Dy persona ndodhen të karantinuar në kavaleshencën e Durrësit.
Ajo është kthyer në karantinë dhe është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi sot se janë personat që kanë pasur kontakt të ngushtë me rastin e konfirmuar pozitiv: “Në karantinën shtetërore futen personat e kontaktit të ngushtë me rastin e konfirmuar pozitiv me COIVD 19. Personat në karantinë nuk janë me COVID por po ndiqen e monitorohen”.
Mësohet se në kavaleshencë për të monitoruar situatën ka qenë dhe kreu I shtetit Ilir Meta.
Në Durrës, rezultojnë 5 persona të konfirmuar të prekur nga koronavirusi, një grua ka humbur jetën.