• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kurti njofton Lajçakun: Do t’i udhëheqë unë negociatat me Serbinë

15:29 : 08/04/2020
në RAJONI

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka njoftuar të dërguarin të porsaemëruar të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, sllovakun Miroslav Lajçak se Kushtetuta e obligon atë, si kryetar i Qeverisë, që ta themelojë dhe udhëheqë ekipin negociator.

Kjo bëhet e ditur nga letërkëmbimi Kurti-Lajçak i publikuar të mërkuren nga Zyra e Kryeministrit.

Në letrën dërguar Lajçakut, kryeministri në detyrë ia ka shpalosur atij planet për themelimin e një ekipi gjithpërfshirës, në të cilin, përpos Kurtit si udhëheqës, anëtarë tjerë do të jenë: presidenti Hashim Thaçi, kryekuvendarja Vjosa Osmani, ashtu si edhe përfaqësues të partive politike të Kosovës.

Në letër Kurti shkruan edhe se “dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, marrëveshja përfundimtare duhet të shoqërohet me një garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që obligon zbatimin e ndërsjellë dhe të plotë të marrëveshjes”.

Lexo edhe:

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi /EMRI

E Lajçak, në letrën e tij e ka quajtur tregues të rëndësishëm emërimin e tij në këtë post.

“Emërimi im jep sinjale të një rikthimi të angazhimit të BE-së në dialog. Synimi im është të punoj pareshtur dhe në mënyrë dinamike për të ecur para në procesin e dialogut, dhe pres që edhe Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen angazhimit të tyre me të njëjtën vendosmëri. Siç e keni theksuar edhe ju, kjo gjë është e rëndësishme për të mirën e të dy popujve. Jam i bindur që nëse ka vullnet të sinqertë politik nga të dy palët, dhe me anë të dialogut, do jemi në gjendje t’i arrijmë rezultatet të cilat secili nga ne i synon, për të mirën e popullit në Kosovë dhe Serbi. Unë, vendimin tuaj për heqjen e tarifës, e shoh si shenjën e parë konkrete të vullnetit tuaj për të rinisur Dialogun e Lehtësuar nga BE”, shkruan Lajçak.

Kurti po ashtu ka insistuar që të sigurohet se në “asnjë rrethanë apo situatë nuk do të diskutohet çështja e sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe punët e brendshme”.

“Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore”, shkruan Kurti.

Kryeministri në detyrë ia ka shprehur kështu Lajçakut përkushtimin e Qeverisë për fillimin e dialogut me Serbinë.

“Si qeveri në detyrë e Republikës së Kosovës, jemi të përkushtuar për zhvillimin e një procesi të vazhdueshëm dhe të pandërprerë të dialogut. Ne konsiderojmë që të dyja palët duhet të punojnë intensivisht për të arritur një marrëveshje përfundimtare për të gjitha mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë. Në mënyrë që ky proces të jetë gjithëpërfshirës po ashtu edhe shterrues, të dy vendet duhet të pajtohen që të sjellin në tavolinën e bisedimeve të gjitha çështjet e pazgjidhura të marrëdhënieve të tyre bilaterale. Ky është parakusht që dialogu të ketë rezultat të suksesshëm”, shkruan në letër.

Kurti po ashtu e ka përgëzuar ministrin e jashtëm sllovak për emërimin si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi, teksa në të njëjtën kohë e ka informuar për gjendjen në Kosovë rreth koronavirusit dhe masat e ndërmarra nga Qeveria.

“Qeveria deri tani e ka menaxhuar mirë situatën. Institucionet tona e kanë frenuar me sukses përhapjen e saj, duke ndërmarrë masat e duhura dhe të nevojshme, edhe para se të regjistroheshin rastet e para”, shkruan ai.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

18:31 : 16/07/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi /EMRI

18:20 : 16/07/2026
AKTUALITET

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë “Sori-Al”

18:15 : 16/07/2026
AKTUALITET

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë /EMRAT

18:03 : 16/07/2026
BOTA

OBSH paralajmëron: Nxehtësia ekstreme po kthehet në një rrezik serioz për shëndetin

17:59 : 16/07/2026
AKTUALITET

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026
Para

Shansi i fundit i Evropës

TË GJITHA

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

18:31 : 16/07/2026

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi /EMRI

18:20 : 16/07/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë “Sori-Al”

18:15 : 16/07/2026

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë /EMRAT

18:03 : 16/07/2026

OBSH paralajmëron: Nxehtësia ekstreme po kthehet në një rrezik serioz për shëndetin

17:59 : 16/07/2026

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026

Administrata Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

17:47 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş