Shifrat e INSTAT/ Kur në Itali përhapej Covid 19, në Shqipëri hynë 616496 shtetas

Instituti i Statistikave ka publikuar shifrat e të huajve dhe shtetasve shqiptarë, të cilët kanë hyrë në vendin tonë gjatë muajit Shkurt, periudhë kjo që përkon me shpërthimin e virusit COVID-19 në Itali.

Sipas INSTAT hyrja e shtetasve të huaj gjatë muajit shkurt u rrit me 13.6%, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2019.

Sipas këtij raportit në shkurt 2020, Shqipëria ka pasur 228.941 hyrje të shtetasve të huaj në vend, krahasuar me 201.597 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Mësohet se nga Polonia ka pasur një rritje të madhe të hyrjeve në muajin e dytë të këtij viti, me 42% më shumë, krahasuar me shkurt 2019.

LEXO EDHE  E rëndë/ 44-vjeçari bie nga kati i tretë i pallatit

Por ajo që bie në sy në tabelën e mëposhtme është numri i madh i nështetasve të huaj të ardhur nga Greqia dhe Italia është respektivisht 38106 dhe 18409 mijë të hyrë vetëm gjatë muajit të kaluar.

Në muajin shkurt, shtetas shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në vend janë 616496, ose 16.2% më shumë se në shkurt 2019.

Në të njëjtin muaj, pra në shkurt, Kryeministri Edi Rama, sulmonte mediat dhe cilindo që kërkonte marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19 në Shqipëri, duke i akuzuar për përhapje paniku.