• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ditari i një fëmije për baba Edin…

16:33 : 30/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Babai ynë na pati bratisur, kthehej ndonjëherë, por nuk e kishte mendjen tek ne, unë doja të luaja, por ai kishte prishur shumë lekë me ca xhaxha tjerë që e kishin emrin njësoj, oligarkë quheshin. Vinte bënte sherr dhe ikte. Tani që ra epidemia e “coronavirusit”, babai është kthyer në shtëpi, por nuk rri me ne, aty pranë ka një kështjellë që e kemi parë vetëm nga larg, edhe pse ai thotë se “është babai jonë”.

Shumë xhaxha dhe teta kujdesen për shtëpinë e babait. Ka edhe roje me kustum të zi dhe teta që gatujnë dhe pastrojnë. Nga larg i shohim, ne nuk kemi të drejtë ti afrohemi sepse babai na bërtet. E mbaj mend një ditë të hënë që fliste në telefon dhe qeshte. “Çfarë keni, ju kam dhënë 22 milionë euro”-thonte dhe qeshte.

Un nuk e di se me kë po fliste por dëgjova komshijtë që thanë se ishin oligarkët. Malli na kishte marrë ta shihnim nga afër, por kur del nga kështjella e tij është shumë i rreptë, shpesh na thotë do ta shkul veshin. Larg i rri, edhe pse më thotë “jam babai juaj”.

Po babai im është hero, ai lufton me bombat që vijnë nga një aroplan i madh që quhet “COVID-19”. Një ditë, gjyshi im dha ca gjyshë të tjerë dolën në rrugë, babai u nxeh, mori me vete ata xhaxhat e veshur me të zeza dhe u bërtiste “rrini në shtëpi, çfarë doni në rrugë”. Dhe gjithë gjyshat ikën. Po ata e mërzisin babain i thonë “Nuk kam ç’të ha”-po babai im është hero, iu kthye të gjithë komshijve tanë që “pa bukë rrihet edhe dy ditë, Durim, Durim, Durim”!

Lexo edhe:

No Content Available

Edhe xhaxhi Durimi ndenji dy ditë pa bukë, pastaj doli të protestojë me ca xhaxha të tjerë, “duam bukë, duam bukë”-thonin, edhe unë dua bukë, por babi im del dhe na ushqen me shumë fjalë, trembem se thotë: “bomba, vdekje, makina ushtrie të mbushur me arkivolë, varre që nuk do i gjejmë”- dhe pastaj nuk kam më uri nga frika, por pas frikës prap dua të ushqehem.

Një ditë erdhi edhe një xhaxh tjetër, Lali-Lali i thonin. Dolën të gjithë po ai kishte vetëm pak qese me ushqime. Erdhën dhe bënë film –“do të dilni në televizor”- tha një burrë që erdhi me Lalin. Unë doja bukë dhe shihja nga qeset, por ai Lali që mbante një maskë dhe fliste duke lëvizuar duar dhe tundur kokë nuk na i dha pa u mbyllur filmi, ai shihte gjithnjë nga kamerat.

Doja të rrija dhe të luaja me Lalin, se nuk kam më shokë të gjithë janë mbyllur, por Lali sa u mbarua filmi iku. Të tjerët ngelën pa ushqime, mua më erdhi keq për shokun tim, u mërzita me Lalin ai kishte me vete pese makina të mëdha, por vetëm tek njëra pak qese me ushqime. Tjerat ishin mbushur me xhaxha dhe teta që filmonin dhe qeshnin. “Po nuk i thash babit”- Sa i thirra babit ai doli nga shpia dhe më tha “futu brenda se ta shkula veshin”.

Ata janë shokë, kur nuk del babi është Lali dhe kur zihen ata bëjnë gjasme, se i dëgjoj kur flasin në telefon. Ai Lali thotë për pallate të mëdha të mëdhaaa dhe babi qesh dhe përmend ca emra. Bo bo o ditari im, sa shpesh më dalin këta emrat që quhet oligarkë.

Babin edhe e shajnë, pastaj ca tjerë e lavdërojnë. Gjithë zihen deri sa nuk kanë më fuqi. Unë qesh shumë se babai del prap në televizor dhe na lutet që të rrimë Brenda. Ca teta futen tek një portal i madh i madh që quhet e-albania. Aty do marrin leje për të shkuar për të blerë ushqime. Bo bo ditari im, ne nuk kemi më as lekë! Po si thash babit, po kam frikë, ai të shkul veshin!

Etiketa: Ditari i një fëmije për baba Edin…

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Barbara d´Urso për shqiptarët: Një popull i mrekullueshëm me memorie jo si në Europë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş