Nga Erl Kodra
-Një shpjegim i lodhshëm, por i nevojshëm-
Çfarë do të shkruaj sot është një stërmundim. Sepse do më duhet të shpjegoj diçka shumë të thjeshtë, por njëkohësisht të ndërlikuar, e ndërtuar kryekëput mbi keqkuptimet dhe dëshirat e njerëzve të mirë.
Si shumë njerëz të kësaj bote, edhe unë kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje gjithçka ka ndodhë rreth e rrotull, në Shqipëri, Europë e më gjerë, dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë kam edhe arsye të tjera kulturore dhe profesionale, prandaj përpiqem të kuptoj botën në të cilën jetojmë, përndryshe, zhgënjimi do të ishte një ndjesi e rëndë.
Në këtë kuptim jam përpjekur të lexoj, të informohem se çka ndodhë, çfarë deklarohet, çfarë thuhet dhe nuk thuhet, por mbi të gjitha se si funksionon gjeopolitika dhe realpolitika.
Ekzistenca jonë në Gadishullin Ballkanik është një fakt. Problemi është se ne shqiptarët akoma nuk kemi përmbushur në mënyrë optimale interesat tona kombëtare, interesa të cilat më së shumëti gjenerohen dhe përcaktohen nga gjendja politike e Kosovës. Përfundimisht, interesat tona strategjike janë të lidhura ngusht me interesat e perëndimit në përgjithësi, dhe me interesat e SHBA-ve në veçanti. Kjo është pamja e madhe, ajo çfarë ne e besojmë se është.
Por, përveç pamjes së madhe, ka edhe pamje të tjera më të vogla, me dritëhije, të fshehta dhe të padukshme, përndryshe një lloj labirinthi plot të papritura, që mundet të rezultojë fatal për ne, nëse nuk do të dijmë të orientohemi dhe të ruajmë drejtpeshimin.
Thelbi i këtij shkrimi ka të bëj me qartësimin e gjendjes shqiptare, domethënë, a janë të rrezikuara interesat tona të sigurisë, interesat tona politike dhe interesat tona ekonomike? Çfarë ka qenë dhe është qëndrimi i Administratës së Presidentit Donald Trump, në raport me Kosovën dhe Shqipërinë? Për të kuptuar këtë, do më duhet të thërras në vëmendjen tuaj zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, zhvillime të cilat e kanë çuar në zgrip sigurinë tonë kombëtare. Po shpjegohem.
Kryeministri Edi Rama deklaron tek Baton Haxhiu në Kosovë, dhe më vonë edhe në CNN, se zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-ve do të jetë turp për njerëzimit, dhe se kjo zgjdhje mund të rrezikojë marrdheniet shqiptaro-amerikane. Një dekleratë e tillë e paturpshme bëhet nga as më shumë as më pak se sa Kryeministri i Shqipërisë. Kundërshtarët e Kryeministrit e dënuan këtë dekleratë, por duke pritur me kërshëri se cili do të jetë qëndrimi i Donald Trump pas fitores.
Por le t’i themi gjërat ashtu siç janë, fakte të pakundërshtueshme, absolutisht të vërteta. Fushata e Donald Trump përmbante mesazhe të thjeshta; luftë kundër establishmentit të vjetër dhe luftë kundër George Soros. Deri këtu ska më mirë, nëse vërtetë Donald Trump po lufton kundër miliarderit George Soros dhe njerëzve të tij në Departamentin e Shtetit.
Por çfarë ndodhi me njerëzit e George Soros në Shqipëri, me Ambasadorin Donald Lu, me Reformën në Drejtësi të ideuar nga George Soros? A nuk u zbatua pikë për pikë plani sorosian, duke e katandisur Shqipërinë në një vend që nuk funksionon, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me Prokurori të kapur? A nuk e shikoni palaçon në krye të shtetit shqiptar, që po mbretëron me bekimin e Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, Philip Reeker dhe Ambasadores Yuri Kim? Çfarë ndodhi në vitin 2017 me zgjedhjet në Shqipëri, me opozitën, me votën? Çfarë ndodhi me drogën, hashashin, korrupsionin, PPP-të, krimin e organizuar, vrasjet? Qysh u “legalizuan” votimet e 30 Qershorit, turpi më i madh i një demokracie?
Ku ishte Mike Pompeo, Palmer, Reeker, Yuri Kim dhe vet Presidenti anti-sorosian, Donald Trump? Si mund të mbahet në pushtet një derdimen si Edi Rama, një pervers i neveritshëm, njeriu i vetëm në glob që ka deklaruar në CNN se Donald Trump është turpi i njerëzimit?!
Ah, ju lutem mos më thoni gjëra naive, se Donald Trump nuk e di se kush është Edi Rama, se Presidenti nuk e ka pastruar akoma Departamentin e Shtetit nga sorosianët, ose broçkulla të tjera, të paarsyeshme, të ngjashme me ato të kohës së komunizmit, se udhëheqësi nuk di gjë se çfarë po bëjnë ata poshtë tij.
Megjithatë, një shpjegimi i arsyeshëm përftohet vetëm nëse e zgjerojmë më shumë fushpamjen e gjendjes tonë, kompleksitetit, rrethanave plot dritë dhe hije në të cilat gjenden shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri. Në të vërtetë, Kosova shpjegon gjithçka, aty gjendet kuptimi dhe shpjegimi i enigmave dhe iluzioneve tona. Domethënë, kundërtheniet tona marrin kuptim nëse shohim me realizëm, duke u përpjekur të dallojmë linjën, vijën, zhvillimet komplekse, nëpër të cilat po kalon ekzistenca jonë.
Aleksandër Vuçiç është një politikan i zoti, që ka ditur të imponohet ndërkombëtarisht, me një lojë të shkëlqyer për interesat serbe. E vërteta duhet pranuar, cilado qoftë ajo. Terreni në të cilin luhet politika e madhe është gjithmonë një fushë e minuar, dhe rezultati i buzëqesh më të diturit, më finokut. Politika e jashtme e Serbisë gjithmonë ka qenë agresive, me aleat të shumtë në Lindje, por edhe në Perëndim. Shteti serb jo rastësisht ia ka dalë të mbajë nën sundim gjysmën e kombit shqiptar. Por Aleksandër Vuçiç ia doli të ngrejë në një stad tjetër politikën serbe, pavarësisht fitoreve tona dhe përpjekjeve për të zgjidhur përfundimisht konfliktin shqiptaro-serb.
Megjithatë, Shqipëria mbetet shteti bërthamë i shqiptarëve, me rëndësi absolute në rajon, qëndrimi i të cilës përcakton fatin e popullit tonë në tërësi. Punët kanë shkuar në atë pikë, sa Shqipëria është përcaktuese e çdo lloj marrëveshje Kosovë – Serbi. Pesha e Tiranës zyrtare për fatin e shqiptarëve në rajon është e natyrshme, dhe si e tillë, asgjë nuk mund të lëvizë pa parapëlqimin dhe miratimin e shtetit shqiptar. Me këtë dua të them se, për të arritur një rezultat në Shkup ose Prishtinë, në mënyrë absolute duhet edhe miratimi i Shqipërisë; kjo për vet pozicionin gjeopolitik që ka arritur Shqipëria në raport me perëndimin, sidomos me anëtarësimin në NATO.
Plani serb për marrëveshjen Kosovë – Serbi është i thjeshtë; në shkëmbim të njohjes ata duhet të përfitojnë sa më shumë, mundësisht Kosova të mbetet një shtet i dobët, jo- funksional, dhe që, në një të ardhme tjetër, të rikthehen në Kosovë. Për këtë, ndërtohet një strategji efikase, në kushtet e reja globale, me lobime të forta, me fushata agresive, nëpërmjet kanaleve dhe metodave të vjetra dhe të reja diplomatike, qoftë edhe me para të madhe dedikuar personave të veçantë me ndikim në kancelaritë ndërkombëtare.
Çudia e madhe ndodhë; një amalgamë tejet interesante politikanësh dhe lobesh ndërkombëtare është e investuar fort për një marrëveshje absolutisht të keqe Kosovë – Serbi. Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi takohen rregullisht me Alex Soros. Hashim Thaçi flet hapur për korrigjim kufinjsh, ndërsa Ramush Haradinaj hynë në një betejë epike me faktorin ndërkombëtar, duke i vënë një taksë të pazakontë shtetit serb, në përpjekje për të ndalë këtë plan ogurzi. Vetëm Gjermania e Angela Merkel është qartësisht kundër planit.
Përundimisht, ata që duan dhe dinë, e kuptojnë se punët nuk janë aq të thjeshta, se jo rastësisht Edi Rama, ky soroist i thekur është akoma në pushtet. Fakti është se Edi Rama ka patur mbështetjen absolute të Matthey Palmer dhe Philip Reeker, rrjedhimisht edhe të Ambasadorëve Donald Lu dhe Yuri Kim, dhe rrjedhimisht, edhe të Departamentit të Shtetit, dhe pse jo, edhe të Donald Trump.
Ah, ju lutem, mos më thoni se Donald Trump nuk ka informacion se kush është Edi Rama, çka përfaqëson ai, dhe se çfarë rekordesh ka arritur krimi i organizuar nën qeverisjen e tij.
Përfundimisht, a mund të pranohet se Presidenti Donald Trump nuk është dakort me George Soros, të paktën për çka lidhet me shqiptarët në Ballkan? Apo ata kanë dakortësi të plotë në këtë pikë, dhe mosmarrëveshjet e tyre janë për probleme të tjera, që tejkalojnë interesat shqiptare?
Unë nuk kam asnjë arsye në botë që të jem politikisht korrekt, sepse unë përfaqësoj vetëm mendjen time, asgjë tjetër. Mundet të gaboj, por kjo nuk do të thotë se unë do ju lejojë fyerjen dhe denigrimin.
Shpresoj se u kuptuam.