• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bota nesër

18:25 : 05/04/2020
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Revolucioni i parë industrial nisi me motorin me avull të James Watt-it në 1764 dhe kulminoi me prodhimin në masë të qymyrit dhe çelikut duke prodhuar dhe pasunarët e parë në botë si për shembull Andrew Carneggie-n, bosin e çelikut dhe milionerin e parë në SHBA.

Revolucioni i dytë industrial pati si shkëndijë fillestase motorin me djegie të brendshme dhe u shoqërua me lindjen dhe zhvillimin e industrisë së naftës e cila tok me automobilin u bënë bashkë-shoqëruese të modernitetit të ri, por edhe elektricitetit me llambën elektrike të Edisonit. Ndërsa revolucioni i tretë industrial nisi po në SHBA në vitet 30-të të shekullit të kaluar por kulminoi në vitet 60-70 dhe pati si ikona të tij prodhimin e energjisë nukleare, industrinë e plastikës dhe elektronikën.

Prej vitesh tashmë po flitet përherë e më shumë për revolucionin e katërt industrial që ka si lokomotivë udhëheqëse inteligjencën artificiale dhe internetin e ‘sendeve’ (ang. internet of things) i cili ndërlidh sistemet e sigurisë të shtëpive, vendeve të punës, elektroshtëpiakeve, makinave etj në një mënyrë smart. Teknologjia 5G presupozohet ta çojë këtë në një nivel krejt tjetër, duke mundësuar njëkohësisht një revolucion në mënyrën e ndërlidhjes së shpejtë dhe komunikimit.

Jo më kot kompania Zoom pati një rritje të aksioneve të saj mbi 500 përqind brenda harkut kohor të dy javëve apo Tik Tok etj, të cilat do revolucionarizojnë mënyrën se si do komunikojmë në të ardhmen e afërt. Por edhe një sfidë po aq të jashtëzakonshme në drejtim të ruajtjes së të dhënave personale, luftës kundër sulmeve dhe spiunimit kibernetik, rreziqeve gjeo-politike etj. E njëjta gjë mund të thuhet me industrinë e nano-teknologjisë dhe bio-teknologjisë apo revolucionit gjenetik që nga njëra anë paraqesin mundësi të papara deri tani dhe një kapërcim epokal, por po kaq edhe rreziqe të forta për të cilat ende nuk ka strategji të mirëfillta për t’u përballur.

Lexo edhe:

Një botë e paparashikueshme

Nga “puthja” virale te grabitjet milionëshe, lajmet më virale nga bota në vitin 2025

E fundit por jo më pak e rëndësishme si zhvillim që lidhet vençarisht me këtë valë të katërt revolucionare është robotika e cila duket se do tejkalojë skepticizmin që ka vonuar përshpejtimin e përdorimit të gjerë, pikërisht nga koronavirusi dhe duket se do të ketë një valë aplikimi më të gjerë në të ardhmen e afërt. Gjithashtu është duke u theksuar gjithnjë e më tepër nevoja për të përdorur teknologjinë e zërit dhe jo prekjen si valë të re në përdorimin e smartfonëve, tabletave elektronike e me radhë duke u përshtatur me një botë post-Covid por gjithnjë e më të kujdesshme ndaj epidemive të radhës të cilat janë deri diku të pashmangshme, duke marrë parasysh shtrirjen fizike të njerëzimit, kontaktin gjithnjë e më të afërt me faunën e egër, dhunimin mjedisor e të tjera konsiderata që shumë mendojnë që na kanë çuar deri këtu.

Sfida e Covid-19 është unike përsa i përket shtrirjes globale në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, e paprecedentë në histori por edhe për faktin që është tepër ngjitës. Por statistikisht ka pasur tre pandemi të mëdha çdo shekull dhe disa prej tyre sic e kam theksuar dhe në një shkrim të mëparshëm, kanë sjellë edhe përmbysje perandorish ose rendesh politikë dhe njëkohshëm kanë sjellë revolucione në mënyrën e konceptimit të territorit, konceptimit të higjenës publike, rolit të shtetit e të tjera me radhë.

Me sfidën aktuale, besoj se vala e revolucionit të katërt digjital dhe që bazohet fund e krye në shoqërinë e informacionit (ndaj disa e kanë quajtur pas-industrial) vetëm do përshpejtohet, gjë e cila nga njëra anë do sjellë sfida të panumërta dhe kriza të forta si ajo e humbjes me shpejtësi ose rikonceptimit të disa prej profesioneve më solide sot, por edhe mundësi të mëdha që do ta bëjnë jetën e njerëzimit më të lehtë falë inovacioneve. Këto të fundit do variojnë nga një aplikim gjithnjë e më i madh i tele-mjekësisë dhe përdorimit të robotikës në të gjitha fushat nga kirurgjia te bankingu, nga hoteleria te ndihma shtëpiake.

Por edhe zhvillime të vrullshme në gjetjen e kurave të reja përmes qelizave staminale, përdorimi në masë i makinave elektrike dhe hibride, ndërgjegjësim më i madh për ndryshimet klimaterike dhe përmisimin e teknologjisë për të mbrojtur mjedisin, më tepër investime në bioteknologji dhe përshpejtim të teknologjisë 5G por duke pasur gjithnjë e më tepër në vëmendje parametrat e sigurisë dhe privacisë, zhvillim të vrullshëm të mësimit në distancë dhe punës në distancë falë përmisimit të parametrave teknologjikë.

Etiketa: bota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një botë e paparashikueshme

18:04 : 04/01/2026
BOTA

Nga “puthja” virale te grabitjet milionëshe, lajmet më virale nga bota në vitin 2025

11:50 : 31/12/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
BOTA

Kina: Bota është në udhëkryq mes paqes dhe luftës

11:30 : 18/09/2025
BOTA

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

08:46 : 09/08/2025
BOTA

CNN: Avionët B-2 hodhën 12 bomba të rënda mbi impiantin bërthamor Fordow

08:22 : 22/06/2025
Para

Viktima e 21 nga Covid 19, ndahet nga jeta ish-trajneri i boksit, Skënder Kurti

TË GJITHA

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom