Autoritetet italiane në rajonin e Lombardisë po urdhërojnë të gjithë qytetarët të mbajnë maska kur janë jashtë.
Sipas një deklarate të lëshuar nga presidenti i rajonit, Attilio Fontana, qytetarët tashmë janë të detyruar të mbulojnë “hundën dhe gojën me maska, apo edhe përmes shalleve të thjeshta” kur të dilnin nga shtëpia, deri në 13 Prill.
“Bizneset e autorizuara të shitjes me pakicë gjithashtu kanë detyrimin t’u japin klientëve të tyre doreza të disponueshme dhe zgjidhje hidro-alkoolike për higjenën e duarve”, shtoi Fontana.
Duke folur në një video mesazh të shtunën, Fontana u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i përmbahen udhëzimeve të qeverisë, duke paralajmëruar se qëllimi i vendit për të eleminuar virusin vdekjeprurës ende nuk është arritur.
”Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të ecim përpara, përndryshe të gjitha përpjekjet tona deri më sot do të shkojnë dëm“, tha presidenti rajonal.