Pandemia e koronavirusit po zgjat përtej çdo parashikimi dhe shkenctarët nuk mund të thonë një datë se kur ajo do të përfundojë. Ndërkohë që në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë pretendime se pandemia e koronavirusit është parashikuar 500 vite më parë nga fizikanti dhe astrologu francez, Michel de Nostredame.
Me qindra njerëz janë duke shpërndarë disa fjali për të cilat thuhet se i ka shkruar Nostradamus: “Do të ketë një vit binjak (2020) nga i cili do të lindë një mbretëreshë (korona) e cila do të vijë nga lindja (Kina) dhe që do të përhapë një plagë (virus) në errësirën e natës, në një vend me 7 kodra (Itali ) dhe do ta shndërrojë njerëzit në pluhur (vdekje), për të shkatërruar dhe sunduar botën. Do të jetë fundi i ekonomisë botërore siç ju e njihni”.
Por a është ky parashikim i Nostradamus?
Faktet tregojnë se ky parashikim nuk ndodhet në librin ‘Les Propheties’ të publikuar nga francezi në vitin 1555. Parashikimi i pretenduar se i përket Nostradamus është në këtë rast i rremë.