• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dalai Lama: Jo vetëm lutje, nevojitet shumë mendim

20:40 : 19/04/2020
në BOTA

Disa herë miqtë më kërkojnë ti ndihmoj për problemet e tyre në këtë botë, duke përdorur “fuqitë magjike”. Unë gjithmonë u them atyre që Dalai Lama nuk ka fuqi magjike. Po të kisha, nuk do të ndieja dhimbje në këmbë ose dhimbje në fyt. Ne, si qenie njerëzore, jemi të gjithë njësoj, kemi përvoja të njëjta frikërash, të njëjtat shpresa, të njëjtat paqartësi.

Nga këndvështrimi budist, çdo qenie e gjallë vuan nga sëmundjet, pleqëria dhe vdekja. Por si qenie njerëzore, ne kemi aftësinë të përdorim mendjet tona për të mposhtur dhimbjen, zemërimin, panikun dhe lakminë.

Vitet e fundit kam theksuar “çarmatimin emocional”: të përpiqem t’i shoh gjërat realisht dhe qartë, pa ngatërrim frike ose tërbimi. Nëse një problem ka një zgjidhje, ne duhet të punojmë për ta gjetur atë; nëse nuk e bëjmë, nuk kemi nevojë të humbasim kohë thjeshtë duke menduar për të.

Ne Budistët besojmë se e gjithë bota është e ndërvarur. Kjo është arsyeja pse unë flas shpesh për përgjegjësinë universale. Përhapja e këtij koronavirusi të tmerrshëm ka treguar se ajo që ndodh me një person, së shpejti mund të prekë çdo qenie tjetër. Por gjithashtu na kujton se një veprim i dhembshur dhe konstruktiv – qoftë kur punon në spital ose thjesht kur je duke mbajtur distancim social – ka potencialin për të ndihmuar shumë.

Që kur u shfaqën lajmet për koronavirusin  në Ëuhan, unë jam lutur vazhdimisht për vëllezërit dhe motrat e mia në Kinë dhe kudo tjetër. Tani mund të shohim që askush nuk është imun ndaj këtij virusi. Të gjithë jemi të shqetësuar për të dashurit tanë dhe të ardhmen tonë, si për ekonominë globale ashtu edhe për shtëpitë tona individuale. Por lutja nuk është e mjaftueshme.

Lexo edhe:

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

Kjo krizë tregon se të gjithë duhet të marrim përgjegjësi aty ku mundemi. Ne duhet të kombinojmë kurajon që mjekët dhe infermierët po tregojnë nëpër spitale, për të filluar ta kthejmë këtë situatë në favorin tonë dhe të mbrojnë të ardhmen tonë nga kërcënime të tilla.

Në këto kohë të një frike të madhe, është e rëndësishme që të mendojmë për sfidat afatgjata – dhe mundësitë – e të gjithë globit. Fotografitë e marra nga hapësira tregojnë qartë se në planetin tonë blu nuk ka kufij të vërtetë. Prandaj, të gjithë ne duhet të kujdesemi për të dhe të punojmë për të parandaluar ndryshimin e klimës dhe forcat e tjera shkatërruese. Kjo pandemi shërben si një paralajmërim se vetëm duke u bashkuar me një përgjigje të koordinuar globale, ne do të përballojmë madhësinë e paparë të sfidave me të cilat po përballemi.

Ne gjithashtu duhet të kuptojmë se askush nuk është i imunizuar nga vuajtjet, dhe të shtrijmë duart tona për ata që nuk kanë shtëpi, burime ose familje për t’i mbrojtur. Kjo krizë na tregon se ne nuk jemi të ndarë nga njëri-tjetri – edhe kur jetojmë larg. Prandaj, të gjithë ne kemi një përgjegjësi të ushtrojmë dhembshurinë dhe të ndihmojmë.

Si një Budist, Unë besoj në parimin e përjetësisë. Përfundimisht, ky virus do të kalojë, pasi kam parë luftëra dhe kërcënime të tjera të tmerrshme të kalojnë në jetën time. Ne do të kemi mundësinë për të rindërtuar komunitetin tonë global, siç kemi bërë shumë herë më parë.

Sinqerisht shpresoj që të gjithë mund të jetojmë të sigurt dhe të qetë. Në këtë kohë të pasigurisë, është e rëndësishme që të mos humbim shpresën dhe besimin në përpjekjet konstruktive dhe të kuptojmë gjithashtu se duhet të bëjmë më shumë. /TIME

Dalai Lama është lideri shpirtëror i Budistëve të Tibetit dhe fitues i Çmimit Nobel.

Etiketa: #koronavirusi#boldnews

Lajme të lidhura

SHENDETI

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

17:59 : 14/06/2021
SHOW BIZ

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

10:08 : 03/11/2020
SHOW BIZ

Alketa Vejsiu gënjeu se është infektuar me Covid-19? Moderatorja e revoltuar i kthehet keq ndjekëses: S’mendova për ty

09:14 : 23/10/2020
SHOW BIZ

Orinda Huta udhëton jashtë vendit në mes të pandemisë dhe ndan pamjen e trishtë (Foto)

15:40 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Këngëtarja i afrohet ta takojë, Rudina Magjistari e qorton: Të lutem largohu (Video)

10:00 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Covid-19/ Shtyhet premiera e “The Batman”

15:52 : 16/10/2020
Para

Tsai Ing-wen: Tajvani, rruga që ndoqëm për të mundur pandeminë

TË GJITHA

Stuhia godet Sarandën, ka të plagosur! Pemë të rrëzuara, trotuare dhe makina të dëmtuara

00:32 : 22/07/2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente/ VIDEO

23:13 : 21/07/2026

Kujdes me vendimet dhe shpenzimet/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 21/07/2026

17 kg kokainë në motorin e makinës së prishur/ Arrestohet shqiptari në Francë, po transportonte mjetin me karrotrec

22:56 : 21/07/2026

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetultrabetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet