Nga Sylvie Kauffmann
Çfarë do të mbetet nga rendi ndërkombëtar i trashëguar nga Lufta e Dytë Botërore pas krizës së Covid19? Çfarë ndryshimesh gjeopolitike pritet të ketënë krahasim me botën parapandemisë?
Është shumë herët për ta thënë, sepse askush nuk mund të caktojëdatën e përfundimit të kësaj krize.Kur kanë kaluar tre muaj nga dita që bota mësoi për virusin në Kinë; pandemia ka mbuluar planetin, duke ardhur nga Irani, më pas Evropë.
SHBA-tëjanë aktualisht epiqendra, e cila nuk dihet se ku do të jetë nesër.Këta tre muaj kanë shkaktuar shqetësime të thella në rendin botëror.Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar për ndryshimet nëbotën e re, një moment historik është tashmë në zhvillim.Ai po sjell një përshpejtim brutal të tendencave që ishin në veprim edhe para krizës.
Tërheqja amerikane
Ardhja në pushtet e Donald Trump në vitin 2017, pas vitesh në rritje të mosinteresimit nga fuqia kryesore ekonomike dhe ushtarake për ushtrimin e udhëheqjes botërore, dhe doktrina e tij “Amerika e Para” dhanë sinjalin: Shtetet e Bashkuara do të shqetësoheshin kryesisht vetëm për veten e tyre.Përhapja e virusit në mes të fushatës presidenciale në nëntor dhe katastrofa ekonomike që ajo sjell me vete e kanë acaruar këtë proces. Presidenti Trump i ka kthyer shpinën Evropës dhe ka mbetur i shurdhër për çdo bashkëpunim ndërkombëtar.
Për dallim nga Presidenti Obama, i cili u angazhua në luftën kundër virusit Ebola në 2014, Trump vendosi të pezullojë kontributin amerikan në OBSH, edhe pse jemi në mes të një krize shëndetësore.Në të njëjtën kohë, kriza ka ekspozuar ndjeshmërinë e modelit shoqëror dhe politik amerikan: 22 milion të papunë, shumë prej të cilëve e gjejnë veten pa sigurime shëndetësore, një sistem i pamjaftueshëm i shëndetit publik, një vend i ndarë, një ekip jofunksional në Shtëpinë e Bardhë, një president në konflikt të hapur me qeveritarët. Për sa i përket imazhit, humbja e prestigjit është e tmerrshme.
Sulmi kinez
Me një guxim dhe shpejtësi që i kapi vendet e perëndimit në befasi, Pekini, pas vështirësive për kontrollin e epidemisënë Wuhan, nisi një ofensivë planetare të diplomacisë humanitare, e dyfishuar nga një operacion i gjerë propagandistik, duke përfituar edhe nga tërheqja amerikane prej skenës botërore.Gjithnjë e më pak e rezervuar në pohimin e ambicieve të saj nëvitet e fundit, Kina e Xi Jinping nuk ishte treguar kurrë aq agresive, duke u mbështetur në dërgesat e maskave dhe pajisjeve mjekësore, të pasqyruara gjerësisht në rrjetet sociale perëndimore.
Udhëheqësit evropianë gjithashtu po vënë në dyshim tëhapur vërtetësinë e shifrave të Kinës për shtrirjen e epidemisë dhe informacionin e saj mbi origjinën e virusit, duke kërkuar më shumë transparencë.KJo vjen pasi ata janë të zemëruar edhe nga shfrytëzimi politik i vështirësive të tyre nga Pekini, i cili dërgoi maska në disa vende, në vend që ti kalonte në emër tëBashkimit Evropian. Por edhe Kina, gjithashtu, do të duhet të menaxhojë tronditjen e saj ekonomike, me një rënie të PBB së saj me 6.8% në tremujorin e pare të 2020.Dy faktorët përcaktues në konkurrencën midis dymëtë mëdhenjve, SHBA dhe Kinës janë: cili prej tyre do të ketë aftësinë më të madhe për ringjalljen e ekonomisë dhe cili do të fitojë garën për gjetjen e vaksinës?
Evropa në kërkim tësolidaritetit
BE-ja nuk qe e gatshme të merrej me krizën e shkaktuar nga Covid19, as në aspektin shëndetësor, as politik e as ekonomik, duke e nënvleftësuar përmasën e krizës, për sa kohë që epidemia ishte e kufizuar në Kinë. BE-së gjithashtu i mungoi ndjeshmëria kur shpërtheu epidemia në veri të Italisë: politika shëndetësore është përgjegjësi e secilit shtet,por solidariteti i shteteve anëtare gjithashtu mungoi, kur Roma dhe Madridi bënëthirrje për ndihmë.Kufijtë janë mbyllur brenda zonës së Shengenit, Gjermania dhe Franca kanë ndërmarrë masa për të ndaluar eksportin e pajisjeve mjekësore në shkelje të rregullave të tregut të brendshëm.
Është e qartë se për secilën qeveri, kur mbron njerëzit e vet, është shteti ai që shihet si mbrojtës dhe jo BE-ja.Pas javëve të para të hezitimit, institucionet evropiane kanë rifilluar udhëtimin e tyre për t’i ndihmuar shtetet anëtare të përballen me pasojat e mbylljes së zgjatur të ekonomive të tyre.Banka Qendrore Evropiane ka marrë masat e nevojshme.Por pjesa mëe vështirë mbetet për tu bërë. A do t’i rezistojnë BE-ja dhe aurozona kësaj prove të re?E mira është se epidemia nuk e ka goditur BE-në kudo njëlloj. Disa vende ose zona të tilla, si Gjermania, Austri, Skandinavia, Evropa Qendrore, por dhe Greqia e Portugalia ose janë kursyer relativisht ose kanë rezistuar mëmirë. Dhe shteti i mirëqenies sociale, treguesi i shoqërive evropiane, e luajti rolin e tij plotësisht.
Globalizimi në pikëpyetje
Tashmë i akuzuar para pandemisë, nga një rrymë e fortë anti-globaliste, qëe bën përgjegjës për rritjen e pabarazive dhe shkatërrimin e klasave të mesme në vendet e zhvilluara, globalizimi përsëri po cilësohet si fajtor për mungesat që pengojnë trajtimin e të sëmurëve në perëndim.Absurditeti i rrjeteve të furnizmit, të cilat kanë bërë që vendet e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) të vareshin nga Kina për furnizimin e tyre me maska dhe respiratorë, nga Kina dhe India për prodhim e ilaçeve, ka dalë në sipërfaqe. Zhvendosjet në sektorët e shëndetit dhe autonomisë industriale janë kthyer përsëri në rend të ditës.
Rënia e qeverisjes globale, kthimi i shtetit
Apeli i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, për një armëpushim të përgjithshëm gjatë pandemisë nuk arriti ta maskojë pafuqinë e organizatës së tij përballë krizës.Këshilli i Sigurimit u mblodh vetëm një herë.OBSH, në vijën e parë, dështoi seriozisht përballëpresionit nga Kina, duke vonuar fillimin e procedurave të alarmit global.G7, për të cilin Shtetet e Bashkuara supozohet të mbajnë presidencën në vitin 2020, ka qenë tërësisht jo funksionale, pavarësisht përpjekjeve të Francës për të aktivizuar levën amerikane.
Kryesuar nga Arabia Saudite, G20 u kufizua në një marrëveshje për të pezulluar ripagimet e borxhit për 76 vende në zhvillim deri në fund të vitit.Dhuna e krizës dhe refleksi proteksionist i shteteve kanë aktivizuar një dinamikë të fuqishme të nacionalizmit kundër globalizmit. Multilateralizmi ishte në mbrojtje para fillimit të koronavirusit; sot është shumë më i dobët, edhe nëse FMN dhe Banka Botërore do të jenë në gjendje të dëshmojnë dobinë e tyre për të ardhur masivisht në ndihmë të botës në zhvillim.
Demokracitëliberale vs autokraci
Efekt i papritur për “koronakracitë”?Regjimet autokratike shpesh kanë përfituar nga kriza dhe masat emergjente që vendosen për të forcuar kontrollin mbi shoqërinë ose organet e qeverisjes.Në mes të pandemisë, Kina dëboi korrespondentët e tre gazetave më të mëdha amerikane si përgjigje ndaj masave për të kufizuar numrin e diplomatëve kinezë në SHBA. Disa figura kryesore tëlëvizjes demokratike u arrestuan në Hong Kong.
Turqia, e cila ka vazhduar operacionet në Libi, ka liruar 90,000 të arrestuar për të zvogëluar përhapjen e virusit në burgje, por të gjithë të burgosurit politikë janë mbajtur në paraburgim. Kryeministri Viktor Orban është kritikuar gjerësisht për marrjen e masave emergjente për një periudhë të pakufizuar.Vendimi i Polonisë për të mbajtur zgjedhjet presidenciale të 10 majit, në të cilat presidenti në detyrëështë i favorizuar, duke përdorur votimin postar, gjithashtu ështëkundërshtuar.Falë efikasitetit të administrimit vertikal të krizës shëndetësore, menjë aplikim shumë të fortëkontrollesh dhe mbikëqyrjesh masive, regjimi kinez dëshiron të shërbejë si model.
Por, përveç problemit të përgjegjësisë së Kinës për fillimin e pandemisë, disa demokraci kanë arritur ta frenojnë atë pa përdorur masa shtypëse: Gjermania, Austria, Greqia, Portugalia, Suedia, Koreja e Jugut, Tajvani…etj. Në këtë fazë të pandemisë, Presidenti Rus Vladimir Putin po përballet fortësisht. Përhapja e virusit në Moskë e detyroi të hiqte dorë së pari nga referendumi i 22 prillit, që do të lejonte që ai të legjitimojë projektin e tij të qëndrimit në pushtet pas vitit 2024, pastaj anuloi ceremonitë e 75 vjetorit të fitores, më 9 maj, kurorëzimi i tregimit historik mbi madhështinë e Rusisë.
Nga ana tjetër, rënia e kërkesës për naftë do të ketë një efekt katastrofik në ekonominë e vendit, në një kohë kur zoti Putin po kërkonte posaçërisht të rrisë shpenzimet publike.Kriteret mbi të cilat qytetarët gjykojnë udhëheqësit e tyre padyshim që do të ndryshojnënë favor të kësaj pandemie: mbrojtja e shëndetit, ushqimit dhe sigurisë së tyre mjedisore do të bëhet një faktor mbizotërues. Qeveri që keqmenaxhuan krizën, si ajo e Presidentit Jair Bolsonaro në Brazil, mund të përballen me pasoja të rënda politike e sociale.
Të panjohurat e Afrikës
Afrika po mban frymën e saj.Nëse epidemia përhapet në mënyrë masive, dobësia e infrastrukturës spitalore dhe pamundësia e një kontrolli efektiv përbëjnë pengesa të mëdha, edhe pse mosha e re e popullatës dhe përvoja e fituar tashmë në luftë kundër epidemive janë pasuri.Pasojat ekonomike dhe sociale të krizës mund të jenë të rënda, dhe mund të çojnë në boshllëqe politike në shtete të brishta ku elitat qeverisëse diskutohen.
Aktorët e rinj ndërkombëtarë
Nëgjysmën e botës ështëshenjtëruar triumfi i dixhitalizimit. Jeta e pas-mbylljes padyshim që do të përfshijë edhe më shumë kontroll dixhital të individëve për të ndjekur sigurinë e tyre shëndetësore. Gjigandët e Internetit dhe ndikimi i tyre në funksionimin e shoqërisë dhe organizimin e jetës ekonomike po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm: ne tashmë mund ta shohim këtë me rolin e luajtur nga Jeff Bezos, bosi i Amazon.
Kompanitë e bioteknologjisë do të jenë po ashtu kryesore.Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates tashmë luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e botës në zhvillim; ai është bërëlojtar kryesor në këtë fushë, me pezullimin e kontributit të SHBA-së për OBSH-në, për tëcilën themeluesi i Microsoft është kontribuesi i dytë më i madh. Bill Gates kishte paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për rrezikun e një pandemie që në vitin 2015.Fondacioni i tij kontribuoi 250 milion dollarë (230 milion euro) për të mbështetur luftën kundër Covid19 dhe kërkimet për një vaksinë.
Asgjë nuk është fikse, gjithçka mund të ndryshojë.E vetmja gjë e sigurt në këtë pikë është se një virus global ka sulmuar seriozisht themelet tashmë të lëkundura të rendit ndërkombëtar që trashëguam nga shekulli i 20-të./Le Monde
/Përktheu: Mapo.al/