• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erion ku je, jepu zgjidhje hallexhinjve, shuaji urinë

11:45 : 26/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

E mbani mend Lali Erin në kohë me diell dhe paqeje? Shfaqej gjithkund, duke mbjellë pemë e duke puthur fëmijë e të moshuar, hallexhinj dhe super të varfër.

Nga mëngjesi në mbrëmje bënte show, dhe avash avash nisi të krijojë atë maskën e njeriut punëtor, të dashur, të pastër, të përkujdesshëm dhe që po harxhonte vitet e tij për ta shndërruar Tironën, në qytetin që meritojnë tironsit.

Të paktën me këtë gjuhë është shprehur, atëherë kur dilte 13 apo 14 herë në ditë, me shpurën e drejtorëve dhe fotografëve nga pas, dhe Rilindasit e G 99 që e prisnin në cepa rrugicash, pallatesh apo parqe.

Sot jemi në kohë lufte, të paktën kështu e ka shpallur Skënderbeu i Elisës! Armiku është i padukshëm, dhe Erjoni duket se është bërë i pakapshëm.

Lexo edhe:

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

‘Ushtarja’ e Ramës në Kushtetuese: Shkarkimi i Veliajt është ligjor (LIVE)

Thotë se ndodhet në terren duke shpërndarë ndihma, ndërkohë që ata që presin ndihma qëndrojnë pas kangjellave të njësive administrative.

Lali Eri thotë se ndodhet te familjet rome, madje duke e quajtur veten si njeriun që ka bërë më shumë për to.

E mbani mend kur pak vite më parë mbante në krah një fëmijë rom dhe me një show të ndyrë e çonte në spital.

Është i njëjti kryebashkiak që me policët e tij bashkiakë, i tërheq zvarrë romët që përpiqen të nxjerrin bukën e gojës, duke grumbulluar hekurishte apo shishe.

Mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale u publikuan fotot skandaloze nga të paktën dy njësi administrative, ku shfaqen qytetarë jashtë çdo mase sigurie për shëndetin, në pritje të zgjidhjeve të halleve. Pamjet u publikuan nga mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili gati ulërinte duke pyetur se ku ishte policia bashkiake?!

Kalo dhe çdokush tjetër në profesionin e tij, që realisht po përballet me rrezikun e Covid 19, e ka shumë të qartë rrezikun që i kanoset këtyre hallexhinjve, por çështja është që në mos nga koronavirusi, ato mund të kenë të njëjtin fat nga mungesa e ushqimeve, apo mungesa e një strehe.

Edhe këta hallexhinj, në varfëri totale, ndoshta do kenë dëgjuar për rrezikun nga Covid 19, por ato kanë një hall më të madh, atë të urisë dhe skamjes.

Pakot që thuhet se po shpërndahen nga Lali Eri përbajnë 12 kokrra vezë, miell, makarona, oriz, konserva, vaj, kripë, dhe janë llogaritur që ato të konsumohen për dy javë, pasi sipas logjikës së Kryebashkiakut kjo nuk është koha për të konsumuar shumë. Me logjikën e këtij kryebashkiaku, të shuash urinë është “kap ça të kapësh”.

Çuditërisht pakot nuk përmbajnë asnjë sapun apo detergjent, nga ato që mjekët u ngjirën duke thënë lani duart dhe pas tyre e përsërit edhe Skënderbeu pa pushim.

Lali u shfaq në një media duke thënë se ndodhet në terren, në timon, me kamion duke shpërndarë ndihmat.

Madje sugjeroi që njerëzit të rrinin në shtëpi, pasi ndihmat nuk do i shkonin do të qëndronte te dyert e njësive administrative, por duke qëndruar në shtëpi dhe duke pritur.

Erion ti s´ke pse bën shoferin e kamionit, as shpërndarësin e pakove me ndihma, mjafton të organizosh punën, të kalosh në emergjencë stafin që të shërben në kohë paqeje, dhe grumbullimet e frikshme para njësive administrative
të mos kthehen në bomba infektimi dhe viktimash.

Koronavirusi t´a rrëzoi maskën Erion, nuk je ai djali punëtor, as i dhembshur…

Etiketa: Erion Veliajte varferituria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025
AKTUALITET

‘Ushtarja’ e Ramës në Kushtetuese: Shkarkimi i Veliajt është ligjor (LIVE)

13:48 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, Veliaj: Po sikur t’ja bëjnë edhe Ogertës ose Florit

12:19 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
Para

E bujshme/ Man.United pranë transferimit të super talentit anglez

TË GJITHA

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Mbërrin në SPAK Pamela Qirko, motra Belinda Ballukut, do të jetë avokate e zv.kryeministres

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com