Një kryeministër dhe një guvernator bëjnë një hiç

Nga Klodian Tomorri

A munden dy burra shteti të mblidhen bashkë dhe të bëjnë një hiç? Përgjigja është po. Madje jo vetëm kaq. Por dy burra shteti mund të bëjnë edhe një hiç me zarar. Prova është urdhri i përbashkët i Kryeministrit dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Urdhri për pezullimin e pagesës së kredive i firmosur nga Edi Rama dhe Gent Sejko është një nul juridik. Për ta thënë shkurt, ai urdhër nuk ka asnjë fuqi ligjore për të pezulluar kreditë. Nëse bankat nuk janë dakord të shtyjnë apo pezullojnë kreditë e qytetarëve dhe bizneseve të prekur nga karantina, atëherë kreditë nuk shtyhen. Të paktën ligjërisht.

Përveç kësaj urdhri ka dhe një ngërç të madh praktik. Për të shtyre kreditë bankat duhet të amendojnë marrëveshjet me klientët, jo vetëm marrëveshjet e kredive, por edhe ato të kolateraleve. Bëhet fjale për 1 milionë kontrata, të cilat më pas duhet tëregjistrohen në hipotekë. Kjo është praktikisht e pamundur.

Kjo është pjesa e nulit. Tani pjesa e zararit. Ky është rasti i parë në botë, kur kryeministri dhe guvernatori i Bankës Qendrore të një vendi nxjerrin një urdhër të përbashkët. Dhe ka një arsye se pse kryeministrat dhe guvernatoret nuk mund të firmosin dot në vendime të përbashkëta; bankat qendrore janë të pavarura nga qeveria. Banka e Shqipërisë është një institucion kushtetues i pavarur. Çdo vendim i përbashkët i kryeministrit me guvernatorin cënon direkt pavarësinë e Bankës se Shqipërisë.

Por le te kthehemi tek pezullimi i kredive. Çfare ka ndodhur në të vërtetë? Deri tani ka vetëm një akt të vlefshëm ligjor që e prek ketë çështje. Ai është vendimi qarkullues i Këshillit Mbikqyres të Bankës së Shqipërisë.

Në datën 12 mars, Këshilli Mbikqyres i Bankës së Shqiperisë vendosi të shfuqizoje provigjonet për kredite joperformuese gjate periudhes mars- maj 2020. Cfare do te thote ky vendim? Kur nje biznes apo qytetar nuk paguan kestin e kredise ne kohe, bankat jane te detyruara ta provigjonojne ate. Pra te heqin fonde menjane ne formen e rezerves per te mbuluar humbjet qe vijne nga mosshlyerja e kredise. Vendimi i Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise i cliron bankat private nga ky detyrim. Pra per cdo kredi qe nuk paguhet ne kohe, per periudhen mars-maj 2020 bankat private nuk ka detyrimin te heqin menjane fonde rezerve. Kaq mund te beje Banka e Shqiperise, asgje me teper. Shtyrja apo jo e kredise me klientin eshte teresisht ne doren e bankes private, sepse eshte nje marreveshje mes paleve.

LEXO EDHE  Covid-19/ Italia vijon me bilanc tragjik, 837 viktima 24 orët e fundit

Ka vetem nje menyre se si kredite mund te pezullohen ne menyre ligjore. Ajo eshte permes nje ligji te veçante. Sepse ligji qendron mbi marreveshjen mes dy paleve.

Kryeministei mund t’a kishte pezulluar pagesen e kredive permes nje akti normativ. Per ta bere procesin sa me serioz, ky akt duhej diskutuar me pare me Presidentin, qe presidenti te mos e kthente dhe me pas te mirarohej ne Parlament. Vetem keshtu qytetaret dhe biznesi do te lehtesoheshin

Cfare duhej bere me pas. Vendimi duhej te shoqerohej me masa ekonomike. Qeveria dhe Banka e Shqiperise duhet te garantonin se sistemi bankar do te mbetej likuid. Shtyrja e kredive me 3 muaj nenkupton se bankat nuk do te arketojne 250 milione euro nga pagesat e principaleve dhe interesave te kredive gjate kesaj periudhe. Per te mos krijuar probleme likuiditeti, qeveria mund te merrte disa masa per te mos lejuar dalje depozitash, nderkohe qe Banka e Shqiperise mund te perdorte te gjithe instrumentat e saj per injektim likuiditeti ne sistemin bankar, perfshire blerjen e bonove te thesarit, qe mbahen nga bankat.

Kjo ishte menyra e vetme per te bere ligjerisht shtyrjen e kredive. Tashme shtyrja apo pezullimi i tyre mbetet ne doren e bankave private, nderkohe qe pavaresia e Bankes se Shqiperise eshte cenuar rende. Per shkak te hicit me zarar qe bene kryeministei dhe guvernatori me firmat e tyre.