Ja pse femrat kanë nevojë për më shumë gjumë se meshkujt

Vajza, lajm i mirë. E dini që zyrtarisht keni një arsye më tepër për të shtuar orët e gjumit? Sipas një studimi të ri nga Dr. Jim Horne, ekspert i gjumit në Britani, femrat kërkojnë më shumë gjumë se meshkujt. Në fakt, Dr. Horne sugjeron se ato kanë nevojë për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se një mashkull i rritur.

Po cila është arsyeja që femrat kërkojnë më shumë gjumë se meshkujt? Ka të bëjë me shumë funksionet e trurit të një gruaje. “Sa më shumë që e përdor trurin gjatë ditës, aq më shumë ai ka nevojë të qetësohet dhe aq më shumë gjumë ju duhet”,- thotë Dr. Horne në një artikull të botuar në Daily Mail:

LEXO EDHE  Shpërthejnë mjekët francezë: Vdekjet do na vijnë jo nga koronavirusi, por nga masat

“Femrat kanë tendencë për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë, kështu që ato e vënë më shumë trurin në lëvizje krahasuar me meshkujt. Për shkak të kësaj, nevoja e tyre për gjumë është më e madhe.”

Edhe pse femrat duhet të flenë mesatarisht 20 minuta më shumë se meshkujt, disa mund të kenë nevojë edhe për më shumë.

Ka ndonjë që i bashkohet kësaj të fundit?