Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të shtune, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.
Siç tregojnë pamjet, një kamionçinë ka marrë flakë pothuajse tërësisht, e parkuar në një anë të rrugës pothuajse bosh nga kufizimi i lëvizjeve.
Një fat ky, se me një trafik normal pasojat mund të ishin më të rënda, me mjetin në zjarr që mund të shndërrohej në burim aksidentesh.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar dhe shkakun e zjarr rënies.