Mjeku i njohur apel qytetarëve: Qendroni në shtëpi, sëbashku do ja dalim

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ju ka bërë apel sërish qytetarëve që të qendrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha masat, për t’i bërë ballë virusit.

Me anë të një mesazhi Pipero shprehet se këtë herë mjekët po përballen me një armik vrasëtar dhe shumë tinëzar, por të gjithë sëbashku do ja dalim përballë këtij armiku.

Ja mesazhi i Piperos:

Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të pa dukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinzar dhe ende të pa njohur mirë nga shkenca mjekësore, pavjonët e spitalit infektiv njëri pas tjetrit po hyjnë në betejë. Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me covid 19. Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithe jetën luftë me agjentët mikrobikë, bacterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë!

LEXO EDHE  Snowden: Paralele me të shkuarën për të kuptuar Covid-19