• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Je me Covid? “Kura e qeverisë”: Pi paracetamol, kur rëndohesh vdis në spital…!

11:33 : 01/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Vetëm një ditë para se të shfaqeshin dy rastet e para me coronavirus, kryeministri Edi Rama akuzonte median se po përhapte panik dhe se shumë shpejt kishte vendosur të vinte në zbatim masat ndaj “epidemisë së shpifjes”. Një ditë më pas, kur atë e bir dolën pozitiv me “COVID-19” …, kryeministri vendosi maskën nën hundët e tij dhe shqiptoi fjalët: “Jemi në luftë”! Që nga ajo kohë, nuk e ka ndarë llomotitjen e shpeshtë; luftë, bombardime, vdekje, armik, arkivolë, dhimbje, varre që nuk gjenden, burg, gjobë, izolim, polici, ushtri…!

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer 1671 testime, prej nga të cilat kanë rezultuar 242 persona të infektuar me coronavirus. Kanë humbur jetën 15 qytetarë, nga mosha 43-82 vjeç dhe 76 pacientë ndodhen të shtruar në spital, ku 10 % e tyre në gjendje tepër të rënduar. Menaxhimi mjaft i dobët i kësaj pandemie që ka gjunjëzuar edhe shtete të fuqishme, po shoqërohet me një valë propagandistike për “Ramën si shpëtimtar i vendit”.

Por kjo është fare pa vlerë, sepse e vërteta dhëmb dhe fut nën dhe’ çdo pjesë spektakli imagjinar me “heroj pushtetarë” dhe “tradhtarë qytetarë” që dalin nga karantina për të blerë ushqime.

Faktet të rëndojnë. Vendi ynë renditet me vdekshmërinë mbi mesataren europiane, madje është dyfish me e lartë se rajoni. Matjet bëhen në raportin numër të prekurish të konfirmuar dhe rastet e vdekjeve, ku fatkeqësisht bilanci rëndohet çdo ditë duke kapur 6 %. Kjo është vetëm njëra anë, pasi problem i madh që po kalohet me lehtësi dhe papërgjeshmëri nga strukturat drejtuese të shëndetësisë dhe qeverisë mbetet numri shumë i kufizuar i analizave, ose (tamponëve të “COVID-19”).

Lexo edhe:

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

Ndonëse me mijëra qytetarë të ngujuar në shtëpi ankohen në numrin 127 të urgjencës, përgjigjia që vjen prej tyre është se nëse kanë temperaturë, këputje trupore apo vështirësi në frymëmarrje, duhe të qëndrojnë në shtëpi, mos mbajnë kontakt as me të afërmit dhe të pijnë paracetamol…! Kaq është këshilla, edhe ajo vjen me shumë vonesë, për shkak të kapacitetit të ulët që ka në urgjenvën kombëtare me personel dhe mjete logjistike.

Kjo shpjegon edhe numrin shumë të vogël të tamponëve që nga 9 marsi i këtij viti dhe deri më tani. Janë kryer vetëm 1671 teste, për një popullsi e cila ka rezidentë mbi 2.8 milionë banorë. Analizat nuk u kryhen qytetarëve edhe në rastet se ata kënë shenja të mirëfillta të coronavirusit. Ka shumë që ankohen se kanë pasur kontakte me persona që reaziltojnë pozitiv me “COVID-19” dhe pavarësisht thirrjes së vazhdueshme, nuk shkon kush tu trokasë në derë.
Pasi qëndrojnë nën “kurën qeveritare” paracetamol dhe sa më shumë lëngje, mjaft pacientë sillen në spital në gjendje të rënduar.

Kjo shpjegon edhe faktin që pavioni i Infektivit në kryeqytet është kthyer më shumë si një “sallë reanimacioni”, ku për shkak të komplikacioneve shëndetësore të qytetarëve të prekur, bluzat e bardha, pavarësisht përkushtimit, e kanë të vështirë të përballojnë situatën.

Çdo mjek që nuk druhet nga ndonjë raprezalje me shkarkim apo trasferim, sepse ka shkelur “vijën e partisë”, sot bën thirrje që të ketë sa më shumë analiza dhe pacientët të trajtohen që në fazën e parë dhe të mbahen nën kontroll mjekësor, pavarësisht se gjendja e tyre mund të konsiderohen në fillim e stabilizuar. Sipas tyre, “COVID-19” ka veti të përhapjes së shpejtë dhe mbi të gjitha sulmon agresivisht gati mënjëherë mushkëritë e pacientëve dhe në disa raste mund të rezultojë fatale.

Evidentimi në kohë dhe monitorimi si të hospitalizuar që në fazat e para do të ulte vdekshmërinë, por njëkohësisht edhe të jepte efektshmëri në parandalimin sa më shumë të mundej në përhapjen e “COVID-19”. Kjo strategji fatkeqësisht nuk po ndiqet nga qeveria, duke u përthyer më pas në shifra të frikshme të fataliteteve, ku nga pjesa e prekur, mbi 6% e tyre kanë humbur jetën.

Me ritme kaq të ulëta të analizave, ose tamponëve të coronavirusit, kjo situatë duket se do të vijojë pafund dhe strukturat drejtuese të qeverisë presin të “ngrohet koha” me vapën përvëluese të korrikut a gushti që virusi të ulë agresivitetin.

Nga ana tjetër, po bëhet spektakël i përditshëm se strukturat e qeverisë janë të angazhuar në mbrojtjen e jetës së personelit mjekësor, veçanërisht ata që shërbejnë në ballin e parë të trajtimit të sëmundjes infektive “COVID-19”, duke i “joshur” edhe me një shuk parash.

Me një fjalim pompoz nga kështjella rezidencë e tij, kryeministri Edi Rama premtoi se në llogarinë bankare të mjekëve dhe infermierëve që janë në ballin e parë të luftës me coronavirusin do të shtohet nga 1000 euro shpërblim.

Padyshim që kjo ishte e nevojshme, por jeta e një mjeku, infermieri, sanitareje, apo edhe shoferi automabulance që transporton të prekurit, nuk “blihet” me 1000 euro.

Nën hundë mjekët mbajnë maska të skaduara që në vitin 2011, ato pak veshje speciale me të drejtë janë vendosur në Spitalin Infektiv, ku rreziku është mjaft i madh, por pjesa tjetër e personelit, që nga mjeku i familjes deri në urgjenca është pa veshje speciale, duke e çuar në 19 numrin e personelit mjekësor të prekur me “COVID-19”.

I gjithë menaxhimi mjaft i dobët në kompleks po shkakton pasoja të rënda në vendin tonë, ku vetëm izolimi dhe raprezalja nuk mjaftojnë, nëse nuk evidentohen rastet me coronavirus dhe mbi të gjitha tu jepet shërbim i specializuar çdo të prekuri, jo këshilla: pi paracetamol dhe lëngje dhe kur gjendja u rëndohet, mbyllin sytë në Spitalin Infektiv.

Etiketa: COVID 19pi paracetamolqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

22:11 : 12/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

20:00 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 10 mijë zarfe nga diaspora, kush kryeson?

18:34 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
Para

Rudina Dembacaj na zbulon ‘talentin’ e Mark Frrokut, ja çfarë bën në karantinë ish-deputeti

TË GJITHA

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com