Vendimet e BSH/ Pezullohet shpërndarja e fitimit nga bankat, hiqen tarifat për Homebanking

Banka e Shqipërisë njoftoi se në mbledhjen e fundit ka miratuar uljen me 50% të honorareve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe përgjysmimin e pagave për adminitratorët e drejtorët.

Gjithashtu, Banka ka marrë vendimin për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat e nivelit të dytë.

Në bazë të këtij vendimi pezullohet deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.

Kjo masë e autoritetit mbikëqyrës, synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu u miratua vendimi “Për heqjen e komisioneve të aplikuara nga bankat për transfertat e kreditit në lekë formë jo letër nga klientët e tyre, si dhe të tarifave për pjesëmarrësit në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH të operuara nga Banka e Shqipërisë”, duke filluar nga data 10 prill 2020.

Ky vendim ka për qëllim mbështetjen e klientëve të bankave për vijimin e kryerjes së pagesave të tyre në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe gjithashtu mimimizimit të rreziqeve nga grumbullimi i popullatës në degët e bankave. Më konkretisht, ky vendim synon të bëjë më tërheqës përdorimin e shërbimeve Homebanking nëpërmjet eliminimit të kostove të këtij shërbimi.

Njoftimi

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë njofton se zhvilloi një mbledhje online në datë 08 prill 2020 për të shqyrtuar disa masa të veçanta në kuadër të situatës së krijuar në vend nga COVID-19. Më konkretisht Këshilli Mbikëqyrës mori në shqyrtim dhe vendosi:

Miratimin e vendimit “Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Administratorëve dhe drejtorëve të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”

LEXO EDHE  Ndarja nga jeta e skulptorit / Berisha: Ata që udhëtojnë me avion nuk i siguruan gjakun

Ky vendim miraton uljen me 50% të honorareve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe pagave të Administratorëve e Drejtorëve të Bankës së Shqipërisë, për periudhën e zgjatjes së epidemisë së koronavirusit, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekura.

Miratimin e vendimit “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”

Në bazë të këtij vendimi pezullohet deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.

Kjo masë e autoritetit mbikëqyrës, synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe.

Miratimin e vendimit “Për heqjen e komisioneve të aplikuara nga bankat për transfertat e kreditit në lekë formë jo letër nga klientët e tyre, si dhe të tarifave për pjesëmarrësit në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH të operuara nga Banka e Shqipërisë”, duke filluar nga data 10 prill 2020

Ky vendim ka për qëllim mbështetjen e klientëve të bankave për vijimin e kryerjes së pagesave të tyre në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe gjithashtu mimimizimit të rreziqeve nga grumbullimi i popullatës në degët e bankave. Më konkretisht, ky vendim synon të bëjë më tërheqës përdorimin e shërbimeve Homebanking nëpërmjet eliminimit të kostove të këtij shërbimi.

Njëkohësisht, në mbështetje të këtij vendimi, Banka e Shqipërisë eliminon komisionet e aplikuara për përdorimin e sistemeve të pagesave të Bankës së Shqipërisë nga ana e bankave për të balancuar kostot e mbartura prej tyre.

Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera mbi aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.