• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë në Durrës, sekuestrohen kamerat e sigurisë/ Shoqërohen 30 persona

23:48 : 27/04/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan pasditen e së hënës me armë automatike në zonën e Nish Tullës në Durrës.

Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa banorë të zonës kanë njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Viktimat janë gjetur në automjetin e tyre, ndërsa njëri ishte avokat dhe tjetri kishte biznese.

Dyshohet se ato janë ekzekutuar nga tre persona, që lëviznin me një tjetër automjet.

Viktimat, vëllezër me origjinë nga Gjegjani i Pukes, jetonin në Durrës prej 20 vitesh.

Lexo edhe:

Kinezja gjendet pa shenja jete në një taksi pranë “Urës së Dajlanit”

Masakra me dy të vra*ë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në burgun 302 në Tiranë

36-vjeçari Besmir Haxhia është një emër i skeduar nga drejtësia ndërkombëtare. I njohur me nofkën “Miri i Kolës”, ai ishte dënuar me disa vite për trafik droge, dhe me pas është rikthyer në Durrës.

Ndërsa i vëllai , 27 vjeçari Viktori, ishte avokat me licencë prej 3 vitesh, por pa qenë aktiv në sistemin e drejtësisë.

Dy vëllezërit kishin në pronësi prej vitesh, disa biznese në Durrës të cilat kanë qenë në emër të avokatit Viktor Haxhia, pasi Besmiri ishte me precedent penal.

Ata dispononin një pikë makinash me qira, lavash, nje exchange dhe karrotrec automjetesh.

Burimet e ABC News mësojnë gjithashtu se 3 personat që i ndiqnin, hapën zjarr ndaj tyre me të mbërritur në pikën e automjeteve me qira, duke qëlluar me breshëri automatike ndërsa vëllezërit ndodheshin në makinën , tip “Golf”.

55 plumba kanë rënë mbi këtë makinë, e për tu siguruar se të dy kishin vdekur, njëri nga atentatorët ka dalë nga makina për të verifikuar këtë, dhe më pas janë larguar me automjetin në drejtim të Shkozetit.

Policia ka disa pista në hetim, njëra prej të cilave me kryesorja është ajo e larjes së hesapeve për borxhe të pashlyera.

Nuk përjashtohet dhe vrasja për shkak të ndonjë konflikti të ndodhur ditëve të fundit.

Në biznesin ku u krye krimi i dyfishtë, gjendeshin 8 kamera sigurie edhe të dyqaneve përreth, nga të cilat mund të zbardhet e vërteta.

Nuk dihet nëse ato kanë qenë ndezur në momentin e ekzekutimit, pasi një pjesë e sipërmarrjeve qëndrojnë të mbyllura për shkak të izolimit, por pritet që të kontrollohen kamerat nëse kanë fiksuar autorët.

Policia shoqëroi mbi 30 persona, e në vendngjarje ishte dhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Forca të shumta policore vendosën postblloqe në pikat hyrëse e dalëse të qytetit. Edhe në rrugët dytësore është ushtruar kontroll i personave dhe automjeteve.

Vetëm dy muaj më parë, 500 metra larg vendngjarjes së këtij krimi, u ekzekutuan dy persona.

Anxhelo Avdia, i sapokthyer nga Anglia dhe tjetri Dorian Shkoza, i dënuar me 8 vjet për trafik droge në Durrës e që kishte lënë qelinë në vitin 2010.

Ata u ekzekutuan me plumba, e sot e kësaj dite policia nuk di asgjë për autorët.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Etiketa: Durreskameravrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kinezja gjendet pa shenja jete në një taksi pranë “Urës së Dajlanit”

21:22 : 13/09/2025
AKTUALITET

Masakra me dy të vra*ë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në burgun 302 në Tiranë

20:26 : 13/09/2025
AKTUALITET

“Të hapen kamerat!”/ 52-vjeçari ndërroi jetë në paraburgim, familjarët akuzojnë për neglizhencë

15:17 : 13/09/2025
AKTUALITET

Durrësi nën ujë/ PD: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna ndër vite nga institucionet e BE-së?

11:57 : 13/09/2025
AKTUALITET

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025
AKTUALITET

Merr flakë në lëvizje një autobus në Durrës

15:30 : 11/09/2025
Para

Covid-19 në SHBA, mbi 1 mln të prekur dhe 56323 viktima

TË GJITHA

Horoskopi, 14 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 13/09/2025

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025

Evropa përballet me sfida të mëdha për t’i luftuar kërcënimet nga dronët rusë

22:37 : 13/09/2025

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025

Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti: Mund të jenë konsumuar dhe nga shqiptarët

22:05 : 13/09/2025

Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët

21:51 : 13/09/2025

Tritoli tek hoteli i Dakos, policia: U gjet në një vazo lulesh

21:30 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com