• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shtyni parapagimin e taksave, Fondi i Emergjencës për të gjitha bizneset”/ AmCham letër Qeverisë

14:09 : 08/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri i ka kërkuar qeverisë të sigurojë që të gjitha bizneset, pavarësisht nga madhësia, të kenë mundesi aksesi në Fondet e Emergjencës COVID -19.

Dhoma i kërkon Qeverisë që të shtyjë të gjithë parapagimin e taksave për vitin 2020.

“Shtyni parapagimin e taksave për vitin 2020. Taksat parapaguhen duke marrë parasysh të ardhurat e deklaruara gjatë së njëjtës periudhë një vit më parë. Por ky nuk është një vit i zakonshëm. Qeveria e ka pranuar dhe zbatuar këtë qartësisht, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe duke imponuar masa shumë të rrepta për popullin dhe bizneset shqiptare.

Ne ju rekomandojmë të pezulloni të gjitha kërkesat e parapagimit të taksave dhe të miratoni një legjislacion që do t’i lejojë kompanitë të bëjnë pagesa të vonuara me këste. Për më tepër, ne rekomandojmë që taksat lokale, sigurimet Shoqërore dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të pezullohen të paktën për një periudhë dy mujore”, thuhet në letër.

Letra e plotë

Lexo edhe:

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

Dhoma po ndjek me shqetësim efektet e pafavorshme që këto masa po shfaqin në komunitetin e biznesit në Shqipëri. Një numër i madh biznesesh në të gjithë sektorët, iu është dashur të zvogëlojnë ose pezullojnë plotësisht aktivitetin e tyre në përputhje me urdhërat e reja të Qeverisë. Ata po përjetojnë një rënie të konsiderueshme të xhiros se te ardhurave. Kjo rënie e të ardhurave po pengon shumë biznese të përmbushin detyrimet e tyre financiare, përfshirë më të rëndësishmen, pagimin e punonjësve të tyre.

Disa nga këto biznese janë nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, duke punesuar qindra mijëra njerëz – me një impakt jetik për shoqërinë dhe ekonominë tonë.

Dhoma i ben thirrje Qeverisë të ndërmarrë disa hapa të vështirë, por kritikë për të mbështetur të gjithë punëdhënësit në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Mbështetja e punëdhënësve në këtë periudhë, ku disa prej tyre po planifikojnë riorganizime të fuqisë punëtore, është thelbësore për mbështetjen e punonjësve dhe jetike për këta individë, familjet e tyre dhe ekonominë tonë. Në mënyrë të veçantë, Dhoma i bën thirrje Qeverisë të miratojë kater propozimet e mëposhtëme:

Sigurohuni që të gjitha bizneset, pavarësisht nga madhësia të kenë mundesi aksesi ne Fondet e Emergjences COVID -19 në mënyrë që të vazhdojne aktivitetin gjate kesaj periudhe. Eshtë e pamundur të theksojmë sa duhet rëndësinë e jashtëzakonshme të likuiditetit për bizneset në këtë kohë kritike, dhe spiraled e rrezikshme ekonomike që vijnë nga mungesa e tij. Pas njoftimit mbi masat në përdorimin të fondit të garancisë, është e rëndësishme që të jepen menjëherë në vijim detaje specifike mbi funksionalitetin e këtij fondi.

Kreditë që do të garantohen nga ky fond duhet të akordohen me norma minimale ose Zero, duke marrë parasysh që fondi i garancisë ndihmon institucionet financiare që të ulin ndjeshëm rrezikun e tyre. Për më tepër, kompanitë, borxhi i të cilave përfshin shuma që i detyrohen Qeverisë, nuk duhet të marrin kredi për të përmbushur këto detyrime.

Qeveria duhet të pezullojë këto borxhe deri sa këto kompani të rifillojnë aktivitetin normal të biznesit. Për kompanitë që kanë TVSH të pakredituar, rimbursimi duhet të jetë i shpejtë dhe të shmangë procedurat e gjata dhe të ndërlikuara.

Siguroni përfitime të Pagesës së Papunësisë për të gjithë punonjësit e kualifikuar, pavarësisht nga madhësia e kompanisë që po i pushon ata. Paga e papunësisë ka për qëllim të ndihmojë individët, jo kompanitë. Si e tillë, përfitimet individuale nuk duhet të lidhen me madhësinë e punëdhënësit. Bazuar në ligjin numër 45/2019 për emergjencat civile, ne rekomandojmë që të gjithë punonjësit që vazhdojnë të kenë një raport me punëdhënësin e tyre, por aktualisht janë në shtëpi për shkak të mosfunksionimit të biznesit ose janë prekur rëndë prej tij, duhet të përfitojnë nga pagesa e papunësisë, pavarësisht nga madhësia e biznesit të punëdhënësit të tyre.

Shtyni parapagimin e taksave për vitin 2020. Taksat parapaguhen duke marrë parasysh të ardhurat e deklaruara gjatë së njëjtës periudhë një vit më parë. Por ky nuk eshte nje vit i zakonshem. Qeveria e ka pranuar dhe zbatuar kete qartësisht, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe duke imponuar masa shumë të rrepta për popullin dhe bizneset shqiptare. Ne ju rekomandojmë të pezulloni të gjitha kërkesat e parapagimit të taksave dhe të miratoni një legjislacion që do t’i lejojë kompanitë të bëjnë pagesa të vonuara me këste. Për më tepër, ne rekomandojmë që taksat lokale, sigurimet Shoqërore dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të pezullohen të paktën për një periudhë dy mujore.

Ne nxisim Qeverinë që të konsultohet me palët e interesit përpara se të marrë vendime me pasoja te rëndësishme per bizneset. Çdo masë e marrë dhe e aprovuar në ligj, duhet të reflektojë nevojat e komunitetit të biznesit. Dhomat e Tregtisë në Shqipëri kane një pasuri informacioni dhe ruajne pulsin mbi komunitetin e biznesit. Ne jemi të lumtur të asistojmë Qeverinë me informacione dhe ekspertizë, në mënyrë që të lehtësojë në këto kohë pasojat mbi komunitetin e biznesit, dhe për rrjedhojë, edhe mbi gjithë shoqërinë tonë.

Organizatat përfaqësuese të biznesit janë të domosdoshme gjatë kësaj krize dhe duhet të jenë pjesë e tryezes së diskutimit. Inputi i tyre do të rrisë ndjeshëm cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ligjeve që ju hartoni dhe njëkohësisht efikasitetin e masave në planin afatgjatë.

Propozimet e mësiperme janë rezultat i një procesi të detajuar dhe gjithëpërfshirës. Ato reflektojnë

reagimet e një pyetësori të zgjeruar me anëtarët tanë që përfaqësojnë një ekuivalent prej 21 përqind të ekonomisë shqiptare, një përmbledhje të një analize cilësore nga tre komitetet tona: Taksave, Ligjore dhe e Investimeve, si dhe praktikat më të mira lidhur me COVID-19 nga netëork-u i 109 Dhomave Amerikane nëper botë.

Dhoma Amerikane ju nxit të merni në konsideratë këto katër propozime. Ne jemi të bindur se këto

hapa do të bëjnë të mundur lehtësimin e duhur, rritjen e likuiditetit dhe aksesit në kapital, që do të ndihmonte biznesin të vazhdonte aktivitetin gjatë kësaj kohe.

Etiketa: amchamqeveriataksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

16:49 : 23/05/2025
AKTUALITET

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
BOTA

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

16:32 : 22/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

13:19 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale

21:49 : 21/05/2025
Para
FOTO ILUSTRUESE

I vetëm në karantinë, vetëvritet me armë zjarri

TË GJITHA

Drogë, pengmarrje dhe tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë kreu i një organizate kriminale

10:29 : 24/05/2025

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet hajduti fierak

10:19 : 24/05/2025

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

10:10 : 24/05/2025

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

09:53 : 24/05/2025

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

09:44 : 24/05/2025

EMRI/ I riu nga Vlora thyen “arrestin shtëpiak” dhe plagos me thikë 34-vjeçarin. Ç’ndodhi më pas

09:30 : 24/05/2025

Aksident në Fier/ Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të plagosur

09:17 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com