• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Izolimi i pensionistëve/ Disa shifra të thjeshta për marrëzinë e Edi Ramës

10:00 : 29/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Me një Urdhër verbal të kryeministrit Edi Rama, pensionistët shqiptarë nuk do të mund të dalin nga shtëpia nga e Hëna, edhe në ato fasha orare që lejohen për pjesën tjetër të qytetarëve.

Rama e deklaroi këtë masë ekstreme, në atë që ai e konsideroi si masë për parandalimin e përhapjes së korona-virusit në radhët e moshës së tretë.

Në një dalje virtuale, Rama deklaroi këtë fundjavë se: “Ata (pensionistët), të vetmuarit dhe që nuk i kanë fëmijët në të njëjtën njësi administrative do të kujdesemi ne siç po kujdesemi pa pushim me ekipet në terren t’ju bëjnë pazaret dhe t’ju çojnë ilaçet. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë”.

Premtimi i pamundur
Ky premtim deklarativ i kryeministrit është tërësisht alogjik, mbështetur në shifrat zyrtare. Ky izolim do t’u nxisë pensionistët, sidomos ata të vetmuarit, që të sillen rrugëve si “ilegalë” për të plotësuar nevojat e tyre më emergjente.

Lexo edhe:

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

I shohim me radhe disa të dhëna statistikore, të cilat e nxjerrin Ramën zbuluar dhe pa asnjë mundësi reale për të ndihmuar pensionistët e vetmuar

– Shqipëria ka aktualisht rreth 500 mijë pensionistë. Këtë shifër e deklaroi pak ditë më parë edhe Drejtori i Postës Shqiptare, kur deklaroi se punonjësit e tij janë angazhuar t’ua përcjellin pensionin në shtëpi të moshuarve, me qëllim që të shmangin grumbullimin në sportele në këtë situatë pandemie.

– Shoqata e Geriatrisë dhe Gerontologjisë (për studimin e të moshuarve), në një analizë të publikuar në Tetor 2019, përllogariste që rreth 20-25 përqind e të moshuarve (pensionistëve) në Shqipëri ishin të vetmuar, pra, pa fëmijë ose me fëmijë larg banesës (në emigrim apo zona larg vendbanimit të tyre).

Pra, referuar kësaj përllogaritjeje, më e pakta 100 mijë pensionistë, jetojnë të vetmuar. Pikërisht, për këtë numër gjigand foli Edi Rama, kur tha që “do të përkujdeset qeveria për nevojat e tyre, ndërkohë që ata do të jenë në izolim”.

Bllofi
Por, a do të mundet Edi Rama dhe kushdo që e mbështet në “marrëzinë e tij politike” për izolimin total të pensionistëve?

Mendimi i parë që i shkon kujtdo në mendje është që Edi Rama do të angazhojë policinë, si për çdo gjë tjetër, për t’u ardhur në ndihmë pensionistë të vetmuar.

Shteti shqiptar përllogarit, në total, rreth 10 mijë forca policie, duke përfshirë këtu edhe kryepolicin Ardi Veliu dhe të gjithë stafin administrativ të Sandër Lleshajt. Pra, sikur policia të mos bëjë asnjë punë tjetër, por vetëm të realizojë blerje për pensionistët e vetmuar, duhet që një polic t’i shërbejë minimumi 10 pensionistëve të vetmuar. Thjesht, e pamundur.

Shteti shqiptar llogarit diku te rreth 4 mijë forca ushtarake aktive. Edhe në rast se të gjithë këta, pa bërë asnjë punë tjetër, t’u bashkoheshin forcave policore, nuk do të mund të mbulonin më shumë se sa 7-8 pensionistë të vetmuar për çdo individ me uniformë. Thjesht, e pamundur

Shteti shqiptar përllogarit rreth 100 mijë të punësuar në administratë. Nëse të gjithë zyrtarët do të angazhoheshin për të ndihmuar pensionistët e vetmuar, ata mund t’ia arrinin. Por, në një kohë, kur po me urdhër të Edi Ramës, rreth 80 përqind e administratës është në izolim për shkak të masave parandaluese, edhe kjo zgjidhje është thjesht, e pamundur.

Atëherë, ku do të gjenden këta 100 mijë persona, të cilët do të ndihmojnë pensionistët e vetmuar të Shqipërisë.

Llogaritë nga dritarja virtuale e Surrelit dalin të gjitha fiasko.

Etiketa: masapensionisteRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

20:34 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Rama po përdor myslimanët shqiptarë”/ Lubonja: Muzeu i artit islam, “qokë” për heshtjen ndaj Gazës

19:58 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

16:18 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

16:10 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rama: Kulla “Syri i Tiranës” me kate pa leje në mes të kryeqytetit, nuk do i gëzojnë dot

15:37 : 19/09/2025
Para

Martesë në kohë Koronavirusi/ Çifti bën dasmën e pazakontë në spital (Video)

TË GJITHA

Sarandë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

08:42 : 20/09/2025

“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

08:30 : 20/09/2025

Këmbimi valutor 20 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:17 : 20/09/2025

Moti i kthjellët dhe me vranësira të pakta, njihuni me parashikimin për ditën e sotme

08:07 : 20/09/2025

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com