• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Ligjvënësit amerikanë, shqetësim për qasjen e administratës ndaj Serbisë dhe Kosovës

11:35 : 15/04/2020
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE, RAJONI

Ligjvënësit Engel dhe Menendez i shkruajnë një letër sekretarit të shtetit për Politikën e Jashtme, Mike Pompeo ku i shprehin shqetësim për qasjen që administrata amerikane ka ndaj Serbisë dhe Kosovës.

Dy ligjvënës amerikanë, Eliot Engel dhe Bob Menendez i dërguan dy ditë më parë një letër ministrit amerikan të Jashtëm, Mike Pompeo, në të cilën i shprehin shqetësimin për taktikat e ashpra që përdor administrata amerikane ndaj Kosovës, duke anashkaluar përpjekjet e Serbisë për anulimin e njohjeve të Kosovës dhe lidhjet që ajo ka me Rusinë.

Në letrën dërguar më 13 prill 2020, ligjvënësit nga komisionet e të dy dhomave të Kongresit Amerikan, i bëjnë thirrje administratës së presidentit Trump, që të vazhdojë përpjekjet diplomatike për të zgjidhur konfliktin Kosovë- Serbi në një mënyrë që të jetë e ndershme për të dy vendet, në përputhje me ligjet amerikane dhe politikat afatgjata.

Dënohet pa të drejtë qeveria e atjeshme

Deputeti Eliot Engel, kryetar i Komisionit për çështjet e jashtme të Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan, dhe senatori Bob Menendez, anëtar i Komisionit për marrëdhëniet me jashtë të Senatit, Dhomës së Lartë të Kongresit, shkruajnë në letrën e tyre se administrata aktuale “ka qasje të ashpër ndaj Kosovës duke e dënuar pa të drejtë qeverinë e re të atjeshme, ndërkohë që fushata e Serbisë për të anuluar njohjet e Kosovës nga vendet e tjera dhe lidhjet e Serbisë me Kremlinin, anashkalohen pa u vënë re”.

Lexo edhe:

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

SHBA mund të nxjerrë monedhë me imazhin e Trump

“Ne po ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin për rolin që SHBA luan në procesin e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë,” shkruajnë Engel dhe Menendez. Ata shprehin pëlqimin që administrata amerikane i përkushtohet burimeve diplomatike për zgjidhjen e konfliktit Serbi- Kosovë. “SHBA ka luajtur historikisht rol konstuktiv në rajon duke filluar me dhënien fund të luftës në Bosnjë, mbikqyrjen e Marrëveshjes së Ohrit, njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës dhe mbështetjen e reformave demokratike në Serbi,” shkruajnë ata, duke vënë theksin në koordinimin e diplomacisë amerikane me atë europiane si kyç për suksesin e përpjekjeve diplomatike: ”Çdo përpjekje për të krijuar një shteg në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, duhet bërë në bashkëpunim me Brukselin dhe kryeqytetet e tjera kyçe të kontinentit europian.”

Mbasi bëjnë një shpjegim të vendosjes dhe heqjes së tarifave, Engel dhe Menendez shkruajnë se “Kosova është një aleat i ngushtë i SHBA dhe ne ju kërkojmë me ngulm të gjeni një qasje të durueshme dhe konstruktive me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike”, për t’i dhënë asaj mundësinë të ngrejë ekipet e ministrive dhe të bëjë të njohur politikat.

“Presioni publik amerikan ndaj Serbisë ka rënë”

Dy ligjvënësit shkruajnë në letrën e tyre drejtuar sekretarit amerikan të shtetit për politikën e jashtme, se që nga 23 janari, kur ambasadori Grenell i kërkoi Serbisë t’ i japë fund fushatës për anullimin e njohjeve të Kosovës, duke i kërkuar në të njëjtën kohë Kosovës që të heqë tarifat, “presioni publik amerikan ndaj Serbisë ka rënë ndërkohë që ai ndaj Kosovës është intensifikuar”.

Dy ligjvënësit kujtojnë në letrën e tyre, se mungesa e ekuilibrimit të politikës së administratës së presidentit Trump ndaj Prishtinës dhe Beogradit, “është duke ndodhur në një kohë që Serbia është duke zgjeruar lidhjet e saj me Moskën dhe duke shtuar importet ruse të armëve”. Prandaj ata i kërkojnë qeverisë amerikane të vendosë sanksione ndaj Serbisë. Engel dhe Menendez kërkojnë që “Millennium Challenge Corporation”(MCC) të rifillojë menjëherë zbatimin e programit të zhvillimit për Kosovën duke i dhënë fund ndalimit të tij. /VOA/

Etiketa: KosovaligjvenesSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump “ndëshkon” shtetet demokrate, ngrin 26 mld dollarë fonde, paralajmëron shkurtime në administratë

20:21 : 05/10/2025
BOTA

SHBA mund të nxjerrë monedhë me imazhin e Trump

21:56 : 03/10/2025
RAJONI

Ursula von der Leyen viziton Kosovën më 15 tetor

19:51 : 03/10/2025
BOTA

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

17:32 : 03/10/2025
AKTUALITET

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025
BOTA

Katër mënyrat se si mund të përfundojë mbyllja e qeverisë së SHBA-ve

17:41 : 02/10/2025
Para

VIDEO/ Dëbora zbardh Dibrën, banorët: Ka dëmtuar të gjitha pemët

TË GJITHA

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025

Rama ndryshon vendimin me të cilin ‘amnistoi’ kullat e oligarkëve

08:53 : 06/10/2025

Adriatik Lapaj: “Shqipëria Bëhet” mbështet Florjan Binajn në garën për Bashkinë e Tiranës

08:46 : 06/10/2025

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

08:42 : 06/10/2025

Tony Blair – paqebërësi i diskutueshem për Lindjen e Mesme

08:38 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com