet (jo të domosdoshme) për të paktën 3 muaj (https://www.bmj.com/content/368/bmj.m1106 )

-Australia i ka pezulluar gjithashtu pa një urdhër të dytë (https://www.msn.com/en-au/news/australia/non-urgent-elective-surgeries-have-been-cancelled-for-now-because-ofcoronavirus-heres-what-that-means/ar-BB11Isjh )

-SHBA i ka pezulluar gjithashtu pa një urdhër të dytë ( https://www.nasdaq.com/articles/u.s.-hospitals-patients-cancel-elective-surgery-as-coronavirus-spreads-2020-03-16 )

Sa është numri i operacioneve të pezulluara për të paktën dy muajt e fundit?

“Faktoje” shkoi në terren për të marrë të dhënat nga Spitali i Traumës dhe QSUT, por na u tha se kërkesa duhej paraqitur zyrtarisht dhe se do të na kthehej përgjigje shumë shpejt. Ka kaluar gati një javë që prej dërgimit të këtyre kërkesave dhe ende nuk kemi një përgjigje zyrtare.
Kërkesa dërguar Spitalit të Traumës:

Kërkesa dërguar QSUT:

Kërkesa dërguar Ministrisë së Shëndetësisë:

Edhe pse ka kaluar më tepër se një javë nuk kemi asnjë përgjigje për kërkesat e dërguara. Në rastin e parë Spitali i Traumës na ka thënë se nuk është në kopetencat e tyre dhënia e një informacioni të tillë dhe se duhet ta kërkojmë në Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo e fundit ndërkohë nuk ka kthyer asnjë përgjigje edhe pse kanë kaluar tetë ditë që prej dërgimit të kërkesës.

Ndërkohë këto masa do të vazhdojnë të kenë efektet e tyre jo mbi institucionet por mbi shëndetin e qytetarëve si në rastin e M.K 54 vjeç. Pacienti i cili pret të bëjë një ndërhyrje në zemër pas dy ditësh i është thënë se nuk mund të qëndrojë në spital më tepër se një ditë edhe pse në një situatë normale do të duhej të qëndronte tre ditë të plota. Kjo sipas spitalit është masë si shkak i emergjencës së Covid-19.

Në lidhje me këtë kategori pacientësh mjeku kardiolog Dr.Llambro përfundon duke thënë se : “Në kete situatë një faktor i cili rrezikon të provokojë rritje të sëmundshmerisë kardio- vaskulare është mos respektimi i terapive farmakologjike. Është e rëndësishme vazhdimi inkurave për hipertensionin, diabetin apo kolesterolin e lartë si faktorët kryesorë për shfaqjen apo rëndimin e sëmundjeve kardio-vaskulare. Mbajtja e kontaktit me mjekët e familjeve apo specialistët do ishte e këshillueshme . Mos të neglizhojmë simptoma si dhimbja e gjoksit, marrja e frymës apo rënia e të fiktit, por t’i drejtohemi sa më shpejt strukturave spitalore për diagnostikim në kohë të sëmundjeve jetëkërcënuese”./Faktoje.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026
NDRYSHE

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026
RAJONI

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026
Para

Inter-Bayern Munich, gati marrëveshja e re për Ivan Perisiç

TË GJITHA

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom