• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusi/ Dhjetëra autoambulanca me të sëmurë në radhë jashtë spitalit (VIDEO)

16:34 : 13/04/2020
në BOTA

Dhjetëra ambulanca u panë duke pritur jashte spitaleve në kryeqytetin rus, në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të fluksit të madh të pacientëve me koronavirus. Të paktën 45 ambulanca shihen në një video në radhë jashtë për të futur pacientët në spital. Një shofer i ambulancës tha që kishte pritur 15 orë jashtë spitalit për të dorëzuar një pacient të dyshuar se kishte virusin.

Video tronditëse dhe foto të radhëve të gjata të ambulancave jashtë spitaleve të Moskës janë shfaqur ndërsa zyrtarët e lartë thanë për një krizë alarmante të koronavirusit në kryeqytetin rus. Një radhë e gjatë ishte jashtë një spitali në periferi të Khimkit, afër aeroportit kryesor të Moskës, “Sheremetyevo”.

Një tjetër është parë në Spitalin Nr.3 për veteranët e luftës në Losinoostrovskoy. Pacientët prisnin deri në 15 orë para se të shiheshin nga mjekët, sipas raportimeve.

Në një video të filmuar nga një banor nga dritarja e tij përballë spitalit “Khimki”, burri thotë: “Të gjithë këto [ambulanca] kanë brenda koronavirusin. Ky është spitali përballë dritares time. Dhe kjo është radha e ambulancave. Vetëm mendojeni pak, çdo pacient duhet të pranohet. Kjo zgjat rreth 20 minuta për çdo pacient. Kaq shumë ambulanca … ky është fundi …”.

Kremlini tha të shtunën se një fluks i madh i pacientëve me koronavirus po fillonte të bënte presion në spitalet në Moskë ndërsa numri i vdekjeve të Rusisë u rrit në 130 viktima.

Lexo edhe:

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

Moska dhe shumë rajone të tjera kanë qenë në bllokim për gati dy javë për të ndaluar rritjen e shifrave, por spitalet në kryeqytet ende po sforcohen afër limitit, thanë zyrtarët.

“Situata në Moskë dhe Shën Petersburg, por kryesisht në Moskë, është mjaft e tensionuar sepse numri i të sëmurëve po rritet”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë në televizionin shtetëror.

“Ka një fluks të madh të pacientëve. Ne po shohim që spitalet në Moskë punojnë jashtëzakonisht intensivisht, në gjendje heroike, emergjente”.

Qendra e reagimit ndaj krizës koronavirus në Rusi tha që spitalet po merrnin të gjitha masat e mundshme për të siguruar pranime të shpejta dhe se rastet e ambulancave që kishin nevojë të prisnin disa orë për të dorëzuar pacientët nuk ishte një çështje sistematike.

Një kanal “Telegram Mosnow”, tha që spitalet nuk mund të trajtojnë radhën e ambulancave. “Ambulancat po kalojnë orë të tëra duke udhëtuar ndërmjet spitaleve. Duket sikur tashmë nuk ka vende”.

Rusia ka më shumë se 15,770 raste të konfirmuara COVID-19, me 130 vdekje, por shifrat kanë filluar të rriten shpejt. Zëdhënësi i Vladimir Putin pranoi se spitali i kryeqytetit u përball me një situatë jashtëzakonisht të vështirë me pandeminë.

Gjithashtu Dmitry Peskov tha se shëndeti i Presidentit Putin ishte “i shkëlqyeshëm”, pavarësisht se u takua me një mjek që ishte prekur nga koronavirus.

Peskov tha se qëllimi i Rusisë ishte të krahasohej me Gjermaninë sesa vendet e tjera evropiane. Rusia është duke u përgatitur të hapë një spital të ri koronavirusi urgjent brenda disa ditësh, i ndërtuar nga e para në një vend të gjelbëruar në më pak se një muaj.

Klinika e re 100 milionë eurosh në Moskë është ndërtuar nga më shumë se 10,000 punëtorë ndërtimi. Është më i madhi nga rreth 18 spitalet e reja që po ngrihen tani në të gjithë Rusinë për t’u marrë me krizën Covid-19 dhe i vetmi që nuk po ndërtohet nga ushtria.

Etiketa: Rusi

Lajme të lidhura

BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025
BOTA

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025
AKTUALITET

Microsoft: Sulmet kibernetike ruse kundër anëtarëve të NATO-s janë rritur me 25%

15:26 : 17/10/2025
Para

Feja në kohën e krizës së Coronës

TË GJITHA

Ndërtimet pa leje në Shëngjin/ Gjykata u lehtëson masat e sigurisë të akuzuarve, nuk mbetet asnjë në qeli

18:50 : 31/10/2025

Balluku merret e pandehur nga SPAK, Jorida Tabaku: Të japë dorëheqjen!

18:42 : 31/10/2025

Shehaj: SPAK duhej të pezullonte nga detyra gjithë zinxhirin drejtues të Ministrisë së Ballukut

18:29 : 31/10/2025

Turqi, 11 të dënuar me burgim të përjetshëm pas tragjedisë në resortin malor

18:24 : 31/10/2025

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025

Këlliçi: Marrja e Ballukut nën hetim konfirmon denoncimet publike të PD

18:05 : 31/10/2025

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com