• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja kur do fillojnë të bien rastet me Covid 19 / Pipero: Kategoritë më të rrezikuara nga koronavirusi

07:57 : 26/03/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Në një lidhje direkte për “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero foli mes të tjerash për gjendjen e pacientëve të shtruar te Infektivi.

Pipero tha se janë 73 pacientë të shtruar, ndërsa disa prej tyre po luftojnë me jetën. I pyetur nëse do të jetë prilli më i lehtësuar, mjeku tha: “Unë mendoj se fundi i javës së dytë të prillit do fillojnë të bien raste. Por e lidh këtë me se sa i kanë zbatuar qytetarët masat e marra nga qeveria. Të vazhdojnë dhe të respektojnë këshillat, jo vetëm që të shmangin kontaktet dhe të mos sëmuren vetë, por edhe të mos bëhen burim infeksioni për të tjerët”.

Pjesë nga intervista.

Pëllumb Pipero: Për ne nuk ishte e papritur. Kjo është një ecuri normale brenda anormalitetit të saj, eksperienca e vendeve të tjera dëshmoi se java e 3 dhe 4 mund të quhet se është “stuhia” e kësaj epidemie. Ne e prisnim.

Juli Xhokaxhi: 146 të prekur, ne morëm shifra deri paradite, por kemi parë shumë autoambulanca të mbërrijnë para infektivit. Sa pacientë ka te Infektivi?

Lexo edhe:

Komiteti Amerikan: Distancimi social gjatë koronavirusit nuk bazohej në shkencë

Nga fëmijët deri tek të rriturit, ja kategoritë që duhet të marrin vitaminën D

Pëllumb Pipero: Numri i të shtruarave është 72 ose 73 pacientë.

Juli Xhokaxhi: Sa janë në terapi intensive?

Pëllumb Pipero: Është e vështirë të them. Sepse ne kemi repartin që ka qenë me 4 shtretër dhe janë të zënë. Kemi pjesën e katit të dytë që janë 40 shtretër ku rreth 30 janë me respiratorë edhe aty kemi 3-4 pacientë me regjim respiratori, madje një nga ata është i intubuar. Disa prej tyre luftojnë me jetën

Juli Xhokaxhi: Kemi të bëjmë me mosha të thyera apo persona që kanë sëmundje të tjera kronike

Pëllumb Pipero: Janë mosha të treta kryesisht, por pothuajse të gjithë me sëmundje kronike, që kanë dëshmuar se bëjnë komplikacione më të shpejta. Mbi 60 vjeç ka shumë probleme.

Juli Xhokaxhi: Nga rastet që jeni përballur, cilat janë sëmundjet kronike, cilat janë rastet më të rrezikuara?

Pëllumb Pipero: Hipertensioni është një nga më kryesoret. Diabeti gjithashtu, sëmundjet kronike të veshkave, kemi një larmi mundjesh që lidhen edhe me moshën, por ndonjëherë jo vetëm me moshë.

Juli Xhokaxhi: Ajo çka po vihet re jo vetëm në Shqipëri, edhe në Itali, po flitet edhe shumë për mosha të reja.

Pëllumb Pipero: Struktura e moshës së vendit tonë nuk i ngjan Italisë. Ne kemi popullsi më të re dhe kësisoj mund të kemi raste në dukje më të rinj. Kemi pyetur kolegët tanë, dhe kanë dëshmuar se edhe moshat e reja mund të kenë komplikacione të rënda. Përgjigja është për një përgjigje e shtuar imunitare, ndoshta edhe për shkak të ekspozimit më të gjatë dhe marrjes së një numri më të madh virusesh. Por përgjithësisht edhe moshat e reja kanë dëshmuar që kanë pasur diabet të fshehtë për shkak të obezitetit, ngado që ta rrotullojmë pavarësisht moshës dominojnë sëmundjet shoqëruese.

Juli Xhokaxhi: Sa i takon stafit mjekësor, meqenëse ne kemi staf mjekësor të prekur, a ka masa shtesë?

Pëllumb Pipero: Përgjithësisht gabohet gjatë zhveshjes dhe duhet shtuar kujdesi. Ne përpiqemi të mbrohemi, të gjitha janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Unë nuk besoj se kolegëve tanë në vendet e tjera në përgjithësi ekspozimi i mjekëve ka ndodhur gjatë procesit të zhveshjes së tyre dhe së treti mjekët e tjerë ende nuk u është bërë refleks ajo maska. Do të thoja që përgjithësisht mund të gabojnë dhe kjo është përveç ekspozimit të gjatë kjo është një nga arsyet e infektimit të stafit mjekësor.

Juli Xhokaxhi: Besohet se në rast se kalojmë këtë 2 javësh, prilli do të jetë më i lehtësuar?

Pëllumb Pipero: Unë mendoj se fundi i javës së dytë të prillit do fillojnë të bien raste. Por e lidh këtë me se sa i kanë zbatuar qytetarët masat e marra nga qeveria. Të vazhdojnë dhe të respektojnë këshillat, jo vetëm që të shmangin kontaktet dhe të mos sëmuren vetë, por edhe të mos bëhen burim infeksioni për të tjerët. /abcnews.al

Etiketa: kategoriteKoronavirusiPipero

Lajme të lidhura

BOTA

Komiteti Amerikan: Distancimi social gjatë koronavirusit nuk bazohej në shkencë

16:12 : 03/12/2024
SHENDETI

Nga fëmijët deri tek të rriturit, ja kategoritë që duhet të marrin vitaminën D

14:53 : 15/05/2024
AKTUALITET

Amnistia/ Përfitojnë rreth 570 të burgosur, ja kategoritë që do të lënë qelitë

18:13 : 06/11/2023
AKTUALITET

Amnistia në burgje, mbi 600 përfitues, ja kategoritë që do të lënë qelitë

19:01 : 15/09/2023
BOTA

ALARMI/ Del një variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi

20:50 : 04/08/2023
AKTUALITET

19 raste të reja me Covid, harta e infektimeve

16:18 : 16/10/2022
Para

Isa Mustafa: Me PDK-në nuk bëjmë koalicion, mundemi përsëri me LVV-në

TË GJITHA

“Kam shitur trupin”/ Ivana rrëfen momentet e tmerrshme: Si më shfrytëzuan për prostitucion

17:54 : 29/06/2025

Publikohen formacionet zyrtare të PSG-Inter Miami, Messi përballë ish-skuadrës

17:40 : 29/06/2025

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi

17:20 : 29/06/2025

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (EMRI)

17:14 : 29/06/2025

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

16:55 : 29/06/2025

Zjarr në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë

16:51 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com