• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vdekjen nuk e ndalim dot, por të shmangim katastrofën”/ Rama sulmon edhe kritikët

14:24 : 23/03/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Nga zyra e tij në Kryeministri, Edi Rama, i ka drejtuar një apel qytetarëve për të respektuar rregullat e distancimit social, vetëkarantinimit në shtëpi, larjen e duarve sa më shpesh, duke theksuar se duhet të shmanget katastrofa.

Në mesazhin e tij, Rama u shpreh se nuk e ndalim vdekjen të na marrë njerëz, por të shmangim kërdinë për shkak të papërgjegjshmërisë.

“Siç e patë, fatkeqësisht humbi jetën dhe një 42 veçar që nuk vuante nga sëmundje kronike, ngushëllime familjeve të të ndjerëve.

E dimë se virusi synon më të moshuarit dhe më të dobëtit, por as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm.

Por ju lutem si të gjithë herët, të gjithëve, mos luani me zjarrin, nuk e ndalim vdekjen të na marrë njerëz por të shmangim kërdinë për shkak të papërgjegjshmërisë, do të humbasim njerëz, askush nuk e di se sa, po jo të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, këtë e kemi ne në dorë”, tha ai.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Deklarimet dhe tonet e përdorura nga Edi Rama sot dhe paralajmërimet e kobshme për kërdi apo katastrofa, mund të ishin shmangur duke karantinuar të gjithë ata që hynë në territorin shqiptar, pasi në Itali shpërtheu koronavirusi. Askush nuk e ndalonte Kryeministrin që të shpallte Aktet Normative në fillim të marsit, për t´i detyruar ata që vinin nga zonat e kuqe që të karantinoheshin me detyrim, ndoshta edhe larg familjeve të tyre.

Sot në mbi 85 % të rasteve, ata që janë identifikuar si të prekur me Covid 19, janë infektuar nga të afërmit apo të njohurit që transportuan virusin drejt Shqipërisë si mbartës të tij.

Së fundmi kjo është provuar në Vlorë, ku personat e një familjeje u infektuan nga një i afërm që i erdhi nga Italia, sikundër ka ndodhur edhe në Korçë, Fier apo edhe në Tiranë.

Në mesazhin e tij, Kryeministri i është përgjigjur edhe kritikëve, që i kanë bërë thirrje Kreut të Qeverisë, të dali nga banesa në Surrel dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

“Ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia. Unë në shtëpi mbyllem në fundjavë, si gjithë të tjerët, se nuk i përkas rracës së keqe që thonë ‘bëni si them unë, po mos bëni si bëj unë’.

Realisht është kulmi, që në këtë kohë kolere shpifjet dhe brockullat vazhdojnë. Nuk jam tipi i dukjeve se nuk më ka munguar dukja, pikë e zezë. Kjo javë do të jetë intensive, se hyjmë në javën e shpërthimit të bombava”, tha Rama.

Reagimi i Kryeministrit ka ardhur pasi në Shqipëri në 24 orët e fundit janë identifikuar 15 raste të reja me Covid 19, ndërkohë që numri total është 104.

Gjithashtu ka pasur një rritje të numrit të jetëve të humbura, ku aktualisht numërohen 4 viktima, ndërsa numri i të shëruarve është 5.

Etiketa: CovidRamathirrje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
Para

Behxhet Pacolli tregon një vend fantazmë (Foto)

TË GJITHA

Më e madhja dhe e ndritshmja, pse nuk duhet ta humbisni hënën e artë të nëntorit

21:55 : 31/10/2025

Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

21:53 : 31/10/2025

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

21:37 : 31/10/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025

Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim

21:20 : 31/10/2025

Balluku e pandehur, analisti: S’mund të vijojë të drejtojë ministrinë me buxhetin më të madh në vend

21:08 : 31/10/2025

“Fjala” më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim

21:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com