Koronavirusi/ Avokati i njohur: Edi Rama ka vendosur të na vrasë, po shfrytëzon rastin

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për situuatën në vend për shkak të koronavirusit, ku deklaroi në fillim të bisedës se në Shqipëri nuk ka maska se janë  dërguar në Kinë.

Goxhaj ka hedhur akuza tepër të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se po i ngul thikën pas shpinës vendit dhe po e shfrytëzon situatën për të vendosur në zbatim planin e shpopullimit të vendit.

Goxhaj e ka nisur bisedën me mjekët dhe infermierë shqiptarë që mbërriten në Itali ku vuri në dukje abuzimin që sipas tij është bë me uniformat që kishin veshur.

“Arsyeja pse ata e thonë se nuk ka nevojë për maska është se s’kanë maska. Maska tregon edhe një simbolikë për kujdesin ndaj të tjerëve. Ne kemi parë skemën se si 30 mjekë dhe infermierë i dërgojnë Itali ku pamjet tregonin se si i kishin veshjet profesionale që janë shumë të shtrenjta dhe njëpërdorimshe. Janë mbushur karantinat plot me mjekë dhe doktorë të cilët nuk kanë maska. Raste vijnë përditë dhe dje Edi Rama ka shkelur ligjin duke shkatërruar 30 veshje speciale. Ju e patë se si ishin veshjet që përdoren vetëm në spitale, ambulanca dhe pika kontrolli. Janë shumë të shtrenjta dhe dje i ka shpërdoruar se janë hedhur në kosh të plehrave pasi nuk lejohet të shkosh në spital. Dje i kashkatërruar vetëm për shoë-n e tij. Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe ai djali i vogël, Gent Cakaj ishin pa maska. Këto 30 veshje janë hedhur në koshin e plehrave në Itali të cilat i duheshin Shqipërisë. Këtë e përmenda për të treguar se gjithë menaxhimi që po bëhet është një shoë i madh i cili po bëhjet nga qeveria për të drejtuar njerëzit drejt pikëpamjeve të rreme”.

Goxhaj tha se Rama po tmerron njerëzit teksa e argumentoi me gjuhë që përdor në komunikimet publike ndërsa shtoi se axhenda e tij ë shpopullimi i vendit për të cilën dhe edhe disa argumenta tronditëse.

LEXO EDHE  Denoncimi/ Qeveria shqiptare ka që në muajin mars që nuk kryen pagesat e KEMP-it

“Ai po tmerron publikun kur përmendur mishin e qenit, ditë të zeza do vijnë për juve thotë, tamam si ai terroristi. Po vijnë në Shqipëri njerëz nga Arabia, Siria e kudo, ky është një plan që ky po e realizon në mënyrë përfekte për shpopullimin. Rama po e përdor koronavirusin si një thikë që po ia ngul në shpinë Shqipërisë. Erdhën lajme dje se po arrestohen fermerët, kanë filluar të mos lejojnë shqiptarët që të mos punohet toka, e kam thënë para 3 javësh këtu që do të ketë pasoja në ushqim. Turizëm këtë vit me sa duke nuk do të ketë fare edhe për shkak të të ardhurave.

E vetmja ekonomi që mund të përdoret është bujqësia, Edi Rama ka vendosur që të na vrasë, e them me plot gojën, jo fizikisht por si popull dhe si komb. Ka marrë pushtet absolut për dy arsye, faktori ndërkombëtar i gjithi është në hallin e tyre, që duhet ti paguajmë ne problemet. Unë nuk besoj s do t vijë një qindarkë ç’ka ardhur ka ardhur dhe nuk do të vijë asgjë, s’ka për të marrë fonde nga ato që janë alokuar për tërmetin. Nuk kanë lekë, ky nuk kal lekë për t’ju dhënë keq më vjen për shqiptarët. Meta dhe Basha jo vetëm kanë heshtur por kanë përkrahur masat anti-kushtetuese të Edi Ramës, nuk folën në asnjë rast për të drejtat e shkelura të njeriut me këto masa, në video-konferencën, por për vendosjen e diktaturës. Veprimi që kreu pardje me vendosjen e shtet-rrethimit total, në cilin vend të europës po zbatohet kjo masë?”, tha Goxhaj në Fax Neës.