• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimi në Kodin Zgjedhor/ Datat e reja për votimet, skema që propozohet

17:28 : 28/04/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi i ri COVID-19 e ka ndërprerë në mes jetën politike me axhendën, akuzat dhe kundërakuzat e saj.

Një nga punët që ka mbetur pezull prej 10 marsit është edhe ajo për Reformën Zgjedhore. E planifikuar për t’u përmbyllur në 15 mars, pasi palët politike u ulën në tryezë, përmbyllja e Reformës Zgjedhore tashmë duket shumë larg.

Por megjithatë, propozimet dhe idetë që janë hedhur në takimet e bëra gjatë muajve të parë të këtij viti, vijojnë të mbeten në tryezë dhe me kalimin e gjendjes së jashtëzakonshme të pandemisë do të diskutohen nga palët politike. Një nga këto propozime ka të bëjë edhe me datën e zhvillimit të zgjedhjeve, që parasheh ndryshimin e periudhës së përcaktuar për të vendosur datën e votimit, si ato të përgjithshme, edhe ato lokale.

Sipas këtij propozimi të shtruar në tryezën e Reformës Zgjedhore, data e zgjedhjeve do duhet të zgjidhet mes 15 prillit dhe 15 majit në pranverë, ose nga 1 tetori deri në 1 nëntor në vjeshtë. Aktualisht, fasha kohore e gjetjes së një date për zgjedhjet është nga 1 marsi deri në 30 qershor, gjë e cila ka bërë që në pjesën më të madhe të rasteve, zgjedhjet janë zhvilluar në muajin e parë të verës, të paktën në dekadën e fundit.

Me këtë ide. Presidentit i vihen në dispozicion 4 të diela në pranverë dhe 4 të diela të tjera në vjeshtë, për të caktuar datën e zgjedhjeve. Burime i thanë gazetës “Panorama” se ky propozim është hedhur në tryezë, por për shkak të agjendës së ngjeshur të çështjeve dhe punimeve në një kohë të shkurtër, ende nuk ishte diskutuar nga anëtarët e saj. Edhe në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore konfirmuan se ky propozim nuk është paraqitur ende në formë zyrtare, por nuk e mohuan ekzistencën e tij.

Lexo edhe:

“Balanca e pushteteve në rrezik”/ Tabaku: Nuk mund të ketë demokraci, kur sulmohet opozita

Basha: Kodin e ri Zgjedhor do e çoj në Kushtetuese

Ky propozim i shtruar në tryezën e Reformës Zgjedhore besohet se bëhet me qëllim për t’i shmangur proceset zgjedhore nga sezoni veror, pasi është konkluduar se ndikimi në sektorin e turizmit nuk ka qenë pozitiv. Në situata zgjedhore dhe fushatë elektorale, nuk i jepej mundësia sektorit të turizmit që të kishte një ecuri normale.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ky propozim dhe pikat e tjera që kanë mbetur pezull në Komision e Reformës Zgjedhore dhe në tryezën ndërpartiake, do duhet të marrin zgjidhje sa më shpejt, në mënyrë që të jenë gati për zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Kujtojmë se opozita jashtë Parlamentit dhe maxhoranca, vetëm në muajin janar të këtij viti arritën të ulen në tryezë për Reformën Zgjedhore, pasi më herët, për disa muaj me radhë, puna ishte bërë veçmas, opozita në selinë e PD dhe maxhoranca me opozitarët parlamentarë në Komisionin e Reformës.

Një nga çështjet më të nxehta që pritet të diskutohet menjëherë pasi të rikthehet gjendja normale, do të jetë ajo e sistemit zgjedhor. Kjo është edhe pika ku opozita parlamentare ka insistuar dhe ka kërcënuar me veto, ndërsa maxhoranca dhe opozita e bashkuar janë shprehur të gatshme për të dëgjuar, por pa dalë në propozime dhe ide konkrete.

KUME: PUNA PËR REFORMËN ZGJEDHORE TË VAZHDOJË ONLINE

Që nga data 9 mars, kur është mbajtur mbledhja e fundit e tryezës për Reformën Zgjedhore, kjo çështje është lënë pas dore. Nisur nga kjo gjendje, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume, në një intervistë për ‘Ora news’, ka thënë se duhet të rinisë puna edhe për këtë çështje me mbledhje online. Kume tha se palët mund t’i diskutojnë propozimet e tyre edhe në distancë, që kur gjendja të shkojë drejt normalizimit ta kenë më të lehtë përmbylljen e saj. “Duhet të punojnë në distancë, nuk kanë se çfarë të presin më. Ashtu si shumë punë të tjera, po. Një punë e tillë është e domosdoshme pasi nuk do të jetë e lehtë të arrihet në dakordësinë në radhë të parë politike realizohen online, mësimi në shkolla psh, e njëjta gjë mund të bëhet edhe për reformën dhe pastaj dakordësinë e shprehur në termat e legjislacionit, për të bërë të gjitha ato që janë kërkuar dhe janë deklaruar nga palët”, tha Kume. /Panorama/

Etiketa: datat e votimevepropozimereforma zgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Balanca e pushteteve në rrezik”/ Tabaku: Nuk mund të ketë demokraci, kur sulmohet opozita

09:56 : 30/09/2024
AKTUALITET

Basha: Kodin e ri Zgjedhor do e çoj në Kushtetuese

20:30 : 29/07/2024
AKTUALITET

BIRN: Pakti për “listat e kryetarëve” ngre shqetësime për zgjedhjet e vitit 2025

09:07 : 28/07/2024
AKTUALITET

Berisha: Mos u gaboni nga ata që u servirin për reformë atë që nuk është reformë

20:47 : 27/07/2024
AKTUALITET

“Vrastare për opozitën”, Sula sqaron pse votoi kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

20:28 : 27/07/2024
AKTUALITET

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bardhi: Zbatuam 3 vendimet e Gjykatës Kushtetuese

17:00 : 27/07/2024
Para

Gjest i madh nga Fabregas, spanjolli bën të pabesueshmen!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com