• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rënie në bursa pas acarimit të retorikës mes SHBA e Kinës

17:21 : 04/05/2020
në BOTA

Bursa amerikane pësoi rënie në një numër të indekseve kryesore pas acarimit të retorikës mes SHBA dhe Kinës. Rënie shqetësuese në çmimin e aksioneve u regjistruan edhe në bursat aziatike dhe evropiane.

Komentet e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo se “ka prova të shumta” që koronavirusi e ka origjinën nga një laborator kinez, kanë irrituar tej mase Pekinin. Këto komente pasojnë kërcënimet e Presidentit Trump javën e kaluar se do të vendosë tarifa të reja kundër Kinës si rezultat i reagimit të autoriteteve kineze ndaj koronavirusit.

Kërcënimet e ndërsjellta nga dy ekonomitë më të mëdha të botës kanë shtuar shqetësimet se rënia ekonomike do të acarohet më tej me vazhdimin e masave hakmarrëse mes SHBA dhe Kinës.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pomopeo përsëriti dje akuza të ngritura më parë nga administrata amerikane se koronavirusi e ka origjinën në një laborator në Wuhan.

Në një intervistë në emisionin e rrjetit ABC “This Week with George Stephanopoulos” Sekretari i Shtetit Pompeo u shpreh se nuk vë në dyshim përfundimet e shërbimeve të zbulimit se virusi nuk ishte krijuar në laborator, por shtoi se hetimet vazhdojnë për të zbuluar faktet.

Lexo edhe:

Shtetet e Bashkuara kanë teknologjinë më të mirë/ Analiza: A do ta përvetësojë Kina më shpejt?

Për çfarë ranë dakord Koreja e Jugut dhe SHBA-të për të arrestuarit në fabrikën e Hyundai në Gjeorgji?

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pomopeo tha të dielën se ka “prova shumë të mëdha” se pandemia e koronavirusit e ka origjinën në një laborator në Wuhan të Kinës, jo në nje treg në qytet. Por ai nuk pranoi të deklaronte nëse administrata amerikane beson se virusi ishte lëshuar në publik qëllimisht.

“Të mos harrojmë se Kina ka një historik të përhapjes së infektimeve në botë; një historik të operimit të laboratoreve jashtë standardeve. Nuk është hera e parë që bota ekspozohet ndaj viruseve, si rezultat i dështumeve në një laborator kinez.

Shërbimet e zbulimit vazhdojnë punën dhe duhet të vazhdojnë për të vërtetuar cfarë ndodhi. Por mund t’ju them se ka prova të konsiderueshme se virusi e ka origjinën në një laborator në Wuhan,” tha zoti Pompeo.

Zyrtarë amerikanë të zbulimit thanë javën e kaluar se po analizojnë nëse epidemia filloi si rezultat i mikrobit që kaloi nga kafshë të egra te njeriu apo nga një aksident në laborator në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se ekziston “një masë e madhe bindjeje” se virusi e ka origjinën në një laborator që po studionte praninë e tij tek lakuriqët e natës.

Zoti Pompeo tha se nuk kishte arsye për të vënë në dyshim konsensusin e agjencive amerikane të zbulimit se virusi nuk është “krijuar apo modifikuar nga njeriu në laborator”.

Por ai fajësoi Kinën se ishte vonuar në informimin e botës për këtë kërcënim nga COVID-19. Ai tha se numri i viktimave nuk do të ishte kaq i lartë nëse Kina “do të ishte përpjekur te fshihte dhe ngatërronte botën. Kina përdori edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë si vegël për të njëjtin qëllim”.

“Mund të konfirmojmë se Partia Komuniste e Kinës bëri të pamundurën për të garantuar që bota nuk do të mësonte në kohë se cfarë po ndodhte. Ka plot prova për këtë,” tha zoti Pompeo.

Sekretari i Shtetit shtoi se shkencëtarët amerikanë e ndërkomëtarë nuk ishin lejuar të vizitonin laboratorin e Wuhanit dhe se Kina nuk kishte ofruar mostra të virusit origjinal.

Tani, tha zoti Pompeo, Kina kishte filluar një fushatë dizinformimi për të mos lejuar që bota të zhvillojë hetime për të vërtetën, duke dëbuar gazetarët nga territori i saj. Por ai tha se Presidenti Trump kishte theksuar qartë se Shtetet e Bashkuara do t’i kërkojnë llogari Kinës./VOA/

Etiketa: kinaRenie ne BursaretorikeSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Shtetet e Bashkuara kanë teknologjinë më të mirë/ Analiza: A do ta përvetësojë Kina më shpejt?

18:34 : 07/09/2025
BOTA

Për çfarë ranë dakord Koreja e Jugut dhe SHBA-të për të arrestuarit në fabrikën e Hyundai në Gjeorgji?

17:44 : 07/09/2025
BOTA

SHBA/ Operacion kundër emigrantëve të paligjshëm në Massachusetts, 1500 të arrestuar

17:07 : 07/09/2025
BOTA

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

15:43 : 07/09/2025
BOTA

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

09:26 : 07/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
Para

Sfidat për kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com