• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tender 1.5 mln euro për ushqimet/ Xhaçka ia jep një kompanie kompjuterash pa garë

08:49 : 30/03/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Tenderat me urgjencë mbartin gjithnjë rrezikun që të shoqërohen me probleme ose me dyshime për korrupsion.

Qeveria Shqiptare, në kuadër të masave parandaluese për efektet e korona-virusit, ka lëshuar një Akt Normativ, i cili ligjëron në masë procedurat e prokurimit me publik pa garë, nga ato që zyrtarisht njihen si “me negociim paraprak, pa shpallje”.

Nën këtë thirrje, Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Olta Xhaçka, ka zhvilluar së fundmi një tender emergjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”.

Vlera e këtij tenderi ishte rreth 1.47 miliardë lekë të vjetra (pa Tvsh), rreth 1.5 milionë euro.

Lexo edhe:

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

Në këtë tender, të zhvilluar pa garë, Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fitues në datë 25 Mars 2020 kompaninë “Eurovia” shpknj, e cila është degë shqiptare e kompanisë maqedonase me të njëjtin emër.

Sipas asaj që raporton “Boldnews.al”, tenderi është i përbërë në dy lote; pjesa më e madhe e fondit, rreth 1.05 miliardë lekë janë destinuar për blerje ushqimesh dhe pjesa tjetër për materiale mbrojtëse për ushtarakët që janë angazhuar në parandalimin e Cov-19.

Në bazë të të dhënave zyrtare, kompania “Eurovia”, e specializuar në pajisje kompjuterike, vetëm 6 ditë para tenderit pa garë, modifikoi objektin e saj, duke shtuar edhe angazhimin në produktet ushqimore.

Menjëherë pas këtij ndryshimi, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore.

Kompania e kompjuterave

Kompania fituese e këtij tenderi pa garë, “Eurovia”, është regjistruar në Shqipëri rreth një vit më parë, në Shkurt 2019. Aktiviteti i saj kryesor lidhet me pajisje elektronike, sisteme kompjuterike dhe të tjera të ngjashme.

Kompania është regjistruar si degë e huaj e kompanisë mëmë, me seli në Tetovë të Maqedonisë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, përfaqësues ligjor i kompanisë “Eurovia” shpknj është Emir Shefiti.

Nga të dhënat në rrjetin “Linked-In”, Shefiti rezulton, ndër të tjera, edhe Shefi Ekzekutiv i një kompanie bastesh, e regjistruar në Tetovë.

Në Shqipëri, Shefiti rezulton edhe bashkëpronar në një tjetër kompani, “Sports and More”, e cila merret me lojëra kompjuterike dhe programime teknologjike”.

Nga kompjuterat, tek ushqimet

Në datë 19 Mars 2016, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime të Ministrisë së Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpknj, dega Shqipëri, modifikon objektin e aktivitetit të saj.

Deri në atë moment, objekti i kompanisë ishte “Shoqëri me ndërtimtari, tregti dhe shërbime. Import dhe eksport, instalim, mirëmbajtje, tregti me pakicë dhe shumicë të pajisjeve kompjuterike, kancelarike, telefonike, elektronike, mekanike, të telekomunikacionit, elektrike, hidraulike, impjanteve e pajisjeve termosanitare…etj.

Pas datës 19 Mars 2020, kompania “Eurovia” shpknj shton në objektin e aktivitetit të saj edhe “Import eksport te mallrave industriale e ushqimore, prodhime bujqesore e blegtorale, prodhim e shitje pije alkoolike, tregtimin e tyre me shumice e pakice.”

Ky modifikim duket se është kapur menjëherë nga Ministria e Mbrojtjes, e cila e përzgjodhi si kompaninë që do t’i jepte 1.5 milionë euro pa garë, për të siguruar paketat ushqimore për familjet e ushtarakëve që janë angazhuar për parandalimin e pasojave të pandemisë Cov-19.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026
Botërori 2026

Spektakli pret ende golin, Angli–Argjentinë mbyllet pa fitues në pjesën e parë

21:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
Para

Studimi/ Marrja e masave bllokuese mund të ndalojë përhapjen e COVID-19 (Grafikët)

TË GJITHA

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026

Spektakli pret ende golin, Angli–Argjentinë mbyllet pa fitues në pjesën e parë

21:56 : 15/07/2026

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026

Një hap larg finales, starton supersfida Angli-Argjentinë

21:12 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbet girişbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş