Tronditja do të jetë e madhe, gjigante, rrënuese. Në fakt, ne ende nuk dimë se cila fjalë është më e sakta për tu përdorur në përshkrimin e pasojave të jashtëzakonshme të kolapsit ekonomik të kësaj pranvere 2020.
Për të shmangur bllokimet e spitaleve nga turmat e pacientëve të goditur rëndë nga koronavirusi duke shpëtuar kështu mijëra jetë, qeveritë kanë vendosur kudo në botë, ta ndalojë makinën ekonomike menjëherë.
Por si pasojë të ardhurat për frymë në vitin 2020 mund të kthehen në nivelin e vitit 2000. Një rënie e tillë nuk është parë kurrë në kohë paqeje. Nëse kriza zgjat tre muaj, PBB globale mund të bjerë me 18%. Kjo e bën të domosdoshme të përzgjedhësh mes krizës së shëndetit dhe krizës së ekonomisë.
Mijëra fabrika të mbyllura
Sigurisht që jo e gjithë ekonomia është në ngërç. Gratë dhe burrat që janë në ballë të epidemisë, brenda dhe rreth spitaleve, janë në tension. Ata që drejtojnë rrjetin e madh ushqimor dhe të nevojave bazë, nga fermerët deri tek tregtarët, shoferët e kamionëve, forcat e rendit, vazhdojnë sikur pothuajse asgjë të mos ketë ndodhur, herë me maskë në gojë e bashkë me të me frikë në stomak.
Ata që kanë mundësi vijojnë telekomunikimin. Por mijëra fabrika kanë ndalur së funksionuari. Mijëra restorante e hotele janë mbyllur, qindra aeroplanë kanë ‘harruar’ fluturimin. Miliona punëtorë janë me pagesa papunësie afatshkurtër. Ekonomia i ngjan kalasë së gjumit së Bukuroshes së Fjetur, përveç faktit se nuk ka asnjë princ simpatik për ta zgjuar.
Depresioni Covid do të bëjë që këto episode dramatike të së kaluarës të duken si valë të vogla. Rënia do të zgjasë shumë më shumë se një muaj. Optimistët thonë se vende të tilla si Franca e Italia janë mësuar me ndalime të tilla, çdo vit në gusht. Por krahasimi nuk mban. Pushimet e gushtit përgatiten. Dhe shërbimet funksionojnë me kapacitet të plotë, veçanërisht gjithçka që lidhet me turizmin. Këtë herë, ringritja do të jetë e ngadaltë dhe e dhimbshme.
Rënia vertikale e PBB!
Instituti ekonomik gjerman IFO ka botuar shifra gjithëpërfshirëse për Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane. Madhësia e rënies është shumë e madhe. Në Francë, “kostot e një mbyllje të pjesshme të ekonomisë për dy muaj do të rriten sipas skenarëve të parashikuar nga 176 në 298 miliardë euro dhe do të zvogëlojnë normën vjetore të rritjes nga 7.3 në 12.3 pikë përqindje ”.
Pas tre muajsh, rënia madje mund të arrijë nga 10-18% të PBB-së! Duhet të kthehemi në treguesit e Luftës së Dytë Botërore për të gjetur një humbje kaq të thellë në ekonomi. Në përqindje të PBB-së, të ardhurat mesatare për frymë do të ktheheshin në nivelin e vitit 2000.
Me fjalë të tjera, kriza e koronavirusit na kthen njëzet vjet më pas. Ndërsa, sipas Coface koronavirusi pritet të zhysë 68 vende në recesion këtë vit. Rënie e PBB-së është e pameduar duke filluar nga SHBA me -2.9%, Gjermania -6,7%, Spanja -6.8% dhe Italia -8.2%, Franca -6.8% dhe Mbretëria e Bashkuar -6.1%. Vetëm Kina dhe India mund të shpëtojnë nga ky cunam.
Tkurrje e fortë në tregtinë ndërkombëtare
Në Itali, falimentimet e korporatave pritet të shkojnë në 18%. Në Spanjë shifra rritet në 22%, dhe gjysma e saj në Gjermani ku priten 11% falimentime. Kjo ka pasoja që dihen. Bota pasi u përball me krizë furnizimi, kur Kina ndali ekonominë, tani është goditur nga rënia e thellë e kërkesës.
Fabrikat që kanë filluar të kthehen në punë në Kinë, tani nuk kanë klientë të huaj. Pasoja: tregtia ndërkombëtare do të bjerë me -4.3%. Sa i përket Kinës, ku 89% e punëtorëve janë rikthyer në fabrika, sfida “nuk është të kthehet 100% kapaciteti prodhues sepse kërkesa botërore është dobësuar, por të mbajë një ritëm të ulët për të qenë e siguruar që një valë e dytë e epidemisë të mos rikthehet,” thonë analistët.
Gjysma e drejtuesve të kompanive të mëdha globale të intervistuar nga konsulentët e firmës këshilluese BCG vlerësojnë se ndikimi i krizës Covid-19 do të zgjasë e pakta gjashtë muaj.
Përzgjedhja e vështirë
Mbyllja e papritur e ekonomisë ishte padyshim zgjidhja më e mirë në funksion të kontrollit të rritjes së numrit të pacientëve dhe mungesës së një alternative, për shkak të mungesës së maskave dhe testeve.
Kjo ndalesë e papritur do të zvogëlohet në masë të madhe në burimet e disponueshme të vendit, përfshirë ato që do të shkojnë në sistemin shëndetësor. Më në fund, do të duhet të hapim sytë nga realiteti: përzgjedhja mes shëndetit dhe ekonomisë është e pashmangshme.
Ne duhet të vendosim në mënyrë perfekte që të mos zgjedhim një Donald Trump. Ne mund të vendosim të vazhdojmë hapjen graduale të ekonomisë për sa kohë që një person rrezikon të infektohet me virus. Zgjedhja më e mirë është diku në mes. Është vendimi më i vështirë politik për tu marrë që nga Lufta e Dytë Botërore. /Les Echos