• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid 19, çfarë po ndodh në Ballkan? / Ja si paraqitet situata për secilin vend

09:23 : 20/03/2020
në AKTUALITET, RAJONI, SHENDETI

Vendet e Evropës Juglindore kanë ashpërsuar kontrollet kufitare mes vete. Në shumë vende është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Por numri i të infektuarve me COVID-19 po shtohet.

Prej mesnatës (19.3.20) edhe Kroacia ka mbyllur kufirin për kalimin e njerëzve. Vetëm shtetasit e vendeve anëtare të BE mund të futen apo të dalin nga ky vend. Ata që futen në Kroaci duhet të shkojnë në karantinë dy javore. Deri tani janë prekur 10.000 persona nga ky vendim për karantinë. Mallrat që kalojnë nëpër Kroaci po kontrollohen rreptë. Të mërkurën ka vdekur nga COVID-19 një person, që është viktima e parë në Kroaci. Ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 100. Popullata është e nervozuar. Blerje masive sheh gjithandej – peshk, miell, artikuj higjenikë nuk mund të gjesh në të gjitha supermarketet.

Në Mal të Zi situata deri të enjten është më e mirë se në vendet e tjera të Evropës. Pas rastit të parë të infektimit, më pas edhe dy gra të tjera janë testuar si të infektuara. Autoritetet malazeze kanë reaguar menjëherë dhe i kanë mbyllur kufijtë për të huajt. Të gjithë ata që kthehen në këtë vend duhet të futen në karantinë. Me 18.3.20 në karantinë ka pasur mbi 1.000 persona.

Tubimet janë ndaluar. Në dyqane, banka dhe barrnatore, madje edhe në tregje dhe varreza duhet të mbash largësinë prej dy metra, në qoftë se shkon. Shkollat, kopshtet, universitetet, hotelet, restornatet, kafenetë… janë mbyllur. Pesë pronarë të bareve që nuk i kanë respektuar këto rregulla janë burgosur menjëherë.

Në Shqipëri mund të dalësh në rrugë pa shoqërim. Prej orës 18 është e ndaluar dalja. Makinat mund të përdoren vetëm në rastet emergjente. Gazetarët kanë të drejtë të lëvizin, por në studio nuk mund të ketë më shumë se dy persona. Personat që kthehen në Shqipëri duhet të futen në izolim dy javor. Ata që rezistojnë mund të dënohen me gjobë deri në 5.000 Euro. Ndërkohë numri i të infektuarve po shtohet. Ka edhe raste të vdekjeve.

Lexo edhe:

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

Plani Meloni–Rama/ Si BE po e kthen Ballkanin në ‘kosh mbeturinash’

Në Greqi gjendja deri të mërkurën ishte alarmante, me 418 të infektuar – 31 më shumë se një ditë më parë. Deri tani kanë vdekur të paktën pesë persona nga virusi Corona. Qeveria ka kërkuar që njerëzit të dalin nga shtëpia vetëm në raste emergjente. Janë ndaluar edhe tubimet e më shumë se 10 personave. Autoritetet greke thonë se aktualisht ka rreth 300 persona në karantinë.

Bullgaria e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të premten e kaluar (13.03.20). Të hapura kanë mbetur vetëm supermarketet, barnatoret dhe pikat e karburanteve. Bullgaria ka ndaluar futjen në këtë vend të shtetasve nga Bangladeshi, Kina, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, India, Italia, Irani, Maldivet, Nepali, Holanda, Irlanda e Veriut, Spanja, Sri Lanka, Koreja e Jugut dhe Zvicra. Ndërkohë që të gjithë personat që futen në këtë vend duhet të shkojnë në karantinë 14-ditore.

Personeli mjekësor që po punon me mundim këto ditë do të shpërblehet me nga 500 Euro shtesë në muaj. Vendimi është marrë pas lëshimit të punës nga 85 mjekë dhe sanitete, sepse ata ndjeheshin të rrezikuar nga infektimi.

Rumania ka bërë të ditur të mërkurën (18.3.20) se ka krijuar një „koridor” për shtetasit e vendeve të BE që të kalojnë deri në Hungari dhe të vazhdojnë rrugën. Për një natë nga Rumania në Hungari kanë kaluar 3.000 persona. Ata janë transportuar më pas në vendet e tyre. Edhe Rumania ka mbyllur kufijtë e jashtëm. Fluturimet me Italinë janë ndërprerë një javë më parë. E në Itali jetojnë rreth 1,2 milionë shtetas të Rumanisë.

Me 18.3.20 në Rumani ka pasur 260 persona të infektuar me virusin Corona. Shumë prej tyre kanë ardhur nga Italia ku edhe më tej shënohet numri rekord i të infektuarve me Corona. Ata që futen në Rumani duhet të shkojnë në karantinë, e të tillë për momentin ka rreth 500.

Edhe Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas regjistrimit të 36 infektimeve dhe një personi të vdekur.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën (18.3.20). Kjo gjendje është në fuqi 30 ditë, por me mundësi zgjatjeje, në rast nevoje. Deri me 18.3.20 në këtë vend ka pasur 36 persona të infektuar, ndërsa 24 janë me origjinë nga vendet e afërta me kufirin e Shqipërisë. Të gjitha ata janë infektuar nga një çift i ardhur nga Italia. Ky rajon është shpallur zonë e krizës dhe po kontrollohet nga policia dhe ushtria. Ministri i Shëndetësisë pret kulmin e infektimeve nga mesi i prillit, kur mund të ketë rreth 2.000 pacientë. Për shkak të rrezikut, Maqedonia e Veriut ka shtyrë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në Kosovë ka pasur të infektuar deri të mërkurën 18.3.20 rreth 20 persona. Por Kosova ende nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Ky vend që po përballet me krizë të rëndë politike, pas paralajmërimit të mundësisë së mocionit ndaj qeverisë Kurti, ka mbyllur kufijtë e jashtëm dhe ka ndaluar fluturimet nga aeroporti Adem Jashari. Gati një e treta e shtetasve të Kosovës jetojnë jashtë vendit dhe ata mund të futen në Kosovë vetëm përmes rrugëve tokësore, por do të përballen me karantinë.

Serbia ka shpallur ndalimqarkullimin e njerëzve nga ora 20 prej ditës së mërkurë (18.3.20). Dalja jashtë ndalohet deri në ora pesë të mëngjesit. Momentalisht në këtë vend ka mbi 70 të infektuar, ndërkohë që qeveria planifikon kufizime të tjera në qarkullimin rrugor. Ushtria po kontrollon kufijtë e jashtëm. Zgjedhjet e planifikuara të mbahen me 26 prill janë shtyrë. Prej të martes nuk guxojnë të dalin jashtë personat më të moshuar se 65 vjet.

Ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë janë regjistruar të mërkurën (18.3.20) katër raste të reja infektimesh, që do të thotë se numri i përgjithshëm ka mbërritur në 38. Në këtë vend, ku vendimet merren me shumë mundim, pa problem është shpallur gjendja e katastrofës në gjithë vendin.

Kufijtë e jashtëm po kontrollohen nga ushtria. Ndërsa personat që vijnë nga jashtë duhet të futen në karantinë. /DW/

Etiketa: ballkaniCOVID 19rastet

Lajme të lidhura

BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
AKTUALITET

Plani Meloni–Rama/ Si BE po e kthen Ballkanin në ‘kosh mbeturinash’

19:57 : 26/05/2025
AKTUALITET

Gjasat për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit janë baras me zero…

12:50 : 14/04/2025
BOTA

Rregulla më të ashpra për migracionin, më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor

22:30 : 09/04/2025
BOTA

Britania: Ballkani Perëndimor, një ‘shesh lojërash’ për dëshirat e Putin

09:18 : 09/04/2025
RAJONI

Ballkani po armatoset, ekspertët: Kosova të rrisë buxhetin për ushtrinë

20:55 : 04/04/2025
Para

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë: Mos udhëtoni jashtë vendit, mund të bllokoheni për një kohë të pacaktuar

TË GJITHA

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve zhvillohej në 5 qytete (EMRAT-PAMJE)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com